-
VIDEO
E dinte djalin të vdekur, nëna zbulon kush ’mban peng’ regjistrin e birësimeve
Erdhi në jetë si një fëmijë jashtë martese por la në familje një brengë të madhe në shpirt, për nënën që vendosi ta sillte në këtë botë pavarësisht nga rrethanat. Erand Kumaraku u lind në maternitetin e Vlorës më 9 tetor të vitit 1985. Sëbashku me foshnjen 2 muajsh në krahë, Lizhana iu drejtua Shtëpisë së Fëmijës Vlorë, si e vetmja zgjidhje për t’i gjetur një strehë të birit në një çast të vështirë në jetë. Ajo festoi natën e ndërrimit të vitit pranë familjes së saj dhe shumë shpejt do të kthehej tek i biri për ta marr. Por njw telegram që mbërriti më 2 janar të vitit 1986 përmbysi gjithçka. Një lajm i kobshëm, që tronditi zemrën e nënës, e cila nuk kishte dashur kurrë ta braktiste përgjithnjë djalin. Lizhana rikthehet në institucion, ku kërkon të mësojë nga punonjësit se çfarë kishte ndodhur me fatin e Erandit. Paradoksi vazhdonte edhe më tej, pasi sipas institucionit në fjalë u pohua se fëmija pasi kishte ndërruar jetë ishte varrosur pa i dhënë asnjë informacion të ëmës. E bindur se një gjë e tillë nuk kishte ndodhur, Lizhana bëri pafund përpjekje për të zbuluar të vërtetën, një të vërtetë që e mundon ende dhe sot. Në vitin 2004 me ndihmën e ekspertëve mjeko-ligjorë italian ajo merr guximin të kryejë zhvarrimin, ku për habi të të gjithëve pas marrjes së kampionëve dhe analizave të detajuara në laboratorët italian në varrin e pretenduar si të Erand Kumarakut nuk u gjet asnjë qelizë njerëzore, megjithëse gropa u hap në dimensione që e tejkalonin trupin e një foshnje. Përfundimet treguan se në atë vend nuk ishte varrosur kurrë një qenie njerëzore. E gjendur përballë këtij fakti tronditës, Lizhana u detyrua të hapë një proces gjyqësor duke shpresuar se dëshmitarët e asaj kohe do dëshmonin për të atë që kishte ndodhur me foshnjen e lindur 36 vite më parë. Dyshimet e saj mbi ish-punonjëset e Shtëpisë së Fëmijës në Vlorë, si dhe stafit mjekësor në bashkëpunim ndoshta edhe me të afërm të Lizhanës, ia përforcojnë edhe më shumë mendimin se padrejtesisht djali që ajo solli në jetë me emrin Erand u birësua dhe telegrami se ai kishte nëdrruar jetë ishte thjshetë një alibi për të humbur gjurmët. Ndaj 62-vjeçarja kërkon të bëj publike këtë histori, me bindjen se i biri është gjallë dhe do të dëgjoj mesazhin që ajo kërkon t’i përcjell në një studio televizive nga përtej kufijve.
-
VIDEO
Test droge për policët, ekspertët: Një efektiv përdorues, minimalisht bashkëpunëtor në krim, të ndiqen penalisht! T'i bëhet edhe administratës! Kreu i Sindikatës: Të trajtohen ankesat
Dy javë pasi vendimit që policët t'u nënshtrohen testit të drogës, kanë dalë rezultate e para dhe mesa e kanë konfirmuar deri më tani burime për Report TV, në radhët efektivëve të Vlorës, Sarandës, Elbasanit dhe Shkodrës ka 30 persona që kanë rezultuar pozitivë.
-
VIDEO
Mbipeshë apo jo, ja si ta llogarisni vet në shtëpi
Nutricionistja Rolina Naco se personat që nuk ndjehen mirë me peshën e tyre trupore, nëpërmjet llogaritje të thjeshta në shtëpi mund të shikojnë se në çfarë faze janë dhe a përfshihen në kategorinë e personave obezë:
Do shumëzojnë gjatësinë e tyre në metra dhe do marrin peshën e tyre do e pjestojnë me rezultatet e gjatësisë të pjestuara më parë në katrorë. Nëse shifra është nga 18.5 në 25 atëherë janë në parametra normalë” shpjegoi ajo.
-
VIDEO
Gratë obeze, ja çfarë këshillon nutriconistja
Shqipëria renditet e treta në Europë për nivelin e lartë të obezitet të grave , kjo sipas të dhënave të Eurostat. Ndërsa sipas Anketës Demografike dhe shëndetësore të Instat 24. 4 % e grave në vend konsiderohen obeze, kjo për grupmoshën 15-59 vjec. Sipas INSTAT, qytetet shqiptare ku gratë kanë nivelin më të lartë të BMI janë Elbasani, Berati ndërsa më i ulëti është në Kukës. Në Shqipëri, obeziteti te burrat është më i ulët sesa te gratë. Sipas INSTAT 18.1% e meshkujve e kishin treguesin BMI mbi 30, duke u renditur në vendin e 13. Për burrat, rekordin e mban Berati i ndjekur nga Fieri me 17.5% dhe Durrësi. Nivelin më të ulët të obezitetit në Europë te gratë e kanë rumunët dhe italianët . Në një intervistë në emisionin ''Rreze Dielli'' në Report Tv nutricionistja Rolina Naço tregoi për faktorët e riskut që cojnë drejt obezitetit.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Brusketa me pastë ulliri dhe gjizë
Brusketa me pastë ulliri dhe domate të thara
Përbërësit:
Feta buke të thekura
Gjizë shtëpie
Pastë me ullinj jeshile dhe domate të thara
Vezë të ziera
Erëza miks
Për pastën me ullinj dhe domate:
1 filxhan ullinj jeshil
1 thelpi hudhër
5 thelpinj arra
gjize
Lëng limoni
Vaj ulliri
Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Presim bukën në feta dhe e vendosim në furrë për t’u thekur.
Ndërkohë përgatisim pastën duke vendosur në mikser ullinj jeshil pa bërthamë, 1 thelpi hudhër, domate të thara, disa thelpinj arra, pak vaj ulliri, lëng limoni, kripë dhe piper.
Me salcën e përgatitur lyejmë fetat e bukës, vendosim pak gjizë të freskët pa kripë dhe vezë të ziera të prera në feta. Në fund i spërkasim brusketat me një përzierje erëzash miks.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Burani me spinaq, qepë të njoma dhe oriz
Burani me spinaq, qepë të njoma dhe oriz
Përbërësit:
1 kg spinaq
5 qepë të njoma
4 lgj vaj ulliri
2 lgj oriz
Nenexhik
Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht lajmë spinaqin në ujë të rrjedhshëm dhe e kullojmë mirë. Qepët e njoma pasi i kemi pastruar i grijmë imët.
Kaurdisim me vaj ulliri qepët e njoma derisa volumi i tyre të ulet. E ndihmojmë zbutjen me pak kripë dhe piper. Më pas shtojmë orizin dhe vijojmë kaurdisjen për disa minuta. Hedhim dy gota ujë të ngrohtë dhe e lemë orizin të ziejë.
Presim spinaqin në copa jo shumë të vogla (nëse spinaqi është gjethe vogël e lemë ashtu siç është). Pasi spinaqi të ulë vëllimin rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe shtojmë dhe një gotë tjetër me ujë. Pasi burania të ketë përthithur lëngjet shtojmë nenexhik, ulim temperaturën e sobës në minimum dhe e lemë të qëndrojë për rreth 10 minuta me kapak të mbyllur dhe më pas e kemi gati për t’a servirur.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Musaka me patate dhe kimë
Musaka me patate dhe kimë
Përbërësit:
5-6 patate mesatare
4 lgj vaj ulliri
2 qepë të thata
1 filxhan çaji mish i grirë
2 domate mesatare ose 1 lgj salcë
1 gjethe dafine
1 tufë majdanoz
Kripë, piper
Për salcën beshamel:
3 lgj miell
2 lgj gjalpë
2-3 gota qumësht
1-2 vezë
3 lgj djathë kaçkavall
Gjalpë për spërkatje
Përgatitja:
Patatet pasi i kemi qëruar i presim në feta dhe i vendosim në një tavë të spërkatur me pak vaj dhe i pjekim jo plotësisht në furrë.
Ndërkohë përgatisim kimën. Kaurdisim qepët e grira imët së bashku me mishin e grirë. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe pasi qepa të jetë zbutur dhe mishi të ketë përthithur lëngjet e veta shtojmë domatet e grira në rende ose 1 lugë salcë domateje. Vendosim për aromatizim një gjethe dafine dhe e lemë kimën të marrë valë për pak minuta.
Në një tavë të lyer me pak vaj dhe të pudrosur me pak galetë vendosim një shtresë me patate. Kujdesemi që shtresa e patateve të mbulojë mirë fundin e tavës që të mos dalë kima poshtë. Vendosim mbi patate një shtresë me kimë, një shtresë me patate, përsëri një shtresë kimë dhe një shtresë me patate. Mbi patate hedhim salcën beshamel duke e sheshuar mirë me një lugë të lagur me pak qumësht. E spërkasim në fund sipërfaqen me djathë kaçkavall të grirë dhe gjalpë në copëza. E vendosim musakanë të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 7 dhjetor 2021
Titujt e gazetave për sot, nga si shpëtoi PS nga rikthimi tek Enveri te qeveria shpërblim 5 mijë lekë për pensionistët e deri tek zarfi Eskobar në Tiranë.
-
VIDEO
Bardhosh Gjonzeneli, dy dënime në Spaç dhe tortura në arkivol
Bego Gjonzeneli, ishte ndër profesorët më të ndritur të Tregtares së Vlorës. I diplomuar në Romë për Financë, ai u emërua nga mbreti Zog dhe ministri Mirash Ivanaj më 1934 si profesor i Gjimnazit të Gjirokastrës, e më tej nga 1936 profesor i Tregtares së Vlorës, deri ditën që komunistët e arrestuan. Kalvari i tij i vuajtjeve në të gjithë kampet e vdekjes, në kenetat e Maliqit, Tërbufit, etj, do të mbyllej me pushkatimin e tij me 1 prill 1950. Atë kohë, djali i tij i madh Bardhosh Gjonzeneli do të ishte ende pa i mbushur 10 vjeç. Ai do të përjetonte prej atij momenti tragjedinë e dyfishtë, atë që ishte mbyllur me vdekjen e të atit dhe atë që po niste me vvuajtje të panumërta për të, për nënën e tij Dudën, për vëllain Isa, një talent i rrallë në futboll, por që do të çmendej prej torturave të Sigurimit të Shtetit dhe për gjithçka tjetër që do i ndodhte atij vetë në jetë: tre dekada burg, duke kaluar gjithë kampet e punës, torturat gjatë ridënimit në procesin e Xhelal Koprenckës, Vangjel Lezhos e Fadil Kokomanit, ku e kishin mbajtur për dy muaj çdo natë në një arkivol, e që ai as vetë nuk e mori vesh kurrë se si I shpëtoi pushkatimit. Por kjo jetë e mundimshme në diktaturë, pas tre dekadave burg, do të triumfonte më pas. Ai do të dilte i gjallë nga burgjet e diktaturës, do të shihte familjen e tij teksa rritej e i zbukuronte jetën çdo ditë, me fëmijët që çanin me sukses në biznez dhe shkollim. Të gjitha këta e bënin krenar dhe i jepnin pa kursim gëzimin e mohuar të 45 viteve persekutim. Kjo është vetëm pak nga historia epike e këtij ati dhe biri, që me qëndresën e tyre, bënë të mos humbasë por të triumfojë geni i ndritur i familjes së tyre. Kjo është pjesa e dytë e këtij dokumentari.
-
VIDEO
Çfarë pritet nga opozita?
Ish-kryetarja e Kuvendit, një nga kritiket më të mëdha të Lulzim Bashës, Jozefina Topalli është shprehur se besimi te demokratët është zbehur dhe kjo nuk mund të vijë vetëm me një 'Foltore' nga Sali Berisha, por është skeptike se këtë gjë mund ta bëjë as Lulzim Basha. Ambiciet e saj nuk janë për të marrë drejtimin e PD, por nuk e përjashton si mundësi që të jetë pjesë e një grupi pune që po përflitet, për të ringritur këtë parti. Lëvizja Socialiste për Integrim tashmë ka dalë hapur se rrugët e saj me Partinë Demokratike janë ndarë që pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Ish-deputetja Floida Kërpaçi e ftuar në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ tha se raporti me demokratët u ezaurua gjatë fushatës elektorale, pasi nuk pati asnjë dalje përballë qytetarëve si një aleancë e bashkuar. Deputeti Agron Gjekmarkaj, i ftuar në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' në Report Tv, tha se PD është në një krizë politike, kulturore ose antropologjike. Gjekmarkaj tha se PD është në një përballje të madhe me veten ku brezat e saj në vend se të ishin në një harmoni racionale, pa shtypur një brez, brezin tjetër, i kanë shpallur luftë në një lloj mënyre njëri-tjetrit. Në lidhje me Kuvendet e PD, ai tha se mbështetësit e Berishës duhet të vijnë në Kuvendin e 18 dhjetorit të thirrur nga Basha, për të diskutuar, debatuar, por në fund të dalin si një parti e bashkuar.
-
VIDEO
Kërpaçi në ‘5 Pyetjet’: Aleanca me PD-në mbaroi në fushatën elektorale të 25 prillit! LSI nuk është konsumuar
Lëvizja Socialiste për Integrim tashmë ka dalë hapur se rrugët e saj me Partinë Demokratike janë ndarë që pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Ish-deputetja Floida Kërpaçi e ftuar në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ tha se raporti me demokratët u ezaurua gjatë fushatës elektorale, pasi nuk pati asnjë dalje përballë qytetarëve si një aleancë e bashkuar.
-
VIDEO
Topalli te '5 pyetje': S'kam ambicie të marrë drejtimin e PD! E hapur të jem pjesë e grupit të negocimit për ringritjen e partisë! Rikthimi i shpresës së demokratëve s'vjen vetëm me 'Foltoren'
TIRANË- Ish-kryetarja e Kuvendit, një nga kritiket më të mëdha të Lulzim Bashës, Jozefina Topalli është shprehur se besimi te demokratët është zbehur dhe kjo nuk mund të vijë vetëm me një 'Foltore' nga Sali Berisha, por është skeptike se këtë gjë mund ta bëjë as Lulzim Basha. Këtë të fundit e quan një tradhtar të kauzave të opozitës, ku në studion e 'Report Tv' në emisionin '5 pyetje nga Babaramo', Topalli listoi edhe një listë të atyre që Basha ka deklaruar ndryshe dhe vepronte ndryshe.