• VIDEO

    Parcela me 503 rrënjë kanabis zbulon bashkëpunimin polici-trafikantë! Arrestohet kryeplaku dhe ish shefi i krimeve në Përmet! Pezullohet shefi i komisariatit

    Një parcelë me 503 rrënjë kanabis në fshatin Frashër të Përmetit, ka zbuluar zinxhirin e bashkëpunimit mes trafikantëve dhe disa efektivëve të policisë së Përmetit. Pas hetimeve dy mujore për këtë parcelë kanabisi, janë vënë në pranga kryeplaku i fshatit Frashër dhe ish shefi i krimeve Shpëtim Makashin.

  • VIDEO

    COVID-19/ Nis sot vaksinimi me dozën e tretë të personave mbi 60-vjeç! Ftohen për vaksinim edhe fëmijët mbi 16 vjeç dhe mbi 12 vjeçarët me sëmundje kronike

    Ka nisur sot aplikimi i dozave të treta të vaksinës së koronavirusit për personat mbi 60-vjeç, për të ofruar një mbrojtje më të plotë ndaj virusit të rrezikshëm. Vaksinimi me dozat e treta do të bëhet kryesisht me të njëjtën vaksinë, por mund të ketë edhe alternime.

    Po ashtu, nga sot, ftohen të vaksinohen edhe fëmijët mbi 16 vjeç dhe ata 12-15 vjeç që vuajnë nga sëmundje me ulje të imunitetit. Vaksinimi i fëmijëve do të bëhet me lejen e prindërve.

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Sallatë me kungulleshka dhe nenexhik

    SALLATË ME KUNGULLESHKA DHE NENEXHIK 

    Përbërësit:

    400 gr kungulleshka 

    150 lakër e kuqe (radicchio)

    1 tufë nenexhik

    60 ml vaj ulliri  (4 lgj)

    1 thelpi hudhër 

    Kripë, piper 

    Përgatitja:

    Fillimisht ngrohim vajin e ullirit në një tigan dhe e lemë të aromatizohet për 30 minuta me 1 thelpi hudhër të pa qëruar dhe me gjethe nenexhiku. Vendosim lakrën e kuqe në pjatancë,  shtojmë kungullin të prerë në shkopinj (pa pjesën e farëzave) dhe sipër shtojmë vajin e aromatizuar,  kripë e piper.

     

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Çervish tradicional me mish pule/ Mollë të skuqura si petulla

    ÇERVISH TRADICIONAL ME MISH PULE (Receta e vjetër e gjysheve me super shije)

    Përbërësit:

    4-5 kofsha pule

    6-7 lgj miell 

    2 lgj kos

    1 lugë e mesme vegetë

    1 lugë e mesme piper i kuq

    3 thelpinj hudhër

    Lëng pule

    Kripë

    Përgatitja:

    Skuqim miellin në një tigan me lugë druri derisa të marrë një ngjyrë të errët dhe të shkëputet nga tigani. Shtojmë vegetën dhe piper të kuq, i përziejmë mirë dhe më pas shtojmë lëngun e pulës, të cilin e marrim pasi ziejmë kofshët me pak kripë. Vazhdojmë trazimin duke shtuar herë pas here lëng pule. Në fund, pasi masa të bëhet kremoze shtojmë përsëri pak piper të kuq. 

    Çervishin e përgatitur e hedhim në një tavë, vendosim kofshat e pulës. Trazojmë pak vaj me piper të kuq dhe e hedhim mbi kofshat e pulës. Vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 15-20 minuta. 

    MOLLË TË SKUQURA SI PETULLA

    2 mollë jeshile

    2 lgj miell

    5 lgj ujë

    1 majë luge pluhur pjekës 

    1 vezë 

    1/2 lç kanellë

    Vaj për skuqje

    Mjaltë

    Përgatitja

    Presim mollët në feta të rrumbullakëta. Përziejmë mirë në një tas miellin me ujë, vezë, fryrës dhe kanellë. Lyejmë fetat e mollëve dhe i zhysim një e nga një në vaj shumë të nxehtë. I vendosim më pas në letër kuzhine për të përthithur vajin dhe i servirim duke i shtuar sipër mjaltë. 

     

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e hënë 1 nëntor 2021

    Titujt e gazetave për sot, nga plani i qeverisë për rritjen e pensioneve te prapaskenat e "Kuvendit" të Sali Berishës e deri tek PS-PD drejt konsensusit për ndryshimet kushtetuese.

  • VIDEO

    Rruga Egnatia në Fushë Buall

    Lutfi Lala sjell në kujtesë karvanet e ushtrisë romake që ka kaluar në fushatat e saj ndanë fshatit Fushë Buall. Plus investimet e pushtetit vendor për ngritjen e njën prite mbrojtëse nga ujrat e lumit Gostimë.

  • VIDEO

    Fshati Fushë Buall, historia

    Lutfi Lala, nënkryetar I këshillit të qarkut Elbasan, Dulah Kalia dhe Jonuz Beqiri, banorë të fshatit, flasin mbi historinë e lashtë të fshatit Fush Buall, ndanë të cilit kalon dhe rruga e vjetër Egnatia.

  • VIDEO

    Fushë Bualli ndanë rrugës Egnatia

    Veri Jug ka udhëtuar në trevën e Elbasanit, me destinacion fshatin Fush Buall, një fshat mes malesh, 400 metra mbi nivelin e detit. Jeta në këtë fshat që e ka marë emrin nga buajt shtëpiakë qysh prej kohëve të lashta dhe që qëndron ndanë rrugës Egnatia, një rrugë me histori të madhe. Udhërrëfyes në udhëtimin tonë është Lutfi Lala, nënkryetar I këshillit të qarkut të Elbasanit, I cili na sjell në lagjet e reja të fshatit, ngritur pas viteve 2000 në një amfitetar gjigand natyror, mbi kodrat e kodrat e fshatit. Shqetësimi I banorëve të fshatit, mungesa e një rruge që lidh Fushë Buallin me Shushicën. Ndiqni reportazhin “ Fushë Bualli ndanë rrugës Egnatia” realizuar nga moderatori I emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa

  • VIDEO

    Shtëpitë e reja në Fushë Buall

    Shefki Beqiri, banor I vjetër autokton në një lagje të re në Fushë Buall dhe mjeshtër në fushën e ndërtimit të shtëpive, flet për jetesën në fshat, ekonominë e familjes dhe vilën që ka ndërtuar pas vitit 2010.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e shtunë 30 tetor 2021

    Titujt e gazetave për sot, nga taksat e reja që do rrisin tatimin për gazin te Rama kritika kryebashkiakëve për ujësjellësit e deri tek 90 vjetori i një eruditi.

  • VIDEO

    Ditëlindja e PD, Berisha njofton kuvendin më 11 dhjetor

    A do te mblidhet Kuvendi Kombetar i PD ne daten e themelimit te kesaj force politike me 11 dhjetor?? 31 vite me pas serish Sali Berisha kerkon mbledhjen e struktures me te rendesishme te PD, pasi deklaroi se do te kandidoje per drejtimin e PD… Kryetari i PD Lulzim Basha ka deklaruar me heret se nuk do te kete mbledhje te strukturave sic eshte Kuvendi… Cfare formati do te kete ky Kuvend dhe cfare do te prodhoje ? Ne nje debat Pa Protokoll me Luan Baçi, Rudina Hajdari, Endira Bushati, Aulon Bej Kalaja, Indrit Vokshi

  • VIDEO

    Vajza që luan në sfond...detaji i veçantë në intervistën e Rudina Hajdari në 'Pa Protokoll'

    Rudina Hajdari ishte e ftuar me 'Skype' nga SHBA-ja në emisionin 'Pa protokoll' në report Tv. Megjithatë, një detaj shumë i bukur i kësaj interviste, ishin zërat e vajzës së saj pas gjatë gjihë kohës. 

    Gjatë gjithë intervistës, ajo dëgjohet teksa luan në sfond, e pa shqetësuar se mami i saj po bënte një intervistë. 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv