Byreçka tigani me jeshillëqe
Përbërësit:
Petë byreku
50 ml vaj ulliri
3-4 qepë të njoma
1/2 tufë dhjozëm
1/2 tufë kopër
400 gr djathë i bardhë
500 gr jeshillëqe
Pak spec djegës
Pak miell misri
Lëngu i 1 limoni
Kripë, piper
Përgatitja:
Jeshillëqet i presim, i marinojmë për 10-15 minuta derisa të lëshojnë lëngjet. I punojmë me duar, shtojmë pak miell misri ose bukë të thërrmuar.
Presim qepët e njoma, koperën, dhjozëm dhe rigon të freskët. I bashkojmë me jeshillëqet duke shtuar pak fara speci djegës, miell misri, vaj ulliri dhe djathë të bardhë.
Marrim petën e byrekut, shtrojmë për së gjati mbushjen, tek cepat e lemë bosh. E mbështjellim role dhe e vendosim në formë kërmilli. Mbushja duhet të jetë e njëjtë.
Marrim shkopinjtë për shishqebap, i vendosim në dy anë që mos të hapet. Vendosim një tigan me vaj të bollshëm dhe skuqim byreçkat për 4 minuta nga njëra anë dhe 3 nga ana tjetër.