-
VIDEO
Diola Dosti: ‘Si rrezikova jetën pas mbajtjes së dietës drastike’
Nutricionistja Diola Dosti në emisionin ‘Rreze Dielli” rrëfen eksperiencën e saj personale me dietat drastike të cilat I dëmtuan rëndë shëndetin dhe jep një mesazh shumë të rëndësishëm për vajzat e reja.
-
VIDEO
‘Jo Dietë’ si funksionojnë planet nutricionale online
Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ nutricionistja Diola Dosti tregon gjithcka që duhet të dini për dietat, dëmet e tyre dhe mënyra e re për të marrë dieta online.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Byrek i ëmbël me kungull dimri
BYREK I ËMBËL ME KUNGULL DIMRI
Përbërësit:
Për brumin:
500 gr miell
1 lç kripë
½ lç sheqer
1 e verdhë veze
1 lugë kafeje vaj
Ujë
Niseshte për hapjen e peteve
Për mbushjen:
1 kungull dimri të vogël
2-3 kokrra vezë
70 gr gjalpë
1 filxhan çaji qumësht
1 filxhan çaji sheqer
1 lugë kafeje kanellë
½ lugë kafeje sheqer vanilje
Pak miell
Pak vaj vegjetal
Përgatitja:
Fillimisht përgatisim brumin. Vendosim në një tas miellin, bëjmë një hapësirë në qendër ku shtojmë kripë, sheqer, vezë, vaj dhe ujë sa të marrë brumi për t’u zënë. E punojmë mirë brumin derisa të mos ngjitet në duar. E mbulojmë me pecetë dhe e lemë të pushojë për rreth 1 orë.
Ndërkohë përgatisim mbushjen. Grijmë në rende kungullin dhe e kullojmë. E kalojmë në tigan ku kemi shkrirë gjalpin. Vendosim pak qumësht, shtojmë sheqerin, kanellën dhe vaniljen. E trazojmë mirë, e largojmë tiganin nga nxehtësia dhe hedhim vezët. Nëse shikojmë që masa është e lëngësht hedhim 1 lugë miell. Masën e përgatitur e lemë që të ftohet plotësisht.
Hapim petët e byrekut duke i spërkatur me pak niseshte. Vendosim në tavë disa petë i spërkasim me pak gjalpë, hedhim mbushjen dhe sërish petë. Këtë byrek mund t’a bëjmë me 1 ose 2 shtresa mbushje. E vendosim byrekun të piqet në furrë të parangrohur në 180 gradë Celsius për 35-40 minuta.
Pasi të jetë gati e lemë të ftohet dhe më pas e presim.
-
VIDEO
Mblidhet Kryesia e PS, Gjiknuri: Zgjedhje të pjesshme vendore? Presim dekretin e Presidentit pas vendimit të Kushtetueses! Gati për komisionin për 'Zgjedhoren'
TIRANË-Kryeministri Rama prej orës 08:00 mblodhi Kryesinë e PS në selinë rozë. Për Partinë Socialiste pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet vendore të vitit 2019, do të pritej një datë nga ana e Metës brenda 45 ditësh. Deklarata është bërë nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, pas mbledhjes së Kryesisë së kësaj force politike.
-
VIDEO
Blenë zjarrfikëse jashtë funksionit, abuzim me tenderin 7 mln lekë! SPAK arreston 6 zyrtarë të Bashkisë Durrës dhe 3 punonjës të kompanive private! Në detyrim paraqitje pronarja e kompanisë!
Abuzim me tenderin 7 mln lekë për një zjarrfikëse që s'funksionoi kurrë, SPAK arreston 6 zyrtarë të Bashkisë Durrës dhe 3 punonjës të kompanive private, një në detyrim paraqitje. Nën hetim penal nga SPAK janë edhe shoqëritë private që u përfshinë në tender R & R Group sh.p.k., Klosi – R Company sh.p.k. dhe Ra – Mi Kompani sh.p.k. pasi akuzohen për falsifikim dokumentesh përsa i përket procedurave të tjera të prokurimit ku këto subjekte kanë qenë pjesëmarrëse.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e premte 29 tetor 2021
Titujt e gazetave për sot, nga Basha sfidon Metën, Ramën dhe Berishën te sherr në Kuvend e deri tek krijuam antisocialin.
-
VIDEO
Anëtari i grupimit për PD zbulon në 'Repolitix' hapat që do ndjekë Berisha për të rimarrë partinë: Referendum demokratëve 'a e mbështesni Bashën?'
TIRANË- Anëtari i Grupimit për PD-në, Bislim Ahmetaj ka deklaruar se Sali Berisha ka mbledhur 4500 firma nga 7000 delegatë, teksa në 'Repolitix' ka zbardhur edhe hapat që pritet të ndjekë për t'i marrë partinë Lulzim Bashës.
Përballë gazetarit Denis Minga, Ahmetaj tha se do demokratët do i nënshtrohen një referendumi që do të tregojë se sa e ka mbështetjen e bazës Lulzim Basha.
-
VIDEO
‘S’e dashurova kurrë në 35 vite martesë,ai ishte...vajzën e lashë në jetimore’
Flora Zavalina është një 50-vjecare me banim në Berat të cilën pengu i 35 viteve më parë e kthen pas në kohë. Ishte një 15-vjecare asokohe kur nga një lidhje dashurie sjell në jetë vajzën, e cila e bëri për herë të parë nënë, por 2 muaj më pas nënë e bij detyrohen që të ndahen përfundimisht. Gjithcka nisi kur Flora, e cila jetonte në Elbasan njihet një 20-vjecar nga Pogradeci, i cili kishte shkuar në Elbasan për të kryer ushtrinë. Ajo nuk do ta kishte besuar kurrë se djali me të cilin ran ë dashuri ishte i fejuar. Një vit më pas Flora mbetet shtatzënë, shtatzani e cila jo vetëm nuk u prit mirë nga partneri i saj, por krijoi një marrëdhënie të tensionuar edhe me familjen me vajzës. Pavarësisht braktisjes nga babai, Flora vendosi ta mbajë fëmijën e saj që priste të vinte në jetë. Eva Zavalina u lind në qershot të vitit 1986. Familjarët e izoluan për tre muaj të bijën për shkak të mentalitetit, ndërsa ajo u detyrua që vajzën t’ia dorëzojë institucionit.Jeta nuk do të ishte më e njëjtë për vajzën e cila u bë nënë në moshë fare të re. Ky peng e përnoqi gjuthë jetën, ndërsa gabimi I së shkuarës u pasua nga një tjetër. Vula e turpit që la në gfamilje e detyroi Florën të marr një tjetër vendim. Të rimartohet me një një tjetër djalë nga qytetit i Beratit, për të cilin zbuloi se kishte probleme të shëndetit mendor. Iu nënshtrua fatit që i ra dhe sot është nënën e tre fëmijëve, të cilët janë për të mbështetja e saj më e madhe në kërkim të motrës.
-
VIDEO
‘14 vjeçe mbeta shtatzënë me ushtarin’/ Gruaja nga Berati tregon torturat deri në izolim
Flora Zavalina është një 50-vjecare me banim në Berat të cilën pengu i 35 viteve më parë e kthen pas në kohë. Ishte një 15-vjecare asokohe kur nga një lidhje dashurie sjell në jetë vajzën, e cila e bëri për herë të parë nënë, por 2 muaj më pas nënë e bij detyrohen që të ndahen përfundimisht. Gjithcka nisi kur Flora, e cila jetonte në Elbasan njihet një 20-vjecar nga Pogradeci, i cili kishte shkuar në Elbasan për të kryer ushtrinë. Ajo nuk do ta kishte besuar kurrë se djali me të cilin ran ë dashuri ishte i fejuar. Një vit më pas Flora mbetet shtatzënë, shtatzani e cila jo vetëm nuk u prit mirë nga partneri i saj, por krijoi një marrëdhënie të tensionuar edhe me familjen me vajzës. Pavarësisht braktisjes nga babai, Flora vendosi ta mbajë fëmijën e saj që priste të vinte në jetë. Eva Zavalina u lind në qershot të vitit 1986. Familjarët e izoluan për tre muaj të bijën për shkak të mentalitetit, ndërsa ajo u detyrua që vajzën t’ia dorëzojë institucionit.Jeta nuk do të ishte më e njëjtë për vajzën e cila u bë nënë në moshë fare të re. Ky peng e përnoqi gjuthë jetën, ndërsa gabimi I së shkuarës u pasua nga një tjetër. Vula e turpit që la në gfamilje e detyroi Florën të marr një tjetër vendim. Të rimartohet me një një tjetër djalë nga qytetit i Beratit, për të cilin zbuloi se kishte probleme të shëndetit mendor. Iu nënshtrua fatit që i ra dhe sot është nënën e tre fëmijëve, të cilët janë për të mbështetja e saj më e madhe në kërkim të motrës.
-
VIDEO
'Trekëndëshi Bermudës Berisha-Rama-Meta', Klosi në 'Repolitix': Basha po bën të 'fortin'! Ahmetaj: U zgjua nga gjumi i gjatë! Karaj: Tregon se aleanca PD-LSI s'ka qenë e sinqertë
TIRANË- 'Trekëndëshi Bermudës', Sali Berisha, Edi Rama dhe Ilir Meta, i përmendur sot për herë të parë nga Lulzim Basha, për analistët në 'Repolitix' në Report TV të gazetarit Denis Minga, nuk ka qenë një rastësi.
Për ish-kreun e SHISH, Fatos Klosi, me këtë krahasim, Basha ka dashur që të tregojë se ai është "ndryshe" nga kjo treshe.
-
VIDEO
Festa e ‘JO-së’ greke, Klosi në Repolitix: Aktivitete të tilla duhet të zhvillohen sipas protokolleve të shtetit shqiptar! Prapavija e tyre është marrja e jugut, ëndrra 100-vjeçare e Greqisë
Për ish kreun e SHISH, Fatos Klosi festa e ‘JO-së’ greke duhet të zhvillohet në tokën tonë sipas protokolleve të shtetit shqiptarë dhe jo atyre greke siç është zhvilluar sot dhe për vite me radhë në të kaluarën. Klosi tha në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, se ka qenë ëndrra e Greqisë të marrë territorin jugor të vendit tonë.
-
VIDEO
Ekzekutimi i Demir Backës në Fier, Shtëmbari: Ende asnjë i dyshuar, po hetohet në disa pista, konkurrenca në biznes më e forta
Teksa kanë kaluar 3 ditë nga ekzekutimi i Demir Backës në Fier, ende nuk ka një autor të dyshuar për ngjarjen. Josif Shtëmbari, shef sektori në Drejtorinë e krimeve të rënda në Policinë e Shtetit, thotë në Report Tv se ende nuk mund të flitet për autorë të dyshuar dhe janë disa pista të cilat po ndiqen.
"Në lidhje me autorët në Fier po punohet intensivisht, janë caktuar grupe ekspertësh, bashkë me prokurorinë dhe Institutin e Policisë Shkencore. Ende nuk mund të flasim për autorë të dyshuar, derisa të provohen me prova të pakundërshtueshme. Jemi në gjurmët e autorëve të dyshuar, por nuk jemi tek provat konkrete. Kemi shoqëruar 17 persona për ngjarjen që po kalojnë në sitë të gjithë. Për Fierin po hetojmë në disa pista. E para në marrëdhëniet në komunitet, konfliktet në shoqëri e miqësi, aktiviteti i biznesit, dhe rrethana të tjera. Por më shumë po punohet për konkurrencën e biznesit dhe shoqëritë që ka pasur më përpara. Ka qenë me nipin. Kur ka shkuar të makina një makinë tjetër ka ardhur dhe ka qëlluar. Në ngjarje të kësaj kategorie grumbullohen të gjitha provat dhe informacionet. Për më tepër janë kamerat që fokusohen më shumë. Është qëlluar nga dera e pasme e makinës në parkingun e qendrës tregtare. Policia merr informacione nga të gjitha drejtimet", tha ai.
Ndërkohë që i pyetur për shoqërimin e personazhit Arben Isufi, të quajtur ndryshe Ben Qimja, Shtëmbari thotë se duhet të jetë i shoqëruar për verifikim të informacioneve.
"Thuhet se kanë pasur më parë një konflikt, por vërtetimi duhet pritur", nënvizon eksperti.
Në vrasjen e Demir Backës dyshohet se kanë marrë pjesë qitës profesionistë nga qyteti i Vlorës, pasi është provuar se autorët kanë ardhur në Fier nga Vlora dhe janë kthyer sërish në Vlorë.
57 vjecari, ndonëse nuk ndërroi jetë në vend, nuk mundi t’i mbijetojë mbi 15 plumbave në drejtim të tij dhe humbi jetën rrugës për spital.
2 autorët qëlluan Demir Baçkën nga një makinë tip Benz, në lëvizje, me targa kosovare. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, në anën tjetër të qytetit, një mjet po Benz u gjet totalisht i djegur, ndërsa mendohet se u përdor nga autorët e ngjarjes e më pas u braktis dhe iu vu zjarri për të humbur gjurmët.