‘Dyshojmë së është djali ynë’/Çifti Basha hyn në studio, surprizohet 36-vjeçari

31 Janar 2022, 19:09

Dy nëna kërkojnë djalin e tyre, babai birësues i 36-vjeçarit zbulon emrin e nënës së tij biologjike. Emocione të forta këtë të hënë në studion e emisionit “Pa Gjurmë” kur Gentjan Shahini një 36-vjeçar nga Shijaku në kërkim të nënës biologjike, u përball me dy zonja për të cilin dyshojnë se është i biri. Në një lidhje telefonike Sami Shahini vendosi t’i japte fund dilemës së dy zonjave, duke na zbuluar emrin e vërtetë të nënës biologjike, ajo quhet Evehe. I habitur dhe i befasuar pasi babai birësuar nuk ia kishte thënë kurrë këtë detaj Gentjani i premton se kërkon vetëm ta njoh, pasi prindër për të janë ata që e rritën. Gentjani: Nuk dëshiron të bëhet publik. Mos u mërzit bab, vetëm dua t’i shoh imazhin asaj që më ka sjellë në jetë dhe kaq. Të njejtën gjë i them dhe nënës birësuese. Odeta Dume: Babai vërtetë nuk do të flasë, por na ka dhënë disa të dhëna që ti i mendon sekret. Ai ka treguar emrin e nënës biologjike. Nëna biologjike quhet Evehe. Kaq informacione po jap për momentin. Babai juaj birësues na futi në një rrugë tjetër kërkimi dhe do bëjmë të pamundurën për ta gjetur. Të premtoj që shumë shpejt jo vetëm do të të gjej nënën, por edhe të kem zotin Sami këtu bashkë me ju. Gentian: Shpresoj shumë. Për Gentjanin sot nuk ishte një ditë e lehtë, për vetë faktin se iniciativa e tij për të kërkuar prindërit biologjikë, ka ndikuar te prindërit birësues, të cilët janë lënduar nga fakti se djali i tyre po kërkon rrënjët biologjike. Për këtë histori erdhën shumë të dhëna dhe informacione, për të cilat emisioni investigative ’Pa Gjurmë’ në Report TV është ende në kërkim.