• VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Role mishi me qepë dhe karrota

    Role mishi me qepë dhe karrota

    Përbërësit:

    4 racione mish tul

    4 thelpinj hudhër

    2 qepë mesatare

    1 karrotë mesatare

    1 tufë majdanoz

    ½ gotë verë

    4 lgj vaj ulliri

    Kripë, piper

    Përgatitja:

    Presim mishin (kundër fijeve) në racione, e rrahim mirë dhe e marinojmë me kripë dhe piper të zi.  Vendosim në qendër të çdo racioni pak qepë, karrota të prera në feta të holla, pak majdanoz të grirë dhe e mbledhim mishin role. E fiksojmë mirë me shkopinj ose me spango kuzhine.

    I vendosim roletë të skuqen në një tigan me vaj ulliri. Shtojmë kripë, piper, qepë, karrota dhe hudhra të prera në copa të mëdha. Pasi mishi të ketë filluar të ndryshojë ngjyrë e shuajmë me pak verë. E mbulojmë me kapak dhe e lemë të gatuhet në zjarr të ngadaltë duke i shtuar herë pas here nga pak ujë derisa mishi të zbutet plotësisht.

     

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Sallam çokollate super e shijshme dhe me pak përbërës

    Sallam çokollate super e shijshme dhe me pak përbërës

    Përbërësit:

    220 gr biskota

    120 gr gjalpë

    80 gr çokollatë e zezë

    35 gr kakao

    80 gr sheqer

    70 gr lajthi

    2-3 lgj qumësht

    Sheqer pluhur

    Përgatitja:

    Grimcojmë biskotat në një tas, shtojmë kakaon dhe sheqerin. Më pas shtojmë çokollatën e shkrirë dhe gjalpin e butë. I përziejmë mirë derisa masa të bëhet homogjene.

    Bashkojmë lajthitë e grira me 2-3 lugë qumësht dhe rrotullojmë në të masën e përgatitur me biskota dhe çokollatë. I japim formën e një shufre, e spërkasim me sheqer pluhur dhe e vendosim në një letër alumini që të ngurtësohet për rreth 1 orë.

     

  • VIDEO

    Duhanpirës: largoni nikotinën me këtë ushqim

    Ja cilat jane ushqimet qe do te ndihmojne te largoni nikotinen nga trupi juaj.

  • VIDEO

    Moti i keq/ Trageti me pasagjerë mbërrin nga Brindisi në portin e Vlorës, por nuk ankorohet dot! Dallgë deri në 2.5 metra të larta, pezullohet lundrimi për anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla

     Moti i keq, me reshje shiu e erë të fortë, e ka bërë të pamundur ankorimin e tragetit me pasagjerë që mbërriti nga Brindisi i Italisë në portin e Vlorës. Ndërkohë është pezullua edhe lundrimi për anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla, teksa dallgët në det shkojnë në lartësi nga 1.50 deri në 2.50 metra

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 9 dhjetor 2021

    Titujt e gazetave për sot, nga SHBA nis sanksionet edhe për grupet që blejnë votat në zgjedhje te të largojmë komunistët në PD e deri tek kush e financon Sali Berishën?

  • VIDEO

    8 Dhjetori, 31 vjet më pas përçan PD, çdo të bëjnë Berisha dhe Basha

    Emisioni Repolitix trajtoi 8 dhjetorin, ditën e rinisë por që pas 31 vitesh e gjen PD-në të përçarë. Berisha dhe Basha përkujtuan të ndarë sot 8 dhjetorin. Çfarë do të ndodhë tre ditë më pas në Kuvendin e Sali Berishës. Të ftuar dhjetoristët Bislim Ahmetaj dhe Artur Roshi, anëtari aktual i Këshillit Kombëtar të PD Aulon Kalaja dhe gazetari Flogert Muça.

  • VIDEO

    Bislim Ahmetaj në ‘Repolitix’: Berisha gaboi që vendosi Bashën në krye të PD! Artur Roshi: Ish-kryeministri komunist, s’ka të drejtë morale për të drejtuar PD-në

    31 vite më parë më 8 dhjetor kulmoi lëvizja studentore që çoi në themelimin e partisë së parë opozitare në vend. Dita Kombëtare e Rinisë sot, si asnjëherë më parë, i gjeti demokratët të ndarë, mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Kjo ishte edhe tema e diskutimit këtë mbrëmje në emisionin 'Repolitix' të gazetarit Denis Minga në Report Tv. Të ftuar në studio ishin dy dhjetoristët, Bislim Ahmetaj dhe Artur Roshi, Aulon Kalaja, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD dhe gazetari Flogert Muça.

  • VIDEO

    Kriza në PD, 3 ditë nga Kuvendi i Sali Berishës

     

    Emisioni Repolitix trajtoi krizën në PD dhe Kuvendin e Sali Berishës që do të mblidhet në 11 dhjetor. Çfarë do të ndodhë dhe a do të ketë ndikim vizita e zyrtarit të lartë amerikan Eskobar për fatin e Kuvendit të Sali Berishës. Të ftuar Gent Malko, Arben Meçaj, Indrit Hoxha dhe Ylli Pata.

  • VIDEO

    Lëvizja Studentore, debati në Report Tv! Mësuesja dhe sociologia: Të rinjtë e sotëm, pa ideale! Daci: Studentët e dhjetorit heronj, por roli i tyre përfundoi

    Pas 31 vitesh nga ngjarja e 8 dhjetorit të 1990 që tronditi regjimin komunist, në cilën fazë gjendet rinia e sotme? A ngjasojnë me të rinjtë e viteve 90’? Si ka qenë forma e demokracisë 31 vitet e fundit? Dhe a i është përmbushur ëndrra studentëve të Dhjetorit?

    Për përgjigjen dhe diskutimet e të gjitha pyetjeve të mësipërmes, në studion e Report Tv, në emisionin 'Sot, live në Shqipëri' të gazetarit Andi Kapxhiu, ka qenë e pranishme Irma Marku, mësuese në Gjimnazin “Ismail Qemali” në Tiranë, e cila tha se të rinjtë e dhjetorit nuk dinin se çfarë ishte liria, ndërsa të rinjtë e sotëm i bën kaotik. Ajo shtoi se demokracia e vendit tonë ka mbetur në të njëjtën pikë dhe se të rinjtë e sotëm nuk kanë ideale.

  • VIDEO

    Drejtësi e vonuar, drejtësi e munguar/ 'Odisea' 3-vjeçare e një të moshuari dyerve të gjykatave për pensionin e tij përfundon në Kushtetuese: 'Boshatisja' e gjykatave i shkeli të drejtat

    Historia e një pensionisti shqiptar që prej tre vitesh priste në dyert e Gjykatës së Lartë për të marrë drejtësi, ka detyruar Gjykatën Kushtetuese të kërkoj që çështja të mbyllet brenda qershorit 2022.

    Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ngarkesa e gjyqtarëve, boshatisja e gjykatave dhe vonesat në gjykatën administrative dhe atë të Apelit nuk janë përgjegjësi e qytetarëve por e institucioneve.

  • VIDEO

    U shkarkua nga detyra pasi u mor i pandehur nga SPAK dhe GJKKO! Fatos Tushe çon në Kushtetuese vendimin e Qeverisë për shkarkimin si kryebashkiak

    Ish-kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe ka kërkuar në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për shkarkimi e tij nga detyra.

    Tushe u shkarkua si kryebashkiak i Lushnjes  me vendim të qeverisë pasi u vu nën hetim nga GJKKO për abuzim me tenderin për kanalin ujitës, ndërsa më 21 dhjetor do të mbahet seanca plenare në Gjykatën Kushtetuese.

  • VIDEO

    Matina Çobo prezanton për herë të parë vajzën , ja çfarë mrekullie është

    Dietologia e njohur Matina Çobo në një intervistë në emisionin ‘’Rreze Dielli’’ në Report Tv prezantoi për herë të parë vajzën e saj Kaprisin, vetëm pak muaj paslindjes. Ndërsa ndau edhe shumë këshilla për nënat e reja në lidhje me me laktacionin, dietën ushqimore që duhet të ndjekin pas lindjes.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv