Gatime nga zonja Albana, Byrek festiv me petë sfoljatë

15 Dhjetor 2021, 11:38

Byrek festiv me petë sfoljatë

Përbërësit:

1 petë sfoljatë

300 gr mocarela

2 lgj djathë kaçkavall të grirë

½ lgj majdanoz të grirë

Sallam fshati

Gjalpë për lyerjen e petëve

1 vezë

Përgatitja:

Petën sfoljatë e ndajmë në forma të rrumbullakëta, aq pjesë sa për të krijuar një pemë festive. I lyejmë petët me gjalpë, vendosim pak djathë të grirë kaçkavall, mocarela dhe sallam në feta të holla. I mbledhim në toptha si brumë buke, i lyejmë me vezë nga jashtë dhe i vendosim në një tavë ku kemi shtruar letër kuzhine. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë për 30 minuta.