-
VIDEO
Ndihma e parë kur fëmija është duke u mbytur, ja si të veproni
Në një intervistë në emisionin ‘’Rreze Dielli’’ në Report Tv infermierja Flutura Markaj tregoi mënyrat dhe ushtrimet që do të ndihmojnë prindërit në rast se gjatë dhënies së ushqimit të foshnjës, ka raste që mund të mbytet apo t’I kalojë ushqimi në rrugët e frymëmarrjes.
-
VIDEO
Lezhë/ Dhëndurët shndërruan lokalin e vjehrrit në bazë vrasësish me pagesë! Policia i 'prish' atentatin me mina me telekomandë ndaj një personi në Tiranë! Shkak, pazaret e drogës në Belgjikë
Policia e Lezhës ka parandaluar një vrasje mafioze, pasi 2 persona do të ekzekutonin një tjetër për prishje pazaresh droge. Një grup nga Lezha po përgatisnin atentatin që do ta kryenin në Tiranë, me armë zjarri dhe me mina, të cilat dyshohen se prodhoheshin në një vend fqinj. Prangosen 3 persona, por shpëtojnë 'ekzekutuesit' (EMRAT).
-
VIDEO
Sot 31 vjet nga Lëvizja Studentore, PD feston e ndarë mes Bashës dhe Berishës
Sot shënohet Dita Kombëtare e Rinisë, e teksa përkujtohet 8 Dhjetori i Lëvizjes Studentore, për herë të parë PD feston e ndarë mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës.
Basha është i pranishëm në aktivitetin për Ditën e Rinisë tek ‘ArTurbina’, ku do të mbajë edhe fjalën e tij, ndërsa Berisha do të zhvillojë një takim në Qytet Studenti, ku edhe do të mbahen homazhe tek shtatorja e Azem Hajdarit.
-
VIDEO
Gatime nga Albana, Kofsha pule në dy lloje salce të bardhë dhe të kuqe
Kofsha pule në dy lloje salce të bardh dhe të kuqe
Përbërësit:
5 kofsha pule
2 lgj miell
2 vezë
1 gotë qumësht
bukë e thërrmuar
kripë, piper
Salca me kechap
hudhër
keçap
sheqer kaf
lëng limoni
vaj ulliri
Përgatitja
Fillimisht pasi i kemi larë dhe tharë mirë kofshat e pulës i bëjmë disa prerje me thikë që marinimi të hyjë në brendësi. I vendosim kofshat e pulës në një tas ku kemi vendosur qumësht dhe vaj ulliri. I lemë për disa minuta dhe më pas i kalojmë në miell, vezë dhe galetë. I skuqim kofshët e pulës në vaj të nxehtë.
Ndërkohë përgatisim salcën duke vendosur në një tigan pak vaj ulliri, 2 thelpinj hudhër të grira imët, keçap, pak sheqer kaf dhe pak lëng limoni. E lemë salcën të marrë valë shtojmë pak kripë dhe piper të kuq dhe servirim kofshët e pulës.
Salcë kremoze me djathë
200 gr djathë gorgonxola
500 gr kos ose pana
150 gr arra
50 ml lëng limoni
vaj ulliri
kripë, piper
Të gjithë përbërësit përzihen së bashku në mikser në gjendje të ftohtë dhe punohen mirë derisa të krijohet një masë e njëtrajtshme.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Bukëza me miell misri dhe fara susami
Bukëza me miell misri, ideale për t’i marr fëmijët në shkollë
Përbërësit:
2 vezë
250 ml kos
100 ml vaj
100 gr miell misri
100 gr miell gruri
10 gr pluhur pjekje
100 gr gjizë
50 gr ullinj
1 spec i kuq dhe jeshil
Fara susami
Majdanoz
Kripë
Përgatitja:
Përziejmë me një tel rrahës vezët me kosin, vajin dhe kripën. Shtojmë dy llojet e miellit bashkë me pluhurin pjekës. E përziejmë mirë, më pas shtojmë gjizën, ullinjtë, specin e prerë në kubikë të vegjël dhe majdanozin e grirë imët. Brumin e përgatitur të kekut e vendosim në forma të vogla individuale. I spërkasim në fund mini kekët me fara susami dhe i vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 25 minuta.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 8 dhjetor 2021
Titujt e gazetave për sot , nga zbardhet i pacensuruar debati i Ramiz Alisë me studentët në dhjetor 1990 te si i internoi Sali Berisha çiftin e mjekëve e deri tek Hilari Clinton i jep çmim Edi Ramës.
-
VIDEO
Përfaqësuesi i 'Foltores' Berisha në 'Repolitix': Më 11 dhjetor shkarkojmë Bashën dhe zgjedhim krytarin e ri! Do marrim në administrim selinë blu
Përfaqësuesi i 'Foltores', Indrit Hoxha tha se nesër është takimi i fundit para datës së 11 të Kuvendit Kombëtar të PD. Ai deklaroi se 'Foltoret' do të vijojnë edhe pas Kuvendit ndërsa me dije se do të ketë dhe rreth 90 'Foltore' të tjera pas 11 dhjetorit. Sakaq, ai tha i prerë se më 11 dhjetor Basha do shkarkohet dhe do zgjidhet një kryetar i ri dhe do marrin nën administrim selinë blu.
-
VIDEO
Avokat Idajet Beqiri ngre dyshime: Arsyet pse është e vështirë të besohet se Adem Rusi është vetëvrarë! Shteti shqiptar indiferent! 2 shkaqet kryesore pse po vriten shqiptarët në Greqi
TIRANË- Avokat, Idajet Beqiri ka ngritur alarmin se shqiptarët po vriten në burgjet e Greqisë. Ndalur te rasti konkret, te rasti i Adem Rusit, që sipas mediave greke është vetëvrarë, avokati ngre dyshime që ngjarja nuk është ashtu siç raportohet e për këtë jep argumente.
"Në furgon është toga e shoqërimit, është ndër më të përgatitura të nga pikëpamja profesionale, dhe janë aty që të mos i ndodhë kurrë atij dhe as vetes së tyre, janë të gatishmëri të përhershme, por këtu nuk ka dhe nuk mund të kenë motiv, që dikush mund ta vrasë veten, dhe mund ta gjejë momentin, por ata që kanë qenë grupi i shoqërimit, kanë shpërdoruar detyrën dhe të gjithë duhet të përfundojnë në burg se kanë përgjegjësi ligjore. ka të tjerë që janë dënuar me burgim të përjetshëm dhe mund ta bëjnë, por ato që dalin për 2 muaj, jo", tha ai.
-
VIDEO
Xhafaj në 'Studio Live': Shqiptarët po humbasin besimin në BE, s'duhet ta lejojmë! Situata në PD? Po hyjnë në një rrugë pa kthim! Vizita e Escobar, shumë e rëndësishme
TIRANË- Ish. zv ministri i jashtëm, Etjen Xhafaj është shprehur se besimi i shqiptarëve të Bashkimi Europian ka pësuar një rënie vitet e fundit dhe një gjë e tillë nuk duhet lejuar. Ai tha se muajt e fundit ka pasur një "presion" të madh ndaj Bullgarisë për të hequr veton ndaj Maqedonisë së Veriut, pasi sipas tij politika e brendshme e këtij Unioni duk duhet të reflektohet në vendime kaq të rëndësishme, siç janë politikat e zgjerimit.
-
VIDEO
Duka në Report Tv: Koalicioni opozitar nuk është më ekzistent! Me aq sa i ‘ka lënë në dorë’ Basha-Ramës edhe unë me ‘PAA’ do të kisha fituar zgjedhjet
Aleati i Lulzim Bashës, Agron Duka në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv tha se tashmë nuk ekziston më një koalicion opozitar. Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, i cili u zgjodh deputet nga lista e Partisë Demokratike, tha se PD duhet të rishikojë marrëdhëniet me aleatët, kjo pasi sipas tij ka pasur zëra se ata nuk patën rezultate pozitive në zgjedhje, për të mbledhur vota
-
VIDEO
Dy kuvendet e PD/ Bozdo në Report TV: 'Foltorja', aksion politik, është sfiduar lidershipi i Bashës! Analistja Gjikondi: Luftë personale mes kreut të PD dhe Berishës
Këtë pasdite në studion e Report Tv, u diskutua për dy Kuvendet e PD, njëri i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha më 11 dhjetor dhe tjetri i thirur nga kryedemokrati Lulzim Basha më 18 dhjetor. Të ftuarit në studio, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Eno Bozdo dhe analistja njëkohësisht edhe juriste, Brisida Gjikondi, ndanë mendime të ndryshme. Bozdo e quajti një aksion politik thirrjen e dy Kuvendeve dhe 'Foltoren' e Berishës, ndërsa analistja Gjikondi tha se është një luftë personale mes Bashës dhe ish-kryeministrit.
-
VIDEO
Zbulohet shtëpia e heroinës në mes të Tiranës,dyshohet se e frekuenton i humburi Maradona
Moti i keq dhe errësira nuk na favorizuan që të futeshim brenda ndërtesës ku dyshohet se banon 32-vjeçari nga Gjirokastra, Maradona Ibrahimi, apo të vazhdonim kërkimet tona në atë zonë. Megjithatë stafi ynë vijoi një ditë më pas misionin për të rënë në gjurmët e Maradonës, duke pyetur sa më shumë dëshmitarë nëse kishin informacione për të. Djali që i përkiste komunitetit rom dhe që kishte njohje me Maradonën, deklaroi se kishte 2 muaj pa e parë, duke hedhur dyshime se kishte përfunduar në burg, mirëpo pas informacioneve që morëm në rrugë institucionale, na u tha se personi që ne kërkojmë, pra Maradona Ibrahimi, nuk rezulton të jetë I arrestuar dhe pas hekurave. Dëshmitë për 32-vjeçarin nga Gjirokastra vijuan, ndërsa bazuar në deklaratën e djalit endacak, i cili tha se ai bashkë me miqtë e tij përfshirë këtu edhe Maradonën, konsumojnë lëndë narkotike në ndërtesën dy katëshe, na nxitën të futeshim Brenda saj. Ajo çfarë pamë atje ishte vërtet drithëruese…