-
VIDEO
13 vjecarja që nëpërmjet krijimit të getave të qendisura mbulon vetë shpenzimet e saj
Bleza Baftiu është 13 vjeçarja e cila mund të cilësohet një shembull për moshataret e saj. Ajo prej disa kohësh tashmë, i mbulon vetë shpenzimet e saj duke krijuar geta dhe veshje të tjera të qëndisura.
-
VIDEO
Ëndrra për të krijuar një biznes, Katerina Zoto rrëfen sfidat e saj në sipërmarrje
Katerina zoto stilistja që theu tabutë e stilit dhe modës. Sipërmarrësja guximtare që nuk bën kompromise me idealet e saj. E diplomuar në master për Inxhinieri Tekstile dhe Modë Katerina fillimisht punoi si pedagoge ndersa paralelisht vazhdonte te thurte endrrat për krijmin e nje biznesi I cili në fokus do të kishte pikërisht veshjet, modën dhe stilin. Kështu nisi atelia ‘Katerina zoto’ fare rastëissht, nga ëndrra dhe guximi I një vajze të re që punonte me pasion. Sot ajo ka spikatur me stilin e saj duke u kthyer në një ndër stilistet dhe sipërarrëset më të mira në vend në fushën e modës. Por, nëse ka diçka që identifikon veshjet që Katerina Zoto krijon, është ndërthurja mes modernes dhe traditës popullore. Qëndisjet dhe punimet me grep të së ëmës, puna me qilima e gjyshes, kanë lënë pa dyshim gjurmët e tyre në krijimet e saj.
Nëse e shihni ndonjëherë në rrugë, Katerina Zoto do të jetë gjithmonë si një personazh teatri. Për shumëkënd e çuditshme, por kjo e bën të ndihet mirë. Nuk e gjen veten në veshjet e përditshme, ndaj fantazinë e saj e lë të udhëtojë në kohë dhe në vende. Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli” tregon gjithcka për sfidat e biznesit, risqet dhe pasionin si sekretin kryesor që mban gjallë një sipërmarrje sidomos në hapat e saj të parë.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Supë krem me patate, presh dhe karkaleca
SUPË KREM ME PATATE, PRESH DHE KARKALECA
Përbërësit:
1 qepë
3 lgj vaj ulliri
300 gr presh
200 gr patate
1.5 litër buljon pule
2-3 lgj lëng limoni
200 ml pana
150 gr karkaleca
Kumin, shafran
Kripë, piper
Pak gjalpë
Bar qepe të grirë
Përgatitja:
Në një tenxhere me vaj ulliri kaurdisim fillmisht qepën dhe e lemë derisa të tretet, Më pas vendosim tek qepa preshin dhe patatet. Shtojmë kuminin dhe shafranin dhe vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta. Më pas hedhim buljonin, rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e lemë supën të ziejë për rreth 15 minuta.
Masën e kalojmë më pas në blender duke i shtuar panën dhe lëngun e limonit.
Në një tigan me pak gjalpë kaurdisim karkalecat për pak çaste. Servirim supën krem me karkaleca duke e spërkatur me bar qepësh të grirë.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Përshesh i Skraparit
PËRSHESH I SKRAPARIT
Përbërësit:
1 pulë
1 kg miell
2 lç sodë
2 lç kripë
Ujë i vakët
2 qepë mesatare
Vaj ulliri
Gjalpë të shkrirë
Nenexhik
Kripë, piper
Përgatitja:Vendosim në një enë miellin, sodën dhe kripën. Shtojmë ujin gradualisht aq sa të krijohet një brumë jo i fortë por elastik. E lemë brumin të vijë për rreth 1 orë. Më pas e vendosim në një tavë të lyer me pak yndyrë dhe e pjekim në furrë për 40 minuta në 180 gradë celsius.
Pulën e vendosim të ziejë, kullojmë lëngun dhe e pjekim në 180 gradë për 40 minuta.
Kaurdisim qepën me vaj ulliri dhe më pas shtojmë lëngun e pulës dhe e lemë qepën të tretet. Në fund shtojmë piper dhe nenexhik. Thërrmojmë kulaçin dhe e shtojmë tek salca e qepëve. E lemë derisa të zbutet, shtojmë përsëri nenexhik dhe pak gjalpë të shkrirë dhe e servirim me pulën e pjekur.
-
VIDEO
Gabime stili që të tregojnë më të madhe në moshë
Gabime stili që të tregojnë më të madhe në moshë
Pasi kalojme te 30-tat duhet te jemi me te vemendshem ndaj cdo detaji. Nuk mjafton thjesht te hapim dollapin dhe te marrim veshjen e pare qe na bie ne dore. Ja disa keshilla qe do tju vijne ne ndihme per te evituar rriskun e te ngjarit me te madh ne moshe.
1- Veshjet leopard
Copat e stampuara leopard, tiger apo zeber mund te kene bukurine e tyre, por me kalimin e moshes eshte mire qe te perdoren me kujdes dhe jo te ekzagjerohen me veshje te renda.
2- Floket gri
Panvaresisht se eshte nje nga tendencat me e perhapur mes te rinjve, floket gri tregojne gjithnje nje moshe me te madhe, aq me shume pasi i ke kaluar te 30-tat.
3- Krehje flokesh me volum dhe strukturim
Sigurisht qe nje krehje e tille mund te jete elegante, por mbart me vete rriskun per tu dukur 10 vite me e plakur, ashtu sic duket dhe ylli i popit Lady Gaga ne kete foto.
4 – Varese te medha qe bien ne sy
Nje gjerdan qe bie ne sy, i madh, i shtrenjte, me gure apo perla eshte jo i rekomanduar nese deshironi te ngjani me te reja ne moshe.
5- Xhinset me bel te larte
Panvaresisht se jane te preferuarat e blogereve, apo uniforma zyrtare e motrave Kardashian, xhinset me bel te larte penalizojne dhe rendojne silueten e tupit.
6- Syzet optike “geek chic”
Nje mode kjo e viteve te fundit ku shume femra eksplorojne me pamjen e tyre dhe syzet optike. Por, pas kalimit te 30-tave duhet kujdes ne perzgjedhjen e skeleteve, sa me delikat aq me pak do te biejne ne sy.
7- E tera me te zeze
E zeza eshte gjithmone garanci, por pas nje moshe te caktuar nuk duhet tepruar.
8- Shume “make-up”
Mbani mend gjithmone se nje grim i renduar ne vend qe te mbuloje difektet, i evidenton ato me shume.
9- Golfet
Nese nga njera ane eshte mire shmangia e dekolteve te ekzagjeruara nga ana tjeter veshja e nje golfi mund tju beje te tregoni shume vite me teper.
10 – Floket shume te gjata
Per te ndicuar fytyren e cfaredo lloj moshe nje floke mesatar eshte ideali. I pershtatshem dhe me i lehte per tu menazhuar dhe sigurisht ne nje moshe pak me te madhe nje flok mesatar apo i shkurter i jep me freski fytyres.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e enjte 4 nëntor 2021
Titujt e gazetave për sot, nga shtesë e re për pagat e pensionet te Mediu "mesazh" Berishës për Gërdecin e deri tek Interin s'ka Sherif që e ndalon.
-
VIDEO
COVID/ Alimehmeti në 'Repolitix': Kemi arritur imunizim, por jo aq sa duhet! Brataj: Vështirë të vihen masa të reja, kur s'po zbatohen ato që janë në fuqi! Sallabanda: Vaksina të ndahet nga politika
TIRANË- Shqipëria ka një imunizim të popullatës, në shifra të mirë, ka thënë epidemiologu Ilir Alimehmeti në studion e report Tv, megjithatë ai theksoi se vendi ynë nuk është në fazën kur duhet të çlirohen masat krejtësisht. Ai tha se rastet e infeksionit kanë qenë në ulje, por shtoi se kurba pësoi një rritje të menjëhershme dhe "faji" ishte te grumbullimi i mbi 20 mijë personave të mbledhur në stadium në ndeshjen Shqipëri-Poloni, prandaj theksoi se duhet të shmangen grumbullimet e njerëzve.
"Jemi në një rënie të lehtë, por e pamë që një event i vetëm i rriti rastet, ishte ndeshja e futbollit, nga rënia përnjëherë u kthye kurba, jo vetëm në stadiume, por edhe në vend të tjera. Po biem, kjo tregon që ka një nivel imunizimi, jo atje ku duhet, por nuk jemi keq, nuk është momenti që të çlirohemi total, do jetë më i lirë se dimri i kaluar, në pranverë do bëhen llogaritë", tha epidemiologu Alimehmeti në Report Tv.
-
VIDEO
Deklarata e fortë e analistit Frrok Çupit në Report Tv: Sali Berisha ka dashur të më vrasë, jam 'viktima' e tij që ka jetuar rastësisht! Në listë ishim rreth 20 veta
TIRANË- Analisti Frrok Çupi ka bërë një deklaratë të fortë ne emisionin 'Repolitix' në Report Tv, duke thënë se Sali Berisha ka dashur që ta vrasë. Në një intervistë për gazetarin Denis Minga, ai e ka quajtur veten "viktima e Berishës që ka jetuar rastësisht".
-
VIDEO
"Më braktisi për një tjetër,unë e dashuroj”/Drama e 30-vjeçares së verbër
Kësaj herë emisionin ’Pa Gjurmë’ solli një tjetër histori të dhimbshme, atë të 30-vjeçares Emanuela Fetahu nga fshati Grabian i Lushnjes. Nënë e dy vajzave të mitura jeton në një banesë, e cila ngjan më shumë me një kasolle. Bashkëshorti e la për një tjetër grua, kur mësoi se 30-vjeçarja po humbte shikimin, ndërsa sot ajo ka mbetur e verbër. Rituali i saj është një shëtitje e shkurtër në rrugën e fshatit, duke u munduar të dalë nga monotonia e përditshmërisë. E ndarë 3 vite më parë, ajo jeton me përkujdesjen e vajzave të mitura në një dhomë të vogël. Babai nuk e ktheu më kokën pas, as për të bijat, ndërsa sot jeton në qytetin e Sarandës dhe ka krijuar një tjetër familje. Teksa rrëfen me lot në sy, e përhumbur e ka të vështirë të mbaj mend sa vite dhunë ka kaluar nga ish-bashkëshorti, por ditën kur ai e la mes katër rrugëve me dy vajzat 13 dhe 12 vjeçe nuk e harron kurrë. Ai më la në momentin kur unë fillova të humbja shikimin. Nuk e mbaj mend sa vite martesë kam kaluar. Ai u dashurua me një grua tjetër dhe iku, duke më lënë bashkë me dy vajzat. Ka ushtruar vazhdimisht dhunë mbi mua. Më rrihte dhe para 3 viteve u lidh me një grua tjetër dhe më la. Të paktën të bëhet i gjallë për fëmijët e vet. Unë mora plaçkat dhe erdha të jetoj në Grabian tek babai. Vajzat janë ato që më rrijnë pranë, më lajnë dhe më shoqërojnë kudo. Ato shkojnë me radhë në shkollë, pasi duhet të kujdesen për mua. Unë e kam të pamundur të lëviz e vetme, pasi nuk shikoj fare. Jetoj në një dhomë të vogël, në kushte të vështira. Kjo është braktisja e dytë për 30-vjeçaren, pasi humbi çdo kontakt me nënën pas divorcit të prindërve. Babai i saj Ajet Fetahu është ai që i vjen në ndihmë. Të miturat janë ato që kujdesen për nënën e tyre, në një dhomë të ngushtë ku nuk kanë as kushtet më minimale për të jetuar. Të braktisura nga babai, e të rritura parakohe shprehen se nuk ndjejnë më dashuri për të atin, që kur ai la nënën. Kjo e mundon edhe më shumë Emanuelën, e cila është e pamundur t’u ofrojë fëmijëve gjithcka u duhet. 30-vjecarja prek me rrëfimin e saj kur thotë se nuk u ndje kurrë një grua e respektuar dhe se përveç dhunës barbare nuk mundi të vishte një fustan në jetën e saj. Doja të blija një fustan, kur martova motrën por ish-bashkëshorti nuk ma bleu. Kur unë u dashurova me të shihja gjithë botën, por ai më braktisi, kur mësoi se mua po më ikte shikimi pak e nga pak. Stafi i emisionit ’Pa Gjurmë’ u kujdes ta kuronte dhe t’ia realizonte këtë dëshirë Emanuelës, duke i dhuruar pak momente buzëqeshje. Edhe pse e pamundur për të parë ngjyrën e fustanit të kuq, që ia zbukuroi portretin, ajo për herë të parë u ndje e lumtur. E paragjykuar edhe për shkak se i përket komunitetit rom, ajo ndjehet e braktisur edhe nga institucionet, pasi tashmë i është ndërprerë edhe kempi i invaliditetit që merrte.
-
VIDEO
‘Nuk kam veshur kurrë fustan në jetën time’/Prek nëna e verbër, i vishet fustani live
Kësaj herë emisionin ’Pa Gjurmë’ solli një tjetër histori të dhimbshme, atë të 30-vjeçares Emanuela Fetahu nga fshati Grabian i Lushnjes. Nënë e dy vajzave të mitura jeton në një banesë, e cila ngjan më shumë me një kasolle. Bashkëshorti e la për një tjetër grua, kur mësoi se 30-vjeçarja po humbte shikimin, ndërsa sot ajo ka mbetur e verbër. Rituali i saj është një shëtitje e shkurtër në rrugën e fshatit, duke u munduar të dalë nga monotonia e përditshmërisë. E ndarë 3 vite më parë, ajo jeton me përkujdesjen e vajzave të mitura në një dhomë të vogël. Babai nuk e ktheu më kokën pas, as për të bijat, ndërsa sot jeton në qytetin e Sarandës dhe ka krijuar një tjetër familje. Teksa rrëfen me lot në sy, e përhumbur e ka të vështirë të mbaj mend sa vite dhunë ka kaluar nga ish-bashkëshorti, por ditën kur ai e la mes katër rrugëve me dy vajzat 13 dhe 12 vjeçe nuk e harron kurrë. Ai më la në momentin kur unë fillova të humbja shikimin. Nuk e mbaj mend sa vite martesë kam kaluar. Ai u dashurua me një grua tjetër dhe iku, duke më lënë bashkë me dy vajzat. Ka ushtruar vazhdimisht dhunë mbi mua. Më rrihte dhe para 3 viteve u lidh me një grua tjetër dhe më la. Të paktën të bëhet i gjallë për fëmijët e vet. Unë mora plaçkat dhe erdha të jetoj në Grabian tek babai. Vajzat janë ato që më rrijnë pranë, më lajnë dhe më shoqërojnë kudo. Ato shkojnë me radhë në shkollë, pasi duhet të kujdesen për mua. Unë e kam të pamundur të lëviz e vetme, pasi nuk shikoj fare. Jetoj në një dhomë të vogël, në kushte të vështira. Kjo është braktisja e dytë për 30-vjeçaren, pasi humbi çdo kontakt me nënën pas divorcit të prindërve. Babai i saj Ajet Fetahu është ai që i vjen në ndihmë. Të miturat janë ato që kujdesen për nënën e tyre, në një dhomë të ngushtë ku nuk kanë as kushtet më minimale për të jetuar. Të braktisura nga babai, e të rritura parakohe shprehen se nuk ndjejnë më dashuri për të atin, që kur ai la nënën. Kjo e mundon edhe më shumë Emanuelën, e cila është e pamundur t’u ofrojë fëmijëve gjithcka u duhet. 30-vjecarja prek me rrëfimin e saj kur thotë se nuk u ndje kurrë një grua e respektuar dhe se përveç dhunës barbare nuk mundi të vishte një fustan në jetën e saj. Doja të blija një fustan, kur martova motrën por ish-bashkëshorti nuk ma bleu. Kur unë u dashurova me të shihja gjithë botën, por ai më braktisi, kur mësoi se mua po më ikte shikimi pak e nga pak. Stafi i emisionit ’Pa Gjurmë’ u kujdes ta kuronte dhe t’ia realizonte këtë dëshirë Emanuelës, duke i dhuruar pak momente buzëqeshje. Edhe pse e pamundur për të parë ngjyrën e fustanit të kuq, që ia zbukuroi portretin, ajo për herë të parë u ndje e lumtur. E paragjykuar edhe për shkak se i përket komunitetit rom, ajo ndjehet e braktisur edhe nga institucionet, pasi tashmë i është ndërprerë edhe kempi i invaliditetit që merrte
-
VIDEO
Dorëheqja e Zaev, opozita shqiptare në Maqedoni: Dy opsionet për qeverinë e re
Sekretari i Përgjithshëm i ‘Aleancës për Shqiptarët’, parti që në këto zgjedhje hyri në koalicion me VMRO-në e Mickoskit, Arben Taravari dha në një intervistë për Report Tv dy opsione për fatin e Maqedonisë së Veriut, ose qeveri teknike deri në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme ose shumicë e re pa BDI dhe LSDM.
-
VIDEO
Ja çfarë nuk duhet të mungojë në valixhen e maternitetit të një nëne të re
Elona Marku në profesion Make up Artist, është në pritje të fëmijës së dytë. Ajo është në muajin e 9-të të shtatzanisë, në një intervistë në emisionin ‘Rreze dielli” për t’I ardhur në ndihmë nënave të reja, ka vendosur të tregojë se cfarë do të marr me vete në spital, veshje dhe sende të ndryshme për ditët e qëndrimit pas lindjes.