-
VIDEO
Tragjedia në Bullgari, gazetarja për Report Tv: Për disa euro më shumë shtojnë sedije, në këtë rast shtuan viktimat! A janë kontrolluar kushtet teknike të autobusit?!
Detaje të reja për aksidentin tragjik në Bullgari dhe pikëpyetje të shumta ka ngutur gazetarja Migena Gorenca për Report Tv, lidhur me sigurinë që ka ofruar shoqëria e transportit “Besa Trans” me të cilën 45 viktima dhe 7 të plagosurit po udhëtonin.
Ajo tha se njerëzit të revoltuar që prej orëve të para të mëngjesit kanë shkuar në “Besa Trans” për të parë nëse njerëzit e tyre të dashur janë në mesin e viktimave, por ajo çka gjetën është një derë e mbyllur.
-
VIDEO
Këshilla/Siguria e perimeve të serrave, si të përzgjedhim perimet më cilësore?
Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ në Report Tv Në rubrikën ‘eksperti këshillon’ z. Ilir Peliku, ekspert i lartë i sigurisë ushqimore solli disa këshilla shumë të vlefshme se si të kuptojmë nëse perimet kanë pesticide apo lëndë të tjera jo të dobishme për organizmin, përfshirë këtu perimet e stinës.
-
VIDEO
Rreze Dielli- Keni marrë gjoba kohët e fundit, ja kush do të rinovojë patentën
Vendimi më i fundit i transportit rrugor ku duke filluar nga muaji dhjetor do të ketë një ritestim të njohurive për drejtuesit e automjeteve për të rimarrë lejen e drejtimit, ka sjell shqetësime për drejtuesit e automjeteve duke ngritur pikëpyetje se cilët janë ata drejtues të cilët do të jenë në zonën e alertit për të ritestuar njohuritë e tyre për marrjen apo rimarrjen e patentës. Gjitashtu ka pikëpyetje edhe nga ekspertët e një prej tyre është Fatmir Hasha i cli i ftuar në emisionin ‘Rreze Dielli’ u shpreh se rinovimi dhe rimarrja e patentës janë dy veprime të ndryshme që do të konfuzojnë publikun.
“Rinovimi është thjeshtë një procedurë ligjore e peërcaktuar me kohë në kodin rrugorë kur mbush një moshë të caktuar do shkosh të paraqitesh në komisionin ligjorë dhe do të marrësh vendimin se si është gjendja fizike për të vazhduar t’I japësh automjetit. Pra kjo nuk duhet të jetë pjesë e këtij vendimi të drejtorisë së shërbimeve të transportit rrugorë” tha ai.
Sipas ekspertit ngatërrimi bëhet më shumë për cështje termash:
“Ndërkohë kur përfaqsues të kësaj drejtorie me shumë korrektesi u përgjigjën dhe thanë ‘ jo ne do të merremi më ata persona që do ta ritërheqin ose rimarrin patentën që i është hequr për shumë arsye. E para leja drejtimit hiqet kur ty të mbarojnë të gjitha pikët e lejes së drejtimit dhe kjo leje drejtimi nuk ka më vlerë. Kemi edhe shkeljet e ndryshme rrugore që janë dënuar me gjobë nga policia rrugore për tre vjetët e fundit” u shpreh eksperti Fatmir Hasho në Report Tv.
Sipas tij personat që duhet t’i nënshtrohen këtij provimi duhet të jenë persona të cilët janë me rrezikshmëri të shtuar në rrugë, por sipas tij problem kryesor mbetet mosdetajimi me një program të saktë dhe të qartë të kësaj risie.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Paçe plendësi
PAÇE PLENDËSI
Përbërësit:
1.5 kg plendës
5-6 kokrra piper
1 gjethe dafine
1 lgj vaj ulliri
1 lgj gjalpë
1 lç miell
1/2 lç salcë
Spec djegës
Kripë
Për servirjen e plendësit :
5-6 thelpinj hudhër
3 lgj uthull
1/2 lëng limoni
1-2 lgj vaj ulliri
Kripë, piper
Përgatitja:
Pasi e kemi larë plendësin me ujë të ftohtë e kalojmë në ujë të përvëluar për rreth 30 sekonda. Më pas e pastrojmë mirë derisa të zbardhet plotësisht.
Plendësin e pastruar dhe të larë mirë e vendosim të ziejë në ujë të ftohtë. Ndërkohë vendosim mbi sobë një qepë të piqet dhe më pas e shtojmë tek plendësi bashkë me 1 gjethe dafine, disa kokrra piperi dhe kripë. Pasi plendësi të ketë zier, largojmë gjethen e dafinës, kullojmë lëngun dhe presim plendësin në copëza të vogla.
Në një tenxhere kaurdisim pak miell me gjalpë dhe vaj ulliri. Sapo mielli të marrë pak ngjyrë shtojmë salcën, e përziejmë mirë dhe hedhim lëngun e ngrohtë të plendësit. E trazojmë mirë që të mos kokrrizohet. Sapo lëngu të fillojë të marrë valë vendosim copëzat e plendësit dhe pak spec të kuq djegës.
Shtypim hudhrat, shtojmë uthull, vaj ulliri, lëng limoni, kripë, piper.
Paçen e plendësit e servirim të ngrohtë duke hedhur në çdo pjatë nga 1 lugë nga salca e përgatitur me hudhër dhe uthull.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Supa tradiconale me roshnica dhe mish pule
Supa tradionale me roshnica dhe mish pule
Përbërësit
1 pulë ose zog fshati
4 lgj vaj ulliri
3-4 thelpinj hudhër
1 lgj gjalpë
Lëngu i 1 limoni
Kripë, piper i zi
Për përgatitjen e roshnicave:
6 lugë gjelle miell
2 të verdha vezësh
Kripë
Përgatitja:
Fillimisht përgatisim roshnicat. Hedhim në një tas gjashtë lugë miell dhe pak kripë.
Rrahim dy të verdha vezësh dhe i shtojmë tek mielli. E përziejmë miellin me vezët duke e shkoqur me dy pëllëmbët e duarve derisa mielli të shndërrohet në kokrriza të vogla. Më pas, roshnicat e përgatitura i vendosim në një tavë që të pushojnë për 20 minuta.
Pulën pasi e pastrojmë e ndajmë në copa. Në një tenxhere vendosim vajin e ullirit dhe kaurdisim për pak minuta copat e pulës nga të dyja anët. Hedhim më pas, pak kripë dhe ujë derisa të mbulohen mirë të gjitha pjesët e pulës dhe i lemë të zjejnë për 20 minuta.
Sa mishi i pulës të ziejë skuqim roshnicat me një lugë gjalpë derisa të zverdhen.
I shtojmë në tenxheren ku keni pulën me lëngun e saj dhe i lemë në zjarr të ulët të ziejnë bashkë derisa supa të mpikset. Sapo lëngu të jetë mpiksur dhe trashur pak shtojmë hudhrat, lëngun e limonit, piperin e zi dhe e largojme nga zjarri. E lemë pak minuta të ajkoset dhe më pas e servirim të ngrohtë.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e martë 23 nëntor 2021
Titujt e gazetave për sot, nga Meta tregon prapaskenat në Gjermani për shtyrjen e zgjedhjeve të 2019 te Basha akuza Metës e deri tek gjarpërinjtë me kostum.
-
VIDEO
Lufta civile opozitës
Sali Berisha duhet të hapë krahun pasi po turpëron të kaluarën e vet politike. I këtij mendimi është nënkryetari i Partisë Demokratike Ervin Salianji, i cili i ftuar në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' në Report Tv, thotë se Partia Demokratike nuk është pronë e tij dhe se i gjithë angazhimi i tij me 'Foltorën', është për interesa të tij personale Sali Berisha duhet të hapë krahun pasi po turpëron të kaluarën e vet politike. I këtij mendimi është nënkryetari i Partisë Demokratike Ervina Salianji, i cili i ftuar në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' në Report Tv, thotë se Partia Demokratike nuk është pronë e tij dhe se i gjithë angazhimi i tij me 'Foltorën', është për interesa të tij personale Sali Berisha duhet të hapë krahun pasi po turpëron të kaluarën e vet politike. I këtij mendimi është nënkryetari i Partisë Demokratike Ervina Salianji, i cili i ftuar në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' në Report Tv, thotë se Partia Demokratike nuk është pronë e tij dhe se i gjithë angazhimi i tij me 'Foltorën', është për interesa të tij personale
-
VIDEO
Qani Sadiku: Policia, uria dhe i ftohti, 3 armiqtë e mi në burg
I dënuar përsëri, për ngjarjen e rëndë pasi sulmoi spiunin e tij ën Spaç, Qani Sadiku do e vijonte jetën si i burgosur i regjimit në burgun e Burrelit.
-
VIDEO
I braktisur/42-vjecari lutje për motrat:Jam i juaji mos më braktisni
Me prindër gjallë përfundoi në moshën 7-vjeçare në jetimore,duke u braktisur edhe sot nga familja e tij. Arben Hodaj me një defekt në lindje, i diagnostikuar me një sëmundje në shtyllën kurrizore, erdhi në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV për të rrëfyer braktisjen e parë nga prindërit, si dhe sot të dytën nga motrat dhe vëllezërit. Jeta e tij e vshtirë nisi kur ishte vetëm 7-vjec, dhe prindërit nuk kujdeseshin dot për shëndetin e tij, duke i’a besuan institucionit “Zyber Hallulli” në Tiranë. Ai kaloi 5 vite në jetimore dhe në moshën 13-vjeçare rikthehet në gjirin familjar, për këtë herë pa nënën, pasi ajo ishte larguar nga kjo jetë. 42-vjeçari pak kujtime ruan nga nëna e tij, momente kur e ka vizituar një herë në jetimore. Motrat u martuan njëra pas tjetrës edhe vëllai gjithashtu. Deri në vitin 1999 ai jetoi vetëm më babanë në një fshat të Mallakastrës, vit në të cilin ai do të mbetej vetëm. Babai ndërroi jetë dhe për Arbenin nuk u kujdes më askush. Problemi në shtyllën kurrizore që ia vështirësonte çdo ditë e më shumë lëvizjen, po e bënte të pamundur jetesën në ato kushte. Ai largohet nga fshati ku përballej jo rrallë herë me përbuzje dhe zhvendoset në Fier, aty ku jeton ende edhe sot.Kam shumë emocione të flas për historinë time. Në vitin 1986 kam ardhur tek ’Zyber Hallulli’ në Tiranë. Familja ime nuk më mbante dot, se unë linda me një problem në shtyllën kurrizore. Nëna nuk kujdesej dot për mua dhe më la në jetimore. Unë nuk kam patur kohë të qëndroja gjatë me nënën. Qëndrova për 5 vite në shtëpinë e fëmijës deri kur prindërit më morën përsëri në familje, por fakeqësisht nëna ndërroi jetë shumë e re, në moshën 40-vjeçare. Pas vdekjes së nënës kam jetuar me babain deri në vitin 1999. Vëllai iku në Greqi, ndërsa motrat u martuan te treja dhe unë mbeta i vetëm në fshat. Për një vit jetoja në fshat në kushte të vështira, kur vendosa të largohesha. U dëtyrova të ndryshoja qytetin pasi tallesha shumë nga banorët aty. Shkova për të jetuar në qytetin e Fierit. Shokët aty më ndihmojnë shumë, pasi unë e kam të pamundur të lëviz për shkak të problemit në shtypën kurrizore. 15 mijë euro më kanë thënë se me kushton si operacion.Në rrëfimin e tij të sinqertë 42-vjeçari tregon sesi i humbi kontaktet me motrat dhe vëllanë duke mos e fshehur gjithsesi krenarinë që ndien kur thotë se ka shumë nipër dhe mbesa. Prej 20 vitesh ka mundur t’ia dalë i vetëm, ndaj nuk u kërkon asgjë si këmbim, përveç dashurisë së munguar nga ata që donte t’i kishte në vend të nënës dhe babait. Me vëllanë Xhevahirin nuk kontakton prej vitit 2005, ndërsa kontaktin e fundit me njërën nga motrat e realizoi në vitin 2010, kur 52-vjecarja Mimoza Hodaj nga Greqia i kishte kërkuar të mos e telefononte më. Kam shumë mbesa dhe nipër, por tani nuk i njoh më. Kam një motër në Greqi, Mimoza quhet, me të cilën nuk ka kontakte. Dy herë kam folur me motrën në 10 vite. Kur e mora në vitin 2010 ajo më tha të mos i bija më telefonit. Motra u largua ne vitin 1992 nga Shqipëria dhe që nga ajo ditë nuk e kam parë asnjëherë. Unë dua ta di si është me shëndet. Nuk dua lekë prej saj, thjeshë të dijë a është mirë të flasin.
-
VIDEO
Ndarja në 2 kuvende apo parti e bashkuar? E ftuar Ina Zhupa
E ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report TV, Ina Zhupa tha këtë të hënë se ishte pikërisht Sali Berisha ai që e shpalli i pari Lulzim Bashën si armik. Ajo tha se kreu i PD nuk e përjashtoi Berishën nga partia, por e pezulloi përkohësisht derisa ai të zgjidhte konfliktin me SHBA, por sipas Zhupës, Berisha nxitoi duke e shpallur Bashën armik pas 9 shtatorit.
-
VIDEO
Braimllari te '5 pyetjet': Basha nuk donte të fitonte në 25 prill, e thonë dhe njerëzit pranë tij! Sulmet ndaj Metës? Taktikë për të hequr vëmendjen nga lufta brenda PD
Endrit Braimllari, ish-deputet i LSI-së, ka hedhur akuza atë forta në drejtim të lulzim Bashës, duke thënë se si ai nuk doli fitimtar në zgjedhjet e 25 prillit, pasi ai nuk donte të fitonte. për këtë sjell disa argumente, që sipas tij vërtetojnë këtë tezë, teksa tha se këtë fakt e konfirmojnë edhe vetë demokratët që janë pranë tij.
-
VIDEO
Këlliçi në ‘5 Pyetjet’: Basha humbi trenin për të thirrur i pari Kuvendin Kombëtar të PD-së! Dy zgjedhje për FRPD-në, qesharake
Deputetit demokrat, Belind Këlliçi tha në Report Tv në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' se kryedemokrati Lulzim Basha e ka ‘humbur trenin’ për të thirrur i pari Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. Sipas tij, Kuvendi i thirrur nga kreu i PD-së është ilegjitim, ndërsa