• VIDEO

    Ushqimet për të forcuar sistemin tuaj imunitar si dhe për të shmangur gripin

    Nutricionistja Rolina Naço e ftuar në emisionin ‘’Rreze Dielli” në Report Tv tregon ushqimet dhe recetat për të forcuar sistemin imunitar.

  • VIDEO

    Zahiretë e dimrit/ Lakër dhe domate turshi për 5 minuta nga zonja Albana

    Zonja Albana sjell versionin më të shpejtë dhe të thjeshtë të zahireve, këtë episode sjell lakrën dhe domatet turshi.

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Qofte me salcë të kuqe

    QOFTE ME SALCE TE KUQE

    Përbërësit:

    300-400 gr mish të grirë

    2 qepë të thata

    3-4 thelpinj hudhër

    2 feta bukë

    1 kokërr vezë

    ½ tufë majdanoz

    ½ tufë koper

    2-3 domate

    1 lgj salcë domate

    2 lgj uthull

    1 lgj miell

    Vaj ulliri

    Spec djegës

    Gjethe dafine

    Kripë, piper i zi

    Përgatitja:

    Fillimisht përgatisim qoftet. Bashkojmë mishin e grirë me qepën e grirë imët, vezën, fetat e bukës, majdanozin, koperën, specin djegës, kripën, piperin e zi, vajin e ullirit dhe uthullën (1 lugë). E punojmë mirë brumin e qofteve, e lemë të pushojë pak dhe më pas skuqim qoftet në tigan ose në furrë.

    Ndërkohë përgatisim salcën e kuqe. Kaurdisim fillimisht qepën dhe pasi të marrë ngjyrë të kuqerremtë shtojmë domatet e grira në rende së bashku me 1 lugë gjelle salcë domate. Rregullojmë shijen me kripë, piper, pak sheqer, pak uthull, hudhra të shtypura dhe 1 gjethe dafine. E lemë salcën të marrë valë dhe nëse shikojmë që është pak e hollë shtojmë pak miell.

    Në fund të procesit të gatimit vendosim qoftet e skuqura në salcën e kuqe. Qoftet me salcë mund t’i përgatisim dhe direkt në furrë.

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Kek me miell misri me sherbet

    KEK ME MIELL MISRI ME SHERBET

    Përbërësit:

    2 filxhan çaji miell misri i hollë

    1 filxhan çaji miell misri i trashë

    ½ filxhan çaji sheqer

    1 zarf fryrës ëmbëlsirash

    ½ lugë kafeje sodë

    ½ filxhan çaji lëng portokalli

    1 filxhan çaji vaj misri

    ½ filxhan ujë

    2 limona (lëkura)

    Vanilje

    Pak kripë

     

    Për sherbetin:

    2 ½ filxhanë ujë

    3 filxhanë sheqer

    Lëngu i 2 limonave

    Lëkura e 1 limoni

    Përgatitja:

    Në një enë hedhim lëngun e portokallit, ujin, vajin, fryrësin, sodën e bukës, vaniljen, sheqerin dhe pak kripë. I trazojmë mirë të gjithë përbërësit me telin e kuzhinës dhe më pas shtojmë lëkurën e grirë të limonave dhe miellin e misrit të hollë të trazuar me miellin e misrit të trashë. E trazojmë mirë brumin e kekut dhe e vendosim në një tavë të lyer me pak vaj. E lemë të pushojë për rreth 1 orë në mënyrë që mielli i misrit të përthithë lëngjet. Më pas e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 170 gradë Celsius për 50 minuta (në skarën e poshtme) derisa të krijojë sipërfaqe të kuqerremtë.

    Pasi keku të jetë pjekur e lemë të ftohet dhe më pas e sherbetosim (sherbeti duhet të jetë i nxehtë dhe keku i ftohtë).

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e mërkurë 27 tetor 2021

    Titujt e gazetave për sot, nga Berisha vetëshpallet kandidat për kreun e PD te një taktikë kriminale e deri tek tension te Partizani e Tirana e pamposhtur.

  • VIDEO

    REP-POP/ Kanë performuar me barkun e rrumbullakosur ne skenë, gra në Hollywood që i kanë falur vetes një kujtim të paharruar

    Thonë se për një grua periudha më e bukur në jetën e saj është ajo e shtatzënisë. Por të jesh grua, do të thotë jesh shumë gjëra!

    Një mami, një bashkëshorte dhe një profesioniste e mirë. Shumë nga gratë e Hollywoodit, kanë rastisur gjatë një pune të rëndësishme të jenë shtatzëna. Shumë prej këngëtareve kanë performuar me barkun e rrumbullakosur, ndërsa disa prej aktoreve kanë qenë protagoniste të filmave dhe i është dashur ta fshehin atë.

  • VIDEO

    Berisha sfidon SHBA-në, po tani çdo të ndodhë me PD-në?

    Emisioni Repolitix trajtoi situatën në PD pas foltores së Sali Berishës nga Kavaja ku ish-lideri demokrat sfidoi SHBA. Berisha deklaroi se padia e tij ndaj Blinken është pranuar nga gjykata e Parisit ndërsa sfidoi sekretarin e Shtetit të sillte prova në gjykatë. Çdo të ndodhë me PD ndërsa Berisha paralajmëroi rikthimin në krye të partisë? Të ftuar në studio Arben Meçaj, Keltis Kruja, Arben Skënderi dhe Plator Nesturi.

  • VIDEO

    Berisha sfidoi Blinken, ish-deputeti i PD-së në Repolitix: Pranimi në gjykatë i padisë fitore e ish-kryeministrit! Analisti Meçe: Në çdo vend pranohen çështjet, e ka shkelur demokracinë me '15 këmbë'

    Sali Berisha tha sot nga Kavaja se gjykata e Parisit ka pranuar padinë e tij kundër sekretarit amerikan Antony Blinken për shpifje. I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, ish-deputeti demokrat Keltis Kruja tha se kjo është një lloj fitoreje nga ana e Berishës. Kruja tha se Berisha ka zgjedhur rrugën e drejtë ligjore për të faktuar të vërtetën e tij.

    ‘Është një luftë politike mes Bashës dhe Berishës dhe kjo duket qartë. Për mendimin tim Berisha ka zgjedhur një rrugë që është rruga më normale që mund të zgjedhje një njeri. Nuk ka zgjedhur që të përgjigje as më lëvizje e me ngritje turmash, por me rrugë ligjore. Zgjedhja e Sali Berishës, që gjyqtari ka pranuar kërkesën është një lloj fitoreje e Berishës sa i përket çështjes së tij personale. Kushdo që të ishte do t’i ftonte ato që të paraqiste faktet. Franca ka një traditë për të tilla procese. Berisha po merr ato që i takojnë në PD, po i kthen dinjitetin e PD-së. Ai po artikulon disa gjëra që gjithë anëtarësia e PD-së do t’i dëgjojë.’- u shpreh Kruja.

  • VIDEO

    I humbur prej vitesh, mbahet peng në një fshat të Vlorës/ Kush është burri me mjekër?

    ‘Pa Gjurmë’ shfaq ekskulizivisht pamjet e një bariu të paidentifikuar në fshtain Vajzë të qytetit të Vlorës. Dyshohet për këngëtarin e muzikës popullore Seit Hysa, i cili u zhduk në maj të vitit 2011 nga Tirana. Nikolin Hysa, vëllai i të humburit, ishte në studio dhe ndoqi live intervistën. Fatkeqësisht nuk mundi ta identifikojë nëse ishte Seit Hysa, apo ndonjë person tjetër.

  • VIDEO

    Ekskluzivisht publikohen pamjet e burrit të marr peng, i humbur për familjen

    ‘Pa Gjurmë’ shfaq ekskulizivisht pamjet e një bariu të paidentifikuar në fshtain Vajzë të qytetit të Vlorës. Dyshohet për këngëtarin e muzikës popullore Seit Hysa, i cili u zhduk në maj të vitit 2011 nga Tirana. Nikolin Hysa, vëllai i të humburit, ishte në studio dhe ndoqi live intervistën. Fatkeqësisht nuk mundi ta identifikojë nëse ishte Seit Hysa, apo ndonjë person tjetër.Pas 3 sezonesh, kur rasti i këngëtarit të muzikës popullore, Seit Hysa u trajtua në emisionin investigativ ‘Pa Gjurmë’ në Report TV, mbërrin një telefonatë nga një banor i fshatit Vajzë. Dëshmitari pasi kishte parë pasaportën televizive të publikuar të Seit Hysës, pretendonte se e kishte takuar në fshatin ku banonte, në një stan majë kodrës, ku edhe punonte si bari dhënsh. Stafi udhëtoi drejt fshatit, ku takoi nga afër banorin. Ai dha shumë informacione që kishin të bënin me bariun anonim, informacione që përkonin dhe me të dhënat reale të 70- vjeccarit Seitit Hysa. “Unë kam vite që e kam parë në fashtin tim. Ai është i moshuar dhe mund të jetë rreth 70 vjecc. Ka probleme me shëndetin mendor. Njëherë tregon se quhet Thoma, një herë tjetër thotë emër tjetër. Ai më ka treguar se vendlindjen e ka në Berat është nga Lapardhaja dhe është i divorcuar”, - u shpreh dëshmitari para kamerave. Gazetari i tregon edhe foton e Seit Hysës, një foto ku ai ka qënë 47 vjecc, dhe vështirësia është me e madhe për ta dalluar pas afro 25 vitesh. “Ky mavria është mo ky. Tek sytë ngjan shumë. Unë jam i sigurt që është ai. Atë e mban peng pronari, dhe ai e shfrytëzon për punët e blegtorisë. Më vjen keq që këtu në fshat këmi një bari të paidentifikuar, ndaj u lidha me emisioni ‘Pa Gjurmë’”. Stafi i Report Tv qendroi me orë të tëra në kodrat e fshatit derisa mbërriti i moshuari, i cili pranoi të fliste dhe gjatë intervistës dha të tjera të dhëna për veten e tij.“Unë quhem Myqerem Pasha me dokument. Jam nga një fshat i Fierit. Punoj këtu dhe nuk kam kontakte me familjen, as me një prej tyre. Me gruan jam ndarë prej vitesh me gjyq”, u shpreh bariu. Teksa gazetari i tregon foton e Seit Hysës, ai e mohon të jetë vetë ai. Pas shumë pyetjeve, i moshuari që shfaq edhe probleme të shëndetit mendor këmbëngul që qyhet Myqerem dhe se ka bërë shaka me banorët e zonës që ka thënë se quhet Thoma. Intervistën e ndoqi “live” nga studio, Nikolin Hysa, vëllai i Seit Hysës. I emocionuar dhe i shtangur, ai nuk arriti dot ta njohë, nëse ishte Seiti apo kishim të bënim me një person tjetër.“Nuk di ccfarë të them. Unë pas kaq vitesh nuk e njoh më vëllain tim. E pashë me vëmëndje videon, më duket si ai. Disa të dhëna përkojnë, disa jo. Nuk di ccfarë të them, ai mund të ketë përfundur vërtet kështu pas 11-vitesh zhdukje. Unë dua të denonoj, personin që e mban dhe e shfrytëzon. Edhe nëse nuk është vëllai im, është një tjetër i humbur fatkeq”, u shpreh vëllai i Seit Hysës. Moderatorja e programit, Odeta Dume, i bëri thirrje publikut për ndihmë. Kush e njeh këtë person është i lutur të lidhet me ‘Pa Gjurmë’. Misioni do vazhdojë sërisht nesër, pasi stafi do të udhëtojë sërish drejt fshatit Vajzë, por këtë herë të shoqëruar edhe nga vëllai i të humburit.

  • VIDEO

    Vetingu i politikanëve, debati në Report Tv! Ristani: Organet janë, por mungon vullneti! Propozimi i PD s’ndryshon asgjë! Lisandër Hoxha: Basha preket i pari

    Propozimet e PD për ndryshimet kushtetuese për vetingun e politikanëve nuk janë përkrahur nga ish deputeti i PD, Arben Ristani dhe ish nënkryetari i FRPD, Lisandër Hoxha, të cilët i cilësojnë atë si paçavure, që shkatërron ndarjen e pushteteve.

    Të ftuar në Report Tv, Arben Ristani th se duhet veting i politikanëve, por jo nga SPAK dhe jo si e propozon PD, por të gjendjen mekanizmat e duhur. Sipas Ristanit duhet që të krijohet një trup brenda parlamentit për të bërë veting. Sipas tij nuk ka nevojë për ndryshime për të bërë këtë pasi ligji anti-mafia, ligji i dekriminalizimit dhe SPAK nuk i pengon akuzash që të hetojnë politikanët e korruptuar por nuk ka vullnet. Dhe sipas tij fakti se Basha shton një tjetër organ, nuk ka për të shtuar vullnetin.

  • VIDEO

    Si të përgatisim uthull molle në shtëpi, vetitë e mira që ka ajo për shëndetin tonë

    Elona You can cook it’ është një kanal i sukseshëm në youtube nga një vajzë e apasionuar pas gatimit. Ajo përgatiti për ‘Rreze Dielli’ këtë video interesante për të gjithë të interesuarit se si të realizojnë uthull molle në kushte shtëpie.

     

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv