-
VIDEO
Salianji në '5 Pyetjet': Mbështetësit e 'Foltores' përgjegjës për humbjen e PD-së! Berisha po turpëron të kaluarën e vet, duhet të hapë krahun, partia s'është pronë e tij
Sali Berisha duhet të hapë krahun pasi po turpëron të kaluarën e vet politike. I këtij mendimi është nënkryetari i Partisë Demokratike Ervina Salianji, i cili i ftuar në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' në Report Tv, thotë se Partia Demokratike nuk është pronë e tij dhe se i gjithë angazhimi i tij me 'Foltorën', është për interesa të tij personale
-
VIDEO
Zhupa i përgjigjet Metës: Pse e mbrojte në 'Kushtetuese' çdekretimin e 30 Qershorit, kur ta paska kërkuar Basha? Mos ndërhy në çështjet e PD! ‘Foltorja’ po na merr energjitë
E ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report TV, Ina Zhupa tha këtë të hënë se ishte pikërisht Sali Berisha ai që e shpalli i pari Lulzim Bashën si armik. Ajo tha se kreu i PD nuk e përjashtoi Berishën nga partia, por e pezulloi përkohësisht derisa ai të zgjidhte konfliktin me SHBA, por sipas Zhupës, Berisha nxitoi duke e shpallur Bashën armik pas 9 shtatorit.
-
VIDEO
Historia e Arben Hodaj/Prindërit e lanë në jetimore, motrat dhe vëllai i fikin telefonin
Me prindër gjallë përfundoi në moshën 7-vjeçare në jetimore,duke u braktisur edhe sot nga familja e tij. Arben Hodaj me një defekt në lindje, i diagnostikuar me një sëmundje në shtyllën kurrizore, erdhi në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV për të rrëfyer braktisjen e parë nga prindërit, si dhe sot të dytën nga motrat dhe vëllezërit. Jeta e tij e vshtirë nisi kur ishte vetëm 7-vjec, dhe prindërit nuk kujdeseshin dot për shëndetin e tij, duke i’a besuan institucionit “Zyber Hallulli” në Tiranë. Ai kaloi 5 vite në jetimore dhe në moshën 13-vjeçare rikthehet në gjirin familjar, për këtë herë pa nënën, pasi ajo ishte larguar nga kjo jetë. 42-vjeçari pak kujtime ruan nga nëna e tij, momente kur e ka vizituar një herë në jetimore. Motrat u martuan njëra pas tjetrës edhe vëllai gjithashtu. Deri në vitin 1999 ai jetoi vetëm më babanë në një fshat të Mallakastrës, vit në të cilin ai do të mbetej vetëm. Babai ndërroi jetë dhe për Arbenin nuk u kujdes më askush. Problemi në shtyllën kurrizore që ia vështirësonte çdo ditë e më shumë lëvizjen, po e bënte të pamundur jetesën në ato kushte. Ai largohet nga fshati ku përballej jo rrallë herë me përbuzje dhe zhvendoset në Fier, aty ku jeton ende edhe sot.Kam shumë emocione të flas për historinë time. Në vitin 1986 kam ardhur tek ’Zyber Hallulli’ në Tiranë. Familja ime nuk më mbante dot, se unë linda me një problem në shtyllën kurrizore. Nëna nuk kujdesej dot për mua dhe më la në jetimore. Unë nuk kam patur kohë të qëndroja gjatë me nënën. Qëndrova për 5 vite në shtëpinë e fëmijës deri kur prindërit më morën përsëri në familje, por fakeqësisht nëna ndërroi jetë shumë e re, në moshën 40-vjeçare. Pas vdekjes së nënës kam jetuar me babain deri në vitin 1999. Vëllai iku në Greqi, ndërsa motrat u martuan te treja dhe unë mbeta i vetëm në fshat. Për një vit jetoja në fshat në kushte të vështira, kur vendosa të largohesha. U dëtyrova të ndryshoja qytetin pasi tallesha shumë nga banorët aty. Shkova për të jetuar në qytetin e Fierit. Shokët aty më ndihmojnë shumë, pasi unë e kam të pamundur të lëviz për shkak të problemit në shtypën kurrizore. 15 mijë euro më kanë thënë se me kushton si operacion.Në rrëfimin e tij të sinqertë 42-vjeçari tregon sesi i humbi kontaktet me motrat dhe vëllanë duke mos e fshehur gjithsesi krenarinë që ndien kur thotë se ka shumë nipër dhe mbesa. Prej 20 vitesh ka mundur t’ia dalë i vetëm, ndaj nuk u kërkon asgjë si këmbim, përveç dashurisë së munguar nga ata që donte t’i kishte në vend të nënës dhe babait. Me vëllanë Xhevahirin nuk kontakton prej vitit 2005, ndërsa kontaktin e fundit me njërën nga motrat e realizoi në vitin 2010, kur 52-vjecarja Mimoza Hodaj nga Greqia i kishte kërkuar të mos e telefononte më. Kam shumë mbesa dhe nipër, por tani nuk i njoh më. Kam një motër në Greqi, Mimoza quhet, me të cilën nuk ka kontakte. Dy herë kam folur me motrën në 10 vite. Kur e mora në vitin 2010 ajo më tha të mos i bija më telefonit. Motra u largua ne vitin 1992 nga Shqipëria dhe që nga ajo ditë nuk e kam parë asnjëherë. Unë dua ta di si është me shëndet. Nuk dua lekë prej saj, thjeshë të dijë a është mirë të flasin.
-
VIDEO
Debati në Report TV/ Dënimi me vdekje? Avokatët: Nuk kthehet më! Ngërçi i burgjeve e institucioneve të rehabilitimit dhe shoqëria e dhunshme i japin ‘frymë’ krimit
Ka disa faktor që e mbajnë të gjatë krimin në këtë vend, krimi e ka pjellore tokën në këtë vend dhe këtë ia jep shoqëria që është shumë e dhunshme dhe nuk i shkon askujt se kur ndodh edhe një konflikt i vogël, shqiptarit nuk i shkon mendja tek qetësimi i situatë dhe gjetja e zgjidhjes, por na shkon mendja te dhuna tek e fundit fare. E dyta këtë krime në 30 vite na e mban gjallë politika. E gjithë qeveria ka vetëm dhunë verbale dhe fryje, dhe politika pjell gjithmonë krim, Edhe Institucionet nuk funksionojnë zinxhir, sikur njëra hallkë të jetë ë dobët aty godet krimi dhe krimineli. Ne i fusin në burgje jo për t’i nxjerrë njerëz, por për t’i nxjerrë dyfish kriminale. Kjo pasi në burgjet e Shqipërisë asnjë psikolog nuk bën punë e tij dhe të burgosurit mësojnë si të bëjnë të tjera dhe të lidhen me njëri tjetrin”, tha Beqiri.
Në lidhje me dënimin me vdekje, avokati Beqiri tha se kjo nuk do të ndodh, madje edhe sikur të bëhet referendum shumica e shqiptarëve do të votojnë kundër. Për të e vetmja zgjidhje ëhstë zbutja e shkaqeve të krimit dhe do të shihet se burgimi i përjetshme është një dënim mjaft i rëndë, madje edhe më i rëndë se ai me vdekje.
“Edhe sikur të vesh në referendum, është një gjë që nuk miratohet nuk bëhet pasi do të kërkojë ndryshime kushtetuese, Forcat politike janë pro europaine. Pastaj edhe vetë shoqëria nuk është shumica për këtë dënim, madje edhe po të shkojë deri në referendum nuk do e votojnë. Burgimi përjetë është shumë më i rëndë se dënimi me vdekje. Të zbusim shkaqet e krimit të jeni të bindur se dënimi me burgim të përjetshëm e bën efektin e tij. Ne duhet të qytetërohemi në kuptimin e vërtetë të fjalës”, tha Beqiri.
Në të njëjtën linjë ishte edhe avokati Kujtim Cakrani, i cili tha se problemi më i madh në vend janë burgjet dhe institucionet e rehabilitimit që nuk funksionojnë. Ai tha se të burgosurit nuk dalin nga vuajtja e dënimit si qytetarë, por më kriminelë nga sa u futën. Sa për dënimin me vdekje, Cekrani tha se shteti nuk është terrorit dhe se kjo nuk ka për t’u rikthyer kurrë.
“Burgjet janë problemi më i madh, institucionet e rehabilitimit te ne janë problematikë, të gjithë punonjësit janë atyre, sociologë dhe psikologë, ne të gjithë jemi bashkëfajtor për të gjithë atë që po ndodh. Kthimi i dënimit me vdekje? Dënimi i me vdekje në Shqipëri nuk kthehet më, është e sanksionuar edhe në Kushtetutë, Ne presim të hyjmë në BE dhe të gjithë vendet e tyre e kanë të ndaluara. Edhe në SHBA e kanë vetëm 11 shtete që janë ato më konservatore, por nuk do të thotë se dhe këto shtete nuk kanë ngjarje të tilla tragjike, ka ndodhur që edhe kanë dënuar persona me vdekje dhe më pas kanë dalë të pafajshëm. Shteti nuk është terrorist dhe të mos ushqehet më opinioni me këtë çështje. Ne i kemi ashpërsuar ligjet, por nuk është se ashpërsimi do të sjellë ulje të krimit”, tha Cakrani.
I gjithë debati i dënimit me vdekje në opinionin publik është rikthyer pas vrasjes së 8-vjeçarit Mateo Vasiu në Fier më 16 nëntor nga Klodian Çalamani, e cili e goditi dy herë më kazmë pas koke dhe e groposi në shtëpinë e tij.
-
VIDEO
Ylli Merja: Supa detoks që zhduk cdo sëmundje të mëlcisë brenda një kohe të shkurtër
Mjeku popullor Ylli Merja në rubrikën ‘Bima dhe shëndeti’ tregoi dy ide për gatimin e supës që do tju ndihmoj në kurimin e sëmundjeve të mëlcisë.
-
VIDEO
Ylli Merja: Hirra dhe përzierja me bimë që bëjnë mrekulli për mëlçinë e sëmurë
Mjeku popullor, Ylli Merja në Report Tv tregoi metodat dhe përzierjet bimore që do tju ndihmojnë të shëroni mëlcinë në një kohë të shkurtër.
-
VIDEO
Ylli Merja: Mëlçia e sëmurë, simptomat dhe trajtimi me bimë
Mjeku popullor Ylli Merja në rubrikën ‘ Bima dhe shëndeti’ ditën e sotme trajtoi temën ‘Mëlçia e sëmurë, simptomat dhe kurimi me bimë’. Gjithcka që duhet të dini për mënyrën e trajtimit të sëmundjen i gjeni në këtë puntatë.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Supë krem karrote, patate dhe xhinxhër
Supë krem karrote, patate dhe xhinxhër
Përbërësit:
2-3 patate
5-6 karrota
2 thelpinj hudhër
1 fetë xhinxhër
1.5 litër ujë
1 bustinë koncentrat pule
3 lgj vaj ulliri
100 gr djathë parmixhano
kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht presim në kubikë të vegjël të gjitha perimet. Më pas aromatizojmë vajin e ullirit me 2 thelpinj hudhër. Largojmë hudhrat nga vaji (pasi ato të jenë zverdhur) dhe vendosim perimet të cilat i kaurdisim për 2-3 minuta. Ujin e kemi ngrohur së bashku me koncentratin e pulës, shtojmë kripë e piper dhe e hedhim buljonin tek perimet. E lemë supën të ziejë për rreth 20 minuta. Pasi perimet të jenë zjerë plotësisht e kthejmë supën në krem dhe e servirim me djathë parmixhano të grirë.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Paluze me aromë portokalli
Paluze me aromë portokalli
Përbërësit:
2 gota lëng portokalli
3 lugë gjelle niseshte
3 lugë gjelle sheqer
1 filxhan çaji ujë
Përgatitja:
Shtrydhim portokallet dhe lëngun e tyre e vendosim në zjarr. Niseshten dhe sheqrein i vendosim të treten në ujë duke i trazuar mirë. Këtë masë e shtojmë tek lëngu i portokallit dhe e trazojmë derisa masa të kthehet në kremoze. Mund ta konsumojmë të ngrohtë ose mund ta vendosim në frigorifer dhe e servirim dekoruar me pak sheqer të karamelizuar ose feta portokalli.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Përpeq tradicional
Përpeq tradicional
Përbërësit:
Petë të pjekura
1.5 litër qumësht
1 lgj kripë
2 vezë
1 gotë vaj
200 gr ajkë / mazë lope
Përgatitja:
Marrim vezët, shtojmë qumështin, ajkën e kosit dhe kripë. I përziejmë me tel kuzhine mirë.
Lyejmë një tepsi me vaj. Vendosim disa petë duke i copëtuar, më pas petët e tjera i thërrmojmë dhe sipër tyre hedhim harxhin me qumësht dhe vezë. E vendosim tepsinë në furrë të parangrohur në temperaturën 230 gradë Celsius për 40 minuta.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e hënë 22 nëntor 2021
Titujt e gazetave për sot, nga qeveria i premton LGBTI lehtësi për birësimin e fëmijëve te ja pse 11 dhjetori është Kuvend antiamerikan e deri tek Vllaznia i jep një shkelm krizës.
-
VIDEO
Mulliri i blojes me ujë në Shëngjergj
Miq, ejani me ne në një udhëtim fantastic në zonën e Shëngjergjit, 40 kilometër në lindje të Tiranës. Peisazhe fantastike vjeshtore përgjatë udhëtimit dhe, fare afër Shëngjergjit qendër, një mulli bloje 200 vjeçar me ujë, që vazhdon të bluaj drithrat e fshatarëve të shëngjergjit. Hasan Disha është mullixhiu I mullirit të vetëm në zonë, nga 17 të tillë që kanë punuar në 7 fshatra me emra shenjtorësh në Shëngjergj. Dashuria për mullirin, sekretet e bluarjes së misrit, aromat e miellit që, sipas usta Hasanit, bëjnë bukën më të mirë në botë qysh prej 200 vjetësh. Por edhe dhimbja e mullixhiut për mungesën e ujit që vjen nga burimet, për shkak të thatësirs së madhe të këtij viti. Ndiqni reportazhin: “ Mulliri I blojes me ujë në Shëngjergj” realizuar nga moderatori I emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.