Gatime nga zonja Albana, Pasha Çorba, supa tradicionale turke

25 Nëntor 2021, 10:30 | Përditesimi i fundit: 2021-11-25 10:32:58

Pasha Çorba, supa tradicionale turke

Përbërësit:

3-4 kofsha pule 

1 qepë

2 karrota

1 thelpi hudhër

pak majdanoz

1 filxhan makarona supe

1 lugë gjalp

1 lugë vaj ulliri

2 lugë miell

Kripë

ujë i ngrohtë

Përgatitja:

Fillimisht lajmë kofshat e pulës dhe i vendosim për ti zjerë. Më pas presim qepën në kubikë të vegjël, grijmë karrotat në rende, grijmë majdanozin, qërojmë hudhrën dhe fillojmë ti gatujmë në tigan. Në një tigan hedhim një lugë gjelle gjalp dhe vaj ulliri më pas hedhim një thelpi hudhër qepën e grirë dhe karrotat I kaurdisim pak dhe I hedhim dy lugë miell. Më pas hedhim ujë të ngrohtë pak nga pak dhe e përziejmë me lugë, pasi e lëmë pak hedhim lëngun e mishit të pulës pak kripë dhe mishin e pulës të cilin e kemi coptuar më parë. E spërkasim me majdanoz dhe është gati për tu servirur.