Babai i tregon live divorcin me nënën,i riu preket dhe ka një mesazh

24 Nëntor 2021, 18:52

Ky është Mateus 29-vjeçar, i cili është në kërkim të nënës së tij Albana Demollari, e cila i mungon prej vitesh. Ajo humbi gjurmët më 21 tetor të vitit 2001. Prindërit emigruan që herët drejt tokës helene, në vitin 1992, ndërsa djali u rrit nga gjyshërit. 7 vite më pas cifti Edmond dhe Albana Ymeri nga Korça vendosën të marin të birin për t’u bashkuar në Metamorfosi, një fshat në periferi në Athinës ku ata jetonin. Pak kohë jetoi me prindërit, kur Mateus u kthye sërish në atdhe. Me kthimin në Shqipëri një 12-vjecar në atë kohë ai do ta humbiste përgjithnjë nënën. Albana e cila në Greqi njihej si Irini Ymeri bën telefonatën e fundit me të motrën ku i kërkon të birin, një telefonatë e shkurtër nga ku i uroi suksese në shkollë. Mateus përfundoi tek gjyshërit të cilët u kujdesën ta rrisnin vetë, në kushtet kur nëna nuk u bë me gjallë dhe babai krijoi një jetë tjetër. Për djalin ka qenë gjithnjë e vështirë jeta pa ngrohtësinë e prindërve, ku përvec plagëve që la tek ai emigrimi i prindërve, ai vuan mungesën e gjatë të nënës së tij. Sot është baba i dy fëmijëve, ndërsa emrin e saj ia ka vendosur vajzës së vogël. Malli përvëlon familjarët, pasi për 49-vjecaren Albana Demollari, nuk kanë mundur të mësojnë asgjë. Nënë Dallëndyshja i drejtohet të bijës me një mesazh zemre, duke iu drejtuar me një apel, me shpresën se ajo do t’ia dësgjojë këtë thirrje nga shpirti.