• VIDEO

    Virusi që po përhapet masivisht në çerdhet dhe kopshtet tona, kujdes!

    Në një intervistë në emisionin Rreze Dielli pediatria Sonila Biba foli për një virus të ri I cili po prek popullatën në Shqipëri sidomos tek bebet. Por cfarë është ky virus I ri?

  • VIDEO

    Zahiretë e dimrit/ Lakër e plotë turshi që nuk zbutet

    Zonja Albana sjell versionin më të shpejtë dhe të thjeshtë të zahireve, këtë episode sjell lakrën e plotë turshi që nuk zbutet.

  • VIDEO

    Zahiretë e dimrit/ Reçel me limon që reziston për një kohë të gjatë ( shije unike)

    Zonja Albana sjell versionin më të shpejtë dhe të thjeshtë të zahireve, këtë episode sjell recelin me shije te vecante nga limonat e vegjël  që reziston gjithë dimrin.

  • VIDEO

    Përlotet Ervis Behari, rrëfen momentet e vështira të humbjes së nënës dhe kengen e dedikuar për të

    Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ në Report Tv këngëtari i muzikës popullore Ervis Behari ka rrëfyer gjithcka nga projektet e tij muzikore por edhe jetën personale. Një intervistë plot emocione e cila e përloti këngëtarin ndërsa foli për humbjen e nënës së tij. 

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Kimë me vezë/Salcë domatesh zahire

    Kimë me vezë

    Përbërësit:

    500 gr qepë

    400 gr mish i grirë

    3 vezë

    Vaj ulliri

    Salcë domatesh

    Kripë

    Rigon

    Piper i zi

    Piper i kuq

    Galetë

    Përgatitja:

    Presim qepët për së gjati dhe i kaurdisim mirë duke i spërkatur me pak kripë dhe piper të zi. Vendosim kapakun dhe i lemë qepët që të zbuten dhe më pas shtojmë mishin e grirë dhe vazhdojmë kaurdisjen. Kur mishi i grirë të ketë përthithur lëngjet dhe të fillojë të kokrrizohet shtojmë salcën e domates dhe pak ujë të ngrohtë. E lemë të gatuhet ngadalë në temperaturë mesatare.

    Masën e përgatitur të kimës e vendosim në një tavë të nxehtë të cilën e kemi spërkatur me galetë. Krijojmë disa hapësira ku hedhim vezët. Në fund bëjmë një spërkatje me piper të zi dhe piper të kuq dhe e vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 220 gradë Celsius për 10-15 minuta.

    SALCË DOMATESH ZAHIRE

    Përbërësit:

    8 kg domate të pjekura

    1 kg qepë

    1 kg karrotë

    40 gr selino

    1 kokë hudhër

    1 gotë vaj ulliri

    Kripë

    Përgatitja:

    Perimet e lara dhe të thara i presim dhe i vendosim të zihen 2-3 orë të mbuluara me kapak në zjarr të ulët. Herë pas here i përziejmë. Më pas i lemë të ftohen pak dhe i kalojmë në sitë, shtojmë kripë, vaj dhe i vendosim përsëri në zjarr dhe i lemë të ziejnë dhe për 1 orë.

    Salcën e konservojmë duke e vendosur në kavanozë ose shishe të sterilizuara. I mbyllim mirë kavanozët dhe i vendosim në një tenxhere me ujë të vluar për 10 minuta (që të evitohet krisja e kavanozëve nga vlimi, në tenxhere shtrohet një pecetë). I lemë më pas kavanozët të ftohen dhe i vendosim në vend të freskët larg dritës së diellit.

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Qahi tradicionale, simitet e nostalgjisë

    Qahi tradicionale, simitet e nostalgjisë  

    Përbërësit

    20 gr maja

    500 ml qumësht të vakët

    4 lugë supe sheqer

    1 bustinë vanilje

    1 majë luge kripë

    1 filxhan vaj

    1 kg miell

    Përgatitja:

    Fillimisht tresim majanë në 3-4 lugë qumësht, 1 lugë të vogël sheqer dhe miell. Tek qumështi i vakët hedhim sheqerin, vaniljen, vajin dhe majanë e ardhur. E përziejmë me lugë druri dhe më pas shtojmë miellin gradualisht duke e trazuar. E punojmë brumin derisa të realizohet një brumë i butë si i bukës. E lyejmë me pak vaj, e mbulojmë me pecetë dhe e lemë në një vend të ngrohtë për rreth 2 orë (brumi mund të përgatitet dhe në mbremje dhe të lihet në një vend të freskët dhe të nesërmen të gatuhet).

