• VIDEO

    Kuvendi i 11 dhjetorit, debati në Report Tv/ Balliu: Çdo qindarkë e 'Foltoreve' do bëhet transparente! Basha, 'Kim philby' i pluralizmit, e shkarkojmë! Gjikondi: Berisha, varrmihësi i PD

    Në studion e Report Tv mesditën e sotme u diskutua vizita e të dërguarit special të SHBA për rajonin e Ballkanit, Gabriel Escobar. Ndër të tjera u diskutua se çfarë do ndohë me Kuvendet e PD. Në studio ishin të ftuar juristja Brisida Gjikondi dhe ish-deputeti i PD, Klevis Balliu.

    Balliu mohoi akuzat e anëtarit të Këshillit Kombëtar, Roland Bejko i cili deklaroi mbrëmjen e kaluar në Report Tv se Basha është kërcënuar për të liruar selinë blu më 11 dhjetor. Ish-deputeti i PD i quajti mashtrime këto deklarata.

  • VIDEO

    Valixhja e emigrantit shqiptarë që çuditi botën

    Në një intervistë në emisionin ‘’Rreze Dielli’’ në Report Tv ishte I ftuar piktori I mirënjohur Agim Sulaj. Fitues I më shumë se 200 çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare. Në një rrfim shumëdimensional nga arti tek fëmijëria dhe jeta personale, Agim Sulaj tregoi shumëçka për dashamirësit e artit dhe punës së tij.  

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Supë krem me pulë dhe hudhra

    SUPË KREM ME PULË DHE HUDHRA

    Përbërësit

    300 gr mish pule

    2 lgj vaj ulliri

    1 lgj gjalpë

    4 thelpinj hudhër

    2 lgj miell

    2 fç qumësht

    3 fç lëng pule

    Kripë, piper i zi

    Bukë e thekur për servirje

    Përgatitja

    Fillimisht vendosim mishin e pulës të ziejë në ujë me kripë për rreth 30 minuta. Më pas kullojmë lëngun dhe mishin e pulës e presim në copëza të vogla.

    Hudhrat i grijmë imët dhe i kaurdisim me pak vaj ulliri dhe gjalpë. Shtojmë miellin dhe e kaurdisim duke e trazuar vazhdimisht në mënyrë që mielli të mos kokrrizohet. Pasi mielli ndryshon pak ngjyrë shtojmë qumështin dhe e trazojmë siç veprojmë me beshamelin. Shtojmë më pas mishin e pulës së bashku me lëngun dhe e lemë supën të ziejë për pak minuta. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e servirim supën të ngrohtë me kubikë buke të thekur me pak gjalpë.

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Tavë me lulelakër dhe perime

    TAVË ME LULELAKËR DHE PERIME

    Përbërësit

    1.5 kg lulelakër

    1.5 litra ujë

    2 lgj qumësht

    3 vezë

    3 lgj miell

    4 lgj vaj ulliri

    4-5 kërpudha

    2 speca të kuq

    3-4 speca jeshil

    1 karrotë

    1 qepë

    2 domate

    1 lç kripë

    1 lç mente

    1 lç piper i zi

    1 lç piper i kuq

    150 gr djathë kaçkavall

    Përgatitja

    Fillimisht lajmë dhe ndajmë lulelakrën në bohçe. Në një tenxhere shtojmë ujë të ngrohtë, kripë dhe 2 lugë qumësht dhe e lemë lulelakrën të ziejë për 8-10 minuta. Më pas e kullojmë dhe e vendosim në një tas ku shtojmë miellin dhe vezët duke i shtypur me mikser dore derisa lulelakra të marrë formën e një pureje.

    Presim kërpudhat, specat, qepën dhe domatet në kubikë të vegjël. Në një tigan me vaj ulliri kaurdisim të gjitha perimet, përveç domateve të cilat i shtojmë pak më vonë. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi, piper të kuq dhe mente.

    Lyejmë një tavë me pak vaj dhe vendosim purenë e lulelakrës, të cilën e nivelojmë mirë. Mbi purenë vendosim perimet e kaurdisura. E spërkasim sipërfaqen me djathë kaçkavall të grirë në rende dhe e vendosim tavën në furrën e paragrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 20 minuta.

     

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Tortë me arrë kokosi

    TORTË ME ARRË KOKOSI

    Përbërësit

    Për kremin e kokosit:

    250 ml qumësht

    150 gr kokos

    400 gr krem djathi

    100 ml ajkë

    100 gr sheqer pluhur

    1 bustinë vanilje

    10 gr pluhur xhelatine

    Për bazën e tortës:

    200 gr biskota

    100 gr gjalpë

    Përgatitja

    Fillimisht vendosim xhelatinën të tretet me pak ujë.

    Ndërkohë tek ena ku kemi vendosur qumështin shtojmë 100 gr arrë kokosi dhe e trazojmë mirë. Kremin e djathit e bashkojmë me ajkën e ëmbël, sheqerin pluhur, vaniljen dhe pjesën e mbetur të arrës së kokosit. Kësaj mase i shtojmë qumështin me kokos dhe xhelatinën e tretur.

    Përgatisim bazën e ëmbëlsirës. Thërrmojmë biskotat dhe i përziejmë me gjalpë të zbutur derisa të formojmë bazën e tortës. Mbi bazën e biskotave vendosim kremin e kokosit dhe e lemë tortën të mpikset.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 10 dhjetor 2021

    Titujt e gazetave për sot, nga listë e re "non grata" edhe me politikanë të pasuruar nga korrupsioni te grushti amerikan për Sali Berishën e deri tek dy mesazhet e Escobar.

  • VIDEO

    Përse erdhi Escobar në Shqipëri?

    Emisioni Repolitix trajtoi temën e vizitës  të I dërguarit special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rajonin e Ballkanit, Gabriel Escobar 

    Roland Bejko, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin 'Repolitix' në Report Tv duke thënë se Lulzim Basha është kërcënuar që të dorëzojë zyrën e selisë blu në 11 dhjetor. Kjo mesa duket shpjegon edhe deklaratën e pak ditëve të parë të kryedemokratit se është i përgatitur për çdo skenar në 11 dhjetor.

  • VIDEO

    Bejko në 'Repolitix': Basha është kërcënuar që të lirojë zyrën e PD ditën e Kuvendit! Malko: Në 11 dhjetor PD u themelua, po në 11 do të 'vdesë'

    Roland Bejko, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin 'Repolitix' në Report Tv duke thënë se Lulzim Basha është kërcënuar që të dorëzojë zyrën e selisë blu në 11 dhjetor. Kjo mesa duket shpjegon edhe deklaratën e pak ditëve të parë të kryedemokratit se është i përgatitur për çdo skenar në 11 dhjetor.

  • VIDEO

    Debat i ashpër në 'Studio Live' mes 2 demokratëve! Baçi: Vizita e Escobar, jo mesazh për Berishën! Në 11 dhjetor do shkarkojmë Bashën! Dhuli: Pasi të lërë presidencën, edhe Meta 'Non Grata'

    TIRANË- Debati sot në 'Studio Live' ka qenë shumë i fortë mes dy demokratëve, të cilët që nga 9 shtatori janë rreshtuar në dy kahe të ndryshme, Luan Baçi mbështetës i Sali Berishës dhe Skerdjan Dhuli, në krah të Lulzim Bashës. Në 'Studio Live' në Report Tv, të gazetarit Arbër Hitaj, deputeti demokrat, këmbëngul se nuk ka asnjë provë për shpalljen 'Non Grata' ish-kryeministrit, teksa thekson se sipas tij, vizita e të dërguarit special të SHBA-së për rajonin e Ballkanit, Gabriel Escobar, nuk është sinjal për Berishën.

     
  • VIDEO

    Problemi me faturat e ujit në Elbasan, qytetari: E pagova me lekë borxh! Zv.administratori i UKE për Report Tv: Ata që nuk kanë mundësi do e paguajnë faturën me këste, s’ka kamatëvonesë

    Përfaqësuesi i Ujësjellës Kanalizimeve në Elbasan ka ofruar zgjidhjen për të gjitha ata qytetarë të Shënkollit që janë detyruar të paguajnë për maujin tetor fatura marramendëse. Julian Dervishi, zv.administratori i UKE-së tha në Report Tv, se për qytetarët që nuk kanë mundësi të paguajnë faturën iu kanë ofruar atyre mundësinë e pagimit me këste dhe kamatëvonesa nuk do t’iu llogaritet. ‘Studio Live’ solli historinë  e një banori në Shënkoll, i cili tregon se për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike është detyruar të marrë para borxh për të shlyer faturën.

  • VIDEO

    Koleksioni i rrallë me mbi 3000 kartolina dhe dhuratat e vitit të ri dikur, mos e humbisni!

    Marrëdhëniet njerëzore në dekadën e fundit kanë ndryshuar dhe një ndër faktorët kryesorë mbeten zhvillimet teknologjike. Tashmë e-maili apo mesazhi në telefon ka zëvendësuar kartolinat që dërgoheshin dikur për të uruar festat apo rastet e veçanta. Koleksionisti Shpëtim Sala solli në studion e “Rreze Dielli” një pjesë të koleksionit të tij të rrallë me mbi 3000 kartolina që i përkasin një periudhe mes viteve 1970 e më tej. Një koleksion  I veçantë me kartolina urimi që tashmë duket se i përket një epoke tjetër, epokës përpara rrjeteve sociale dhe zhvillimit teknologjik por që për ata të cilët e kanë jetuar ndjejnë një nostalgji e cila I rikthen në fëmijëri apo në rininë e tyre.

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Si të përgatisim vetë majonezën në shtëpi thjeshtë dhe shpejtë

    Si të përgatisim vetë majonezën në shtëpi thjeshtë dhe shpejtë

    Përbërësit:

    2 patate

    2 të verdha vezësh

    1 lgj mustardë

    Lëngu i ½ limon

    Vaj ulliri

    Kripë, piper i bardhë

    Përgatitja:

    Pasi kemi zjerë patatet ashtu të nxehta siç janë i kalojmë në rende. Shtojmë kripë, mustardë dhe dy të verdha veze. I trazojmë mirë derisa masa të bëhet e njëtrajtshme. Pak nga pak shtojmë vajin e ullirit duke vazhduar trazimin pa ndërprerje. Në fund shtojmë lëngun e limonit, 3 lugë ujë të nxehtë e trazojmë dhe e shërbejmë si shoqëruese të një gatimi me mish apo peshk.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv