Gatime nga zonja Albana,Kek festiv me fruta

15 Dhjetor 2021, 11:31

Kek festiv me fruta

Përbërësit:

4 kokrra vezë

100 gr sheqer kaf

100 gr gjalpë të shkrirë

50 ml vaj ulliri

150 ml qumësht i vakët

280 gr miell për ëmbëlsira

1 bustinë pluhur pjekës

1 lugë vanilje të lëngshme

150 gr fruta pylli

 Për dekorim:

Fruta pylli

Gjethe mente

Përgatitja:

Fillimisht rrahim (me rrahëse elektrike) vezët me sheqerin kaf derisa masa të bëhet një marengë e qëndrueshme. Hedhim në të shumë ngadalë gjalpin e shkrirë të përzier me vajin e ullirit. Shtojmë qumështin e vakët dhe më pas hedhim miellin duke e situr. Tek mielli kemi shtuar fryrësin dhe vaniljen. Në këtë moment e fikim rrahësen dhe shtojmë frutat e pyllit, të cilat i kemi pudrosur me pak miell. E përziejmë lehtë brumin me një spatul kuzhine dhe e hedhim në një formë keku. E vendosim kekun të piqet në furrë në temperaturën 170 gradë Celsius për rreth 40-45 minuta.

Pasi keku të jetë pjekur e lemë të ftohet dhe më pas e dekorojmë me fruta pylli dhe gjethe mente.