-
VIDEO
Starton sot 'Kontrast', në ekranin e Report Tv çdo të hënë dhe të premte ora 18:00 me gazetarët Denis Minga dhe Lorenc Vangjeli! Sot i ftuar Agron Duka
Starton sot në Report Tv emisioni me i ri “Kontrast”me gazetarët Denis Minga dhe Lorenc Vangjeli. Kontrast më shumë se një emision synon të jetë një mision për të dëshmuar skajet e të vërtetës. Në “Kontrast”me respekt, qetësi dhe shërbesë për të sjellë tek ju të vërtetat relative dhe bashkëjetesën e më shumë se një të vërtetë absolute.
-
VIDEO
7 nxënës infektohen me COVID, mbyllet një klasë në gjimnazin e Këlcyrës! Një ditë më parë u mbyll edhe gjimnazi në Borsh
Një klasë në gjimnazin e Këlcyrës "Sejfulla Malëshova" është mbyllur për shkak të infektimit me COVID të disa nxënësve. Bëhet me dije se janë 7 nxënës të klasës së II të këtij gjimnazi që kanë rezultuar pozitivë me COVID.
Mbyllja e klasës u bë me urdhër të ISHP për të këputur zinxhirin e infeksionit në mënyrë që të mos infektohen nxënës të tjerë. Mësimi do të rifillojë pas 14 ditësh.

-
VIDEO
I zhdukur prej 13 ditësh biznesmeni në Tiranë, pista kryesore: Rrëmbimi ose largimi për shkak të borxheve! Merret në polici miku i tij, i kërkuar për trafik droge
Një biznesmen është raportuar se është zhdukur në Tiranë. Rruzhdi Hoxha, 43-vjeç ka humbur kontaktet prej 13 ditësh me familjarët, të cilët kanë bërë edhe denoncimin në polici. Mësohet se ai është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Rruzhdi Hoxha ka një biznes inertesh në Kamëz
-
VIDEO
Ja çfarë thonë kolegët për Majën, habitet këngëtarja…
Disa mesazhe nga miqtë dhe kolegët për këngëtaren Maja Aliçka, një suprizë e këndëshme për të.
-
VIDEO
Përlotet Maja Aliçka, suprizohet live nga mbesat
Këngëtarja Maja Aliçka suprizohet nga mbesat e saj të cilat jetojnë në Gjermani. Nëpërmjet emisionit ‘Rreze Dielli” i shprehën këngëtares gjithcka që nuk kanë mundur t’ia shprehnin më parë.
-
VIDEO
‘Gjithçka që nuk dini për mua’, Maja Aliçka në një rrëfim ndryshe
Maya Aliçka është ndër këngëtaret e muzikës popullore më të dashura. Prej vitesh ajo I dhuron publikut shqiptarë muzikë të mirë dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe që interesi i tyre për të është shumë i madh. Në një intervistë krejtësisht ndryshe në ‘Rreze Dielli” ajo tregon gjithçka që nuk dini për të, nga fëmijëria, shkollimi dhe profesioni I saj. Një rrugëtim I gjatë drejt muzikës, por edhe plot pasione të tjera.
-
VIDEO
I njihni ushqimet që mund të zëvendësojmë detergjentet për pastrimin e shtëpisë
Ja cilat jane disa nga ushqimet qe mund te zevendesojne detergjente te ndryshem ne pastrim.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Qofte me fasule dhe Çorbë spinaqi
ÇORBË SPINAQI
Përbërësit:
1 kg spinaq
2-3 lgj vaj ulliri
1 lugë miell
3-4 thelpinj hudhër
3 vezë
200 gr mazë ose ajkë
Kripë, piper
Përgatitja:
Pasi e kemi larë mirë spinaqin e vendosim në ujë të vluar me kripë për 2 minuta. Më pas e kullojmë dhe e presim imët.
Kaurdisim miellin me vaj ulliri dhe hudhra të shtypura, shtojmë më pas spinaqin dhe ujë të nxehtë duke e përzier mirë. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper, e mbulojmë me kapak dhe e lemë të marrë valë në zjarr të ulët derisa të trashet pak. E largojmë nga zjarri dhe shtojmë menjëherë vezët e rrahura me ajkë, e përziejmë me kujdes, e lemë 5 minuta dhe më pas e shërbejmë me kos.
QOFTE ME Fasule
Përbërësit:
250 gr groshë të ziera dhe të kulluara
1 qepë
1 lgj salcë speci
3 vezë
50 gr djathë kaçkavall
Miell
Galetë
Majdanoz
Kripë, piper
Vaj për skuqje
Përgatitja:
Pasi i kemi zjerë groshët i shtypim mirë. Kaurdisim qepën e grirë imët derisa të zbutet dhe më pas e bashkojmë me groshën e shtypur. Hedhim një të verdhë veze, pak miell, kripë, piper dhe majdanoz të grirë imët. Nga masa e përgatitur formohen qofte të cilat kalohen fillimisht në miell, më pas në vezë të rrahura dhe në fund në galetë të trazuar me djathë kaçkavall të grirë.
I skuqim qoftet në vaj të nxehtë nga të dyja anët dhe i shërbejmë me pak sallatë jeshile.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Sarma me lakra të ëmbla
SARMA ME LAKRA TË ËMBLA
Përbërësit:
1 kokë lakër me fletë të holla
2 lgj uthull
2 qepë
2 lgj gjalpë
800 gr mish i grirë
1 vezë
1 lgj salcë speci
1 filxhan kafeje oriz
1 lugë ajkë
Kripë, piper
Për buljonin:
500 gr domate
1 qepë
1 spec
1 lgj vaj ulliri
Pak vegetë
Majdanoz
Përgatitja:
Fillimisht presim lakrën dhe largojmë koçanin. E vendosim në një tenxhere me ujë të nxehtë me 2 lugë uthull dhe e lemë në zjarr të ulët të ziejë derisa të ndahen fletët nga mesi dhe mos të dëmtohen. Kullojmë ujin, shkëpusim fletët njëra nga tjetra dhe i lemë të ftohen.
Në gjalpë të nxehtë kaurdisim qepën e grirë hollë derisa të zverdhet. Shtojmë salcën e specit, mishin e grirë dhe orizin. Vazhdojmë kaurdisjen për 5 minuta dhe më pas e largojmë nga zjarri dhe shtojmë kripë, piper, një lugë ajkë dhe një vezë të rrahur. E përziejmë mirë dhe e lemë të ftohet.
Ndërkohë pastrojmë fletët e lakrës nga denjtë. Vendosim nga një lugë mbushje me mish të grirë dhe mbështjellim sarmat duke i vendosur në rradhë në një tenxhere ku kemi shtuar si bazë disa fletë lakre.
Presim domatet në copa të vogla dhe i vendosim në zjarr për t’u vluar së bashku me 1 qepë të prerë në disa pjesë, 1 spec dhe majdanoz të grirë. Më pas kullojmë buljonin, I shtojmë pak yndyrë dhe vegetë dhe e hedhim mbi sarmat. I mbulojmë në fund sarmat me disa fletë lakre dhe një pjatë. Vendosim kapakun dhe i lemë të ziejnë në zjarr të ulët për 1 orë e gjysëm – 2 orë.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e premte 5 nëntor 2021
Titujt e gazetave për sot, nga Kushtetuesja vulos "30 qershorin" te entuziasmi i vetmuar i Sali Berishës e deri tek boksieri Alban Beqiri hero në mes të Serbisë.
-
VIDEO
Edi Rama, rikthim në Beograd
Emisioni Repolitix trajtoi nismën e Open Balkan. Intervista me kryeministrin Edi Rama nga Beogradi. Cilat janë përfitimet nga Open Balkan? Kryeministri Rama flet dhe për zhvillimet e brendshme në Shqipëri. Ftesa e bashkëpunimit për Lulzim Bashën dhe për cfarë nuk është e gatshme PS të pranojë kushtin e PD ? Cfarë do të ndodhë për zgjedhjen e presidentit të ri?
-
VIDEO
‘Presidenti i ri? Rama: Kushdo të jetë, do jetë më i mirë se Meta
Kur vjen puna te Presidenti i ri, Rama është i gatshëm sërish ta diskutojë me opozitën, por cilido qoftë emri i propozuar, kryeministri është i bindur se punën do ta bëjë më mirë se Ilir Meta.
“Nuk ka një emër, por çdo gjë do përpiqemi ta shtrojmë për diskutim me opozitën dhe më pas me shqiptarët .Kushdo qoftë nëse flet mirë shqip, e bën punën më mirë se Ilir Meta”