• VIDEO

    Politologu, Ilir Kalemaj në '5 pyetjet': 'Lufta' brenda PD krijon 2 parti, pala që triumfon do të do të ketë fitore 'si të Pirros'! Të flasësh për sovranizëm me SHBA, minimalisht je 'idiot i dobishëm'

    Për politologun Ilir Kalemaj çarja në PD është kaq e madhe sa fundi është vetëm krijimi i 2 partive. I ftuar në emisionin "5 pyetjet' të gazetarit Ilir Babaramo, Kalemaj tha se nuk është çudi që në zgjedhjet e ardhshme të kemi 2 subjekte.

    "Narrativa ka ndryshuar disa herë. Berisha në fillim doli protestoi 'besëprerjen' e Bashës. E dyta, narrativa e tij ka ndryshuar edhe në raport me PD-në. Një herë ka thënë që nuk rikthehem, por do bëj procesin. Herë tjetër ka thënë që s'përjashtoj asnjë detyrë kushtetuese. Herë tjetër ka thënë që ai do jetë kryetari i ri i PD-së.  Kemi shkuar në 2 palë që janë të kundërta dhe s'kanë asnjë pikë takimi. Zgjedhjet ardhshme do i shohim si 2 subjekte të ndara. Kujtojmë se partitë e djathta në të gjithë Evropën lindore që lindën pas shembjes së Murit të Berlinit janë zhdukur", tha Kalemaj.

  • VIDEO

    Shehu në ‘5 Pyetjet’: 18 dhjetori dita e referendumit për shkarkimin e Bashës, s’ka Kuvend! Berisha ka shumicën absolute në PD

    Më 18 dhjetor, Partia Demokratike do të mbajë vetëm referendumin për ratifikimin e vendimit për shkarkimin e Lulzim Bashës, por Kuvendi Kombëtar i thirrur nga kryedemokrati nuk do të mbahet. Kështu ka deklaruar deputeti Tritan Shehu në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv’.

  • VIDEO

    Shtëgtimi i bagëtive, ekspertja Laçi: Do të mbrohet nga UNESCO, gati dosja! 'Akademia e barinjve', termi jo i duhur nga ministrja, do ketë shkolla profesionale

    Shtegtimi i bagëtive (transhumanca) është shpallur nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCOS, si trashëgimi botërore jomateriale të njerëzimit. Një dosje për këtë trashëgimi jo materiale ka përgatitur edhe Shqipëria, të cilën në mars të vitit 2022 do ta dorëzojë në UNESCO

  • VIDEO

    Kriza në PD: Selia, pushtim apo çlirim?

  • VIDEO

    ‘Lufta’ në PD, Kikia: Basha duhet të japë dorëheqjen, por nuk do ta bëjë! Situata mund të shkojë në konfrontime fizike! Çupi: Berisha do të destabilizojë vendin

    TIRANË- Lëvizja e fundit e Sali Berishës dhe pushtimi që i bëri selisë së Partisë Demokratike ka shqetësuar edhe analistët më të njohur në vend. Analistët Mentor Kika dhe Frrok Çupi të ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj kanë komentuar zhvillimet më të fundit në ‘frontin demokrat’.

    Mentor Kikia thotë se kryedemokrati duhet të japë dorëheqjen, por sipas tij duke qenë se kjo gjë nuk pritet që të ndodhë, do të sjellë edhe konfrontime fizike mes mbështetësve të Bashës dhe Berishës, ose mes policisë dhe mbështetësve të ish-kryeministrit. Kikia argumenton se këto përplasje fizike pritet të ndodhin pasi Berisha ka deklaruar sot se do ta lënë në zyrë Bashën deri më 18dhjetor, e më pas dita e nesërme pritet të sjellë zhvillime.

  • VIDEO

    Ylli Merja: Më thuaj ku të dhemb koka, të të them çfarë problemi shëndetësor ke?

    Në një intervistë në emisionin ‘’Rreze Dielli’’ në Report Tv mjeku popullor Ylli Merja tregoi për llojet e dhimbjeve të kokës, si t’I kuptojmë se nga çfarë vuajmë dhe kurimin e tyre përmes bimëve medicinale.

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Byrek me gjizë dhe presh

    Byrek me gjizë dhe presh

    Përbërësit:

    Për petët: 

    500 gr miell

    ujë të vakët për një brumë jo shumë të fortë

    2 lgj vaj ulliri

    Kripë

    Për mbushjen:

    200 gr gjizë

    4-5 presh

    2 vezë

    1/2 gotë qumësht

    1 vezë për lyerjen e petës

    Përgatitja:

    Fillimisht përgatisim brumin dhe e lemë të pushojë. 

    Ndërkohë përgatisim preshin, pasi e kemi larë dhe grirë hollë e kaurdisim mirë me vaj ulliri. Më pas shtojmë pak ujë dhe kripë dhe e lemë preshin të ziejë në temperaturë të ulët. E lemë preshin të ftohet dhe më pas hedhim gjizën dhe vezën.

    Fillojmë hapim petët 3 e nga 3 duke i spërkatur me pak niseshte. Hapim petët në madhësinë e tepsisë dhe pasi kemi vendosur gjysmat e petëve duke i spërkatur me vaj ulliri hedhim mbushjen me gjizë dhe presh. Vendosim petët e tjera, i spërkasim në fund mirë me një vezë të përzier me qumësht dhe e vendosim byrekun të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 220 gradë Celsius për 35 minuta.

     

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Qofte me mish pule në salcë me verë

    Qofte me mish pule në salcë me verë 

    Përbërësit:

    400 gr mish pule

    100 gr kërpudha

    2 lgj bukë e thërrmuar

    1 tufë majdanoz

    1 qepë mesatare

    1/4 verë e bardhë

    1 gotë qumësht

    1 lgj gjalpë

    1 vezë

    1 lgj niseshte

    1 limon

    koncentrat

    kripë, piper

    Përgatitja:

    Në masën e mishit të bluar të pulës shtojmë piper, galetë, kripë, majdanoz dhe vezë. E lemë brumin e qofteve të pushojë për disa minuta. 

    Kaurdisim qepën e grirë hollë derisa të zbutet, shtojmë kërpudhat e prera dhe lëkurën e limonit të grirë në rende. Vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta dhe më pas e shuajmë me verë të bardhë. 

    Përgatisim qoftet, i vendosim në salcën e përgatitur dhe i lemë të ziejnë. Më pas largojmë qoftet nga tigani dhe shtojmë pak niseshte të tretur në qumësht, e lemë salcën të trashet pak dhe e servirim me qoftet e pulës.

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Sallatë në shtrat pice

    Sallatë në shtrat pice  

    Përbërësit:

    Për brumin: 

    1 gotë miell

    pak kripë

    pak sheqer

    ujë

    Për sallatën:

    rukola

    sallatë jeshile

    mollë

    portokall

    domate qershi

    sallam

    shegë

    djathë kaçkavall

    vaj ulliri

    uthull balsamike

    kripë, piper

    Përgatitja:

    Zëmë brumin e picës që do ta përdorim si bazë të sallatës dhe e lemë të vijë pak. Më pas e hapim si petë. Në mes të petës bëjmë pesë prerje duke mos i çuar deri në fund. Secilën prerje e palosim duke krijuar një hapësirë në mes të petës për të vendosur sallatën. Në anësore të petëve vendosim pak djathë të grirë dhe nga një fetë sallam fshati. E vendosim bazën e picës të piqet në furrë në temperaturën 180 gradë për 30 minuta. 

    Pasi baza e picës të piqet vendosim pak rukola, pak sallatë jeshile, mollë e portokall në kubikë, domate qershi, shegë dhe djathë kaçkavall. Në fund e marinojmë me një salcë të përgatitur me vaj ulliri, kripë, piper dhe uthull balsamike.

  • VIDEO

    Befasitë e horoskopit javor sipas astrologut Jorgo Pulla: Ja cilat janë shenjat më të favorizuara …

    Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, astrologu i njohur Jorgo Pulla tregoi më tepër për parashikimin e yjeve këtë javë.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 13 dhjetor 2021

    #reportTV #lajmeshqip #lajmeTitujt e gazetave për sot, nga shkarkimi i Bashës në stadium te debatet në kryesi për Berishën te bajraktari "antiamerikan" e deri tek përmbytje në Vlorë e Fier.

  • VIDEO

    Xhubleta shqiptare e Malësisë së Madhe

    Rrëfyesi i emisionit Veri Jug sjell në syrin e kameras xhubletën shqiptare, si një institucion vlerash fizike dhe shpirtërore ndër shekuj.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv