Habit nëna me deklaratën/‘S’dua tja di më për fëmijët, kam të dashurin’

12 Dhjetor 2021, 10:26

Burrat dhe gratë në moshë të pjekur kanë të drejtë të lidhin martesë dhe formojnë familje, pa kurrfarë kufizimi me të të drejta të barabarta si në rastin e lidhjes së martesës, gjatë martesës si dhe në rast shkurorëzimi. Familja është bërthama e natyrshme dhe themelore e shoqërisë dhe ka të drejtën e mbrojtjes nga shoqëria dhe shteti. Thuhet qartazi në nenin 16 te Deklaratës së Përgjithshme mbi të Drejat e Njeriut. Në Kuadër të Ditës Botërore sjellim në ’Pa Gjurmë’ historinë e një babai 38-vjeçar nga Berati, që tregon një tjetër qasje parimesh dhe të drejtash nga sa përmendëm më lart. Ai po rrit i vetëm tre fëmijët e mitur, pasi nëna i braktisi dhe iku me të dashurin. Flogert dhe Florie Selami kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në gusht të vitit 2009, ndërsa janë prindër të 3 fëmijëve, vajza e më e madhe 12 vjeçe dhe djemtë binjakë 8 vjeçarë. Çifi jetonin sëbashku në një fshat të Beratit, deri kur 11 muaj më parë nëna braktis 3 fëmijët dhe largohet tek i dashuri. Sikundër pretendon bashkëshorti i saj Flogerti, ajo kishte afro një muaj që frekuentohej me një djalë A.M nga po i njëjti fshat, fqinj me çiftin Selami. Ishte ora 2 e mëngjesit e datës 28 janar të këtij viti, kur Floria pasi lë fëmijët në gjumë fëmijët dhe bashkëhsortin ikën përfundimisht nga banesa. Ajo do të rinkthehej një muaj më pas për të parë fëmijët dhe duke marr guximin t’i tregojë bashkëshortit se ishte dashuruar me A.M duke i dhënë kështu fund jetës së saj familjare. Edhe pas shumë tentativave për ta kthyer në shtëpi, por edhe lutjeve të një babai për hir të fëmijëve, bashkëshortja nuk e ktheu më kokën pas për to. Vajza më e rritur është ajo, e cila e kërkon më shumë nënën. I pamundur për t'u kujdesur për tre fëmijët, Flogerti vjen në studion e emisionit 'Pa Gjurmë' për të kërkuar ndihmë, ndërsa kërkon t’i përcjell publikisht një mesazh bashkëshortes së tij.