-
VIDEO
Tërmeti/ Kryebashkiakja e Laçit në Report Tv: Ka përfunduar lagja me 500 apartamente, për ndërtimin e spitalit punohet me tre turne! Inxhinieri Beqaj: Po bëhet punë me cilësi për ndërtimet e reja
Majlinda Cara, kryetarja e bashkisë së Laçit, e cila tha se procesi i rindërtimit po ecën me ritme të shpejta. Sa i përket ndërtimit të spitalit të Laçit, Cara tha se po vazhdojnë punimet, por për shkak të disa procedurave administrative nga Ministria e Shëndetësisë, u vonua nisja e ndërtimit. Për inxhinierin e ndërtimit, Gezim Beqaj, procesi i rindërtimit nuk ka të bëjë me shpejtësinë e mbarimit të ndërtesave, por më cilësinë e ndërtimit të tyre
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Petulla të shpejta me kos
Petulla të shpejta me kos
Përbërësit:
3 Vezë
1 pako pluhur për pjekje
1 lugë të vogël sodë buke
1 lugë të mesme kripë
400 ml kos
800 gr miell
Përgatitja:
Në një tas hedhim vezët të cilat I rrahim më parë, më pas hedhim miellin dhe kosin I përziejmë të gjitha sëbashku dhe shtojmë kripën dhe pluhurin pjekës. I përziejmë sërish, e lëmë vetëm pak minuta brumin dhe më pas në një tigan me pak vaj, e ndajmë brumin në pjesë të vogla dhe e skuqim.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Papazia, jahnia turke në furrë
Jahni në furrë
Përbërësit:
1 kg mish viçi të yndyrshëm
2-3 lgj vaj ulliri
1 kg qepë
2-3 kokë hudhër
2 karrota
4-5 patate
1 tufë majdanoz
1 gjethe dafine
4-5 kokrra piper i zi
Gjalpë
Kripë
Piper i zi
Piper i kuq
Përgatitja:
Fillimisht marinojmë mishin të prerë në copa me kripë, piper të zi dhe piper të kuq.
Në yndyrë të nxehtë kaurdisim qepët të grira hollë. Pasi qepët të bëhen transparente shtojmë piperin e kuq, piper të zi kokërr dhe të bluar. Vendosim kokët e hudhrave të pastruara vetëm nga pjesa e sipërme, karrotat të prera në rrathë, patatet të prera në katërsh, mishin e marinuar, majdanoz, uthull dhe 1 gjethe dafine. I përziejmë lehtë të gjithë përbërësit dhe i kalojmë në një tavë dheu. Shtojmë ujë të ngrohtë në masë të përbërësve (të mbulohen) dhe e vendosim tavën në furrë të nxehtë. Pas 20 minutave ulim temperaturën e furrës dhe e lemë tavën të piqet për 2-3 orë derisa të shterojë lëngu dhe të zbutet mishi.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Qumështor i freskët, receta tradicionale e Shqipërisë së mesme
QUMËSHTOR
Përbërësit
1 litër qumësht
10 vezë
250 gr sheqer
1 bustinë vanilje
Përgatitja
Rrahim vezët me sheqerin derisa sheqeri të tretet. Më pas shtojmë qumështin e vakët dhe e përziejmë mirë. Masën e hedhim në një tavë dhe e vendosim të piqet në furrë të nxehtë në temperaturën 200 gradë Celsius derisa sipërfaqja të marrë një ngyrë të lehtë të kuqerremtë. E lemë të ftohet plotësisht dhe më pas e presim në katrorë dhe e servirim.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e premte 26 nëntor 2021
Titujt e gazetave për sot, nga ja sa rriten pagat e pensionet në buxhetin e ri te pasuria e çmendur e Argita Malltezit e deri tek në akademinë e blegtorisë.
-
VIDEO
Berisha, luftas që sjell fundin e PD-së? I ftuar Bamir Topi
TIRANË- Bamir Topi, ish-president, ka bërë një analizë të asaj se çfarë po ndodh në Partinë Demokratike, një “luftë” me Sali Berishës dhe Lulzim Bashës ku ai shikon si problemin kryesor faktin që kjo forcë politike identifikohet me këto 2 figura, kur sipas tij, ajo shkon përtej tyre. Në këtë betejë, ai thotë se aktualisht shifrat për të dalë fitues i ka Lulzim Basha, por situatën në selinë blu e quan dinamike e që ndryshon si bursë, prandaj e thotë me bindje se nuk do ishte aspak #udi nëse një nga mbështetësit e liderit aktual të kalonin në krah të Berishës.
-
VIDEO
Avokati i Haxhisë në Report Tv: Izeti takoi Fatmir Haklajn pak kohë pas vrasjes në Tropojë! I tregoi çfarë kishte ndodhur me Azem Hajdarin
Avokati i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri, i ftuar në emisionin 'Repolitix' të gazetarit Denis Minga në Report Tv, deklaroi se i akuzuari për vrasjen e themeluesit të PD Azem Hajdari, ka dhënë një deklaratë të plotë më datë 23 dhe sot më 25 nëntor para gjykatës për ngjarjen. Sa i përket proceseve gjyqësore të Izet Haxhisë, avokati i këtij të fundit deklaroi se 80 për qind e dëshmitarëve që ka kërkuar Izeti nuk janë pyetur.
Sakaq, Izet Haxhia ka deklaruar sot se Fatmir Haklaj nuk kishte ardhur për të vrarë Azem Hajdarin, ndërsa këtë të fundit e nxori Berisha nga selia e PD për të verifikuar një makinë të dyshuar me tritol. Hajdari nuk ishte në dijeni se Haklaj ishte në makinën e dyshuar, ku pas një debati ndodhi edhe vrasja.
-
VIDEO
Topi në ‘Repolitix’: Berisha e di dhe vetë që nuk mund të ribëhet kryeministër! Gabimi që bëri me mbledhjen e firmave dhe strategjia që po përdor duke mos shkuar në Kuvend e seli
TIRANË- Bamir Topi, ish-president, ka bërë një analizë të asaj se çfarë po ndodh në Partinë Demokratike, një “luftë” me Sali Berishës dhe Lulzim Bashës ku ai shikon si problemin kryesor faktin që kjo forcë politike identifikohet me këto 2 figura, kur sipas tij, ajo shkon përtej tyre. Në këtë betejë, ai thotë se aktualisht shifrat për të dalë fitues i ka Lulzim Basha, por situatën në selinë blu e quan dinamike e që ndryshon si bursë, prandaj e thotë me bindje se nuk do ishte aspak #udi nëse një nga mbështetësit e liderit aktual të kalonin në krah të Berishës.
“Basha ka Kryesinë se një pjesë është kujdesur që ta emërojë, ka mazhorancën e grupit parlamentar, por këtu është si puna e bursës, në rast se dikush do shkojë nga Berisha, të jeni të sigurt që do e Berisha e di dh braktisin anijen e Bashës” tha Topi.
-
VIDEO
Shfaqet pas 29-vitesh Agron Mehalla! Dëshmia shokon nënën në studio
Agron Mehalla nga fshati Mollas i Cërrikut është ky 47-vjeçar, i cili kërkohet në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ nga familjarët e tij. Ai humbi gjurmët nga Kozani i Larisës, teksa bashkë me 3 kushërinjtë dhe një bashkëfshatar, kishin kaluar në këmbë nga pika kufitare e Kapshticës. Ata janë ndalur në vendin e quajtur Fillorinë, ku kanë kaluar orët e vona të mbrëmjes në një pyll, ndërsa katër nga bashkëudhëtarët kanë hyrë për të fjetur në një godinë të braktisur, ndërsa Agroni nuk ka pranur. Nga frika se mos pikasej nga policia ai ka kërkuar të kalojë natën jashtë, ndërsa e ka zënë gjumi pranë një mullari. Rreth orës 12 natës në zonë ka mbërritur policia, e cila ka kapur në këtë banesë katër emigrantët shqiptarët. Këta të fundit kthehen në Shqipëri, pa mundur të mësojnë se ku kishte përfundur Agron Mëhalla. Pikëpyetje të mëdha grihen nga familjarët, për zhdukjen e të riut, pasi të vetmit dëshmitarë të asaj natë kanë dhënë dëshmi kontradiktore rreth ngjarjes, me dyshimin se atë natë janë dëgjuar edhe të shtëna me armë. Për 47-vjecarin i cili humbi gjurmët, kjo zonë nuk ishte e panjohur pasi për të ishtë herë e katërt që kalonte kufirin. Ai u nis pa aprovimin e prindërve, por me garancinë që i dhanë kushërinjtë, se me të mbërritur ai do të fillonte punë tek pronrai i tyre grek në Kozani të Larisës. Me t’I kthyer në Shqipëri, për 6 muaj me radhë kushërinjtë nuk u dhanë asnjë informacion familjarëve të Agronit përsa çfarë kishte ndodhur atë natë në mes të pyllit. Ata nuk pranuan t’u tregonin as vendin ku ndodhi ajo ngjarje edhe pse Gazmend Mehalla e ka kërkuar me insistim të dijë vendin ku u zhduk i vëllai i tij. Djali i madh i familjes Mëhalla u mungon të gjithëve, prindërve, 5 motrave dhe vëllait më të vogël, i cili ishte foshnje kur Agroni u zhduk dhe sot kërkon ta gjej e të njoh për herë të parë imazhin e tij. Kjo është e vetmja foto që famikja disponon, foto e shkrepur në 1991 kur Agroni ishte një 16-vjeçar.
-
VIDEO
Inxhinieria nga Kanadaja ndryshon totalisht look, habitet edhe vet nga pamja e re
Zonja Dita nga Kanadaja vjen në ‘Rreze Dielli’ për të realizuar një ndryshim në look-un e saj. Përmes parukieres Beli Cafi e cila i krijoi prerjen e dëshiruar të flokëve, znj. Dita arriti ndryshimin e dëshiruar.
-
VIDEO
35 vite në profesion, Beli Cafi gjithmonë në kërkim të bukurisë së panjohur
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Pasha Çorba, supa tradicionale turke
Pasha Çorba, supa tradicionale turke
Përbërësit:
3-4 kofsha pule
1 qepë
2 karrota
1 thelpi hudhër
pak majdanoz
1 filxhan makarona supe
1 lugë gjalp
1 lugë vaj ulliri
2 lugë miell
Kripë
ujë i ngrohtë
Përgatitja:
Fillimisht lajmë kofshat e pulës dhe i vendosim për ti zjerë. Më pas presim qepën në kubikë të vegjël, grijmë karrotat në rende, grijmë majdanozin, qërojmë hudhrën dhe fillojmë ti gatujmë në tigan. Në një tigan hedhim një lugë gjelle gjalp dhe vaj ulliri më pas hedhim një thelpi hudhër qepën e grirë dhe karrotat I kaurdisim pak dhe I hedhim dy lugë miell. Më pas hedhim ujë të ngrohtë pak nga pak dhe e përziejmë me lugë, pasi e lëmë pak hedhim lëngun e mishit të pulës pak kripë dhe mishin e pulës të cilin e kemi coptuar më parë. E spërkasim me majdanoz dhe është gati për tu servirur.