    Brumin e ardhur, të dyfishuar e punojmë dhe një herë dhe e ndajmë në rreth 20 toptha të cilat i hollojmë sa madhësia e një pjate të vogël. I lyejmë me pak vaj dhe në mes mund të vendosim pak djathë të përzier me vezë. E mbështjellim në formë roleje dhe e lidhim si trëndafil. I vendosim qahitë në një tavë të lyer me vaj dhe i lemë në një vend të ngrohtë për rreth 30 minuta. Më pas i spërkasim me fara susami dhe i vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius. Sapo të marrin ngyrë të kuqerremtë nga lartë i nxjerrim nga furra i mbulojmë me një pecetë kuzhine dhe i lemë që të qëndrojnë të buta.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e mërkurë 24 nëntor 2021

    Titujt e gazetave për sot, nga nis ndarja e fondit 14 milionë USD për pronat te përse u riaktivizua Ilir Meta e deri tek skandali me paratë e UEFA-s FSHF-së i bllokohen llogaritë.

  • VIDEO

    Kalaja: Lufta e Bashës me 3 fronte e gabuar! Malko: ‘Trekëndëshi i Bermudës’, taktikë e zgjuar

    Rama-Basha apo Berisha-Meta...ishte kjo tema e ditës në emisionin ‘Repolitix’, ku të ftuarit kanë ndarë mendime të ndryshme, Për Lisandër Hoxhën, Ish nënkryetari i FRPD, thotë me binde se Basha dhe Rama mund të jenë bashkë, por nuk është i të njëjtit mendim, për dyshe tjetër Meta-Berisha e për këtë dha argumente.

  • VIDEO

    Kush e kontrollon Grupin Parlamentar të PD-së, Basha apo Berisha?

    Emisioni Repolitix trajtoi betejën Basha-Berisha për kontrollin e grupit parlamentar të PD-së. Kush kontrollon më shumë deputetë në grupin parlamentar, Basha apo Berisha? Cilat janë shkaqet e përplasjes Basha-Meta dhe cfarë ka mes Berishës dhe Metës? Të ftuar Gent Malko, Lisandër Hoxha, Aulon Kalaja dhe Flogert Muça.

  • VIDEO

    Gruaja e tradhëtoi dhe i dhunoi nënën, i riu përfundon me arrest shtëpie

    Një martesë me shkuesi, e iniciuar nga vetë nëna e Denis Dyrmishit, bëri që jeta bashkëshortore e këtij të fundit të mos shkonte ashtu siç ai ëndërronte. Pas njohjes me Valentinën, dy të rinjtë vendosën të martohen, duku u bërë prindër edhe të një vajze. Pas disa vitesh, jeta e tyre filloi të ndryshojë... Konfliket e para degjeneruan në dhunë dhe ofendime, ndërsa sot 43-vjeçari nga Përmeti është me arrest shtëpie, pas denoncimit që i bëri bashkëshortja. Ai do të vuajë këtë masë arresti për më shumë se 1 vit, e teksa i kthehet fillimeve të martesës së tij, hedh hije dyshimi se bashkëshortja e ka tradhëtuar me njerkun e saj.I prekur në këtë histori nuk është vetëm Denisi, por edhe nëna e tij 77-vjeçare Drita Dyrmishi, e cila është dhunuar vetë nga nusja e djalit, e me lot në sy tregon të gjithë zanafillën e historinë, se si për një sherr në familje Valentina bëri kallëzim në polici dhe Denisi vuajti me shumë se 3 muaj në burgun e Peqinit. 43-vjeçari është trajtuar me kemp invalidi që prej kur ka lindur, por prej një viti atij i është hequr kjo e drejtë, çka bëri që të kalojë disa muaj pas hekurave, periudhë që ia ka dëmtuar edhe më shumë shëndetin. U deshën të kalonin disa vite që familja Dyrmishi të kuptonte se nusja e djalit të tyre dhe familja e saj do të ishin një shqetësim i madh për ta. Jo vetëm Denisi i cili u detyrua të kalojë disa muaj në burg, por edhe nëna e tij është përballur shpeshherë me dhunën psikologjike dhe fizike të Valentinës. Për shkak të saj, të moshuarës nuk i flasin as 3 vajzat që ka në Tiranë. Edhe pse nuk janë divorcuar me vendim gjykate, 43-vjeçari rrallë e sheh vajzën e tij, e më rrallë e sheh gjyshja, të cilës i dhemb shpirti kur kujton mbesën e saj të bukur.

  • VIDEO

    Përplasja nuse-vjehrrë/’E kapa me tjetërin mat në shtëpi, ik..”

    Përplasja në PD, debati në Report Tv! Ndoka: Basha besnik i Ramës, nuk hapte zarfin për marrëveshjen e 2017 se i kishte dhënë fjalën kryeministrit! Nesturi: Parashikoj përplasje për 2 kuvendet

    Lulzim Basha ka hapur luftë jo vetëm ndaj Berishës, por edhe ndaj Ilir Metës dhe LSI-së, që ka turbulluar ndjeshëm ujërat e politikës. Ndërsa prej ditësh palët janë duke hedhur akuza dhe kundërpërgjigjur me një gjuhë të ashpër njëri-tjetrit, për Nard Ndokën këto përplasje shikohen si një shkundje që i duhej PD. Ndërsa nga ana tjetër analisti Plator Nesturi e shikon luftën brenda PD si një ‘ushtri e shpartalluar’ ku ushtarët po bëjnë një Kuvend dhe oficerët një Kuvend tjetër.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv