Gatime nga zonja Albana, Byrek me qumësht dhe gjizë që shkrihet në gojë

25 Nëntor 2021, 10:08

Byrek me qumësht dhe gjizë që shkrihet në gojë

Përbërësit:

500 gr peta të gatshme

200 ml qumësht

100 ml vaj

100 ml ujë

1 vezë

300 gr gjizë

1 lugë kafeje kripë

1 lugë gjelle gjalpë

Përgatitja:

Në një tas hedhim qumështin, vajin, ujin, vezën, kripën dhe gjizën dhe i përziejmë mirë.

Lyejmë një tepsi me vaj duke kaluar dhe qoshet me një furçë dhe vendosim një letër pjekje. Mbi letrën e pjekjes vendosim copëza gjalpë duke i shpërndarë mirë në të gjithë sipërfaqen e tavës. Tre petët e para i vendosim në drejtim të kundërt nga njëra tjetra duke lenë gjysmat e tyre jashtë tavës. Hedhim me garuzhde pak nga masa e trazuar me qumësht, gjizë dhe vezë. Më pas vendosim petët dy e nga dy të rrudhosura duke i spërkatur mirë me qumështin me vezë. Kthejmë pjesët anësore brenda në tavë dhe pjesën e mbetur të qumështit me vezë e hedhim mbi byrek.

E vendosim byrekun të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 25 minuta. Pas këtij minutazhi e nxjerrim byrekun nga furra dhe e kthejmë në një tepsi tjetër dhe e vendosim në furrë të piqet dhe nga ana tjetër për rreth 10 minuta.