Misteri i zhdukjes së kolonjarit 28-vjeçar, babai:Kontakti i fundit më 1 nëntor!

19 Nëntor 2021, 20:02

Prej 19 ditësh, Sherif Mukaj, 28-vjeç nga Kolonja është raportuar i humbur. Fati i 28-vjeçarit ende nuk dihet, ndërsa kontaktet me familjen i ka humbur që prej datës 1 nëntor.Babai i 28-vjeçarit, Qerim Mukaj thotë për emisionin ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv se i riu përpara se të zhdukej ka lënë në shtëpi makinën dhe sendet e tij personale, kartën e identitet dhe një telefon. Familjarët të cilët jetojnë prej vitesh në Amerikë, shprehen se djali i tyre nuk ka folur me asnjë para se të zhdukej, ndërsa të shqetësuar kanë udhëtuar nga Amerika drejt Shqipërisë për të kërkuar riun. I ati i të riut, Qerim Mukaj shprehet se i biri nuk kishte probleme, teksa kërkon të hapet telefoni i tij për të zbuluar se me kë komunikonte, për të hedhur dritë mbi zhdukjen e tij. Sipas tyre rastin e kanë denoncuar në polici ndërsa ata nuk kanë dijeni nëse djali i tyre ka qenë në konflikt me njeri.Tre qytetarë nga Shkodra kanë hedhur dritë mbi vendodhjen e 28-vjeçarit, të cilët për ‘Pa Gjurmë’ pretendojë se e kanë parë Sherif Mukajn në Shkodër, teksa njëri prej tyre thekson se i riu i kishte kërkuar lekë për të udhëtuar drejt Tiranës.Dy telefonata të tjera kanë mbërritur në emisonin ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv për zhdukjen e 28-vjeçarit, Sherif Mukaj. Qytetarja nga Shkodra thotë se e ka parë 28-vjeçarin në lagjen Parrucë bashkë me një djalë 15-vjeçar.“Unë po e shoh në televizor, kur kam dalë prej punë këtë figurë të djalit e kam për po bisedonte me një fëmijë 15-vjeç, unë u futa te buka me ble bukën, po rrinte me një çun 15-vjeç, në lagjen Parrucë të Shkodrës. Origjinal këtë pamje që shoh, më bëri përshtypje që bisedonte me një fëmijë 15-vjeç, po lunte me dorë”, tha qytetarja. Teksa një tjetër qytetare thotë se rreth orës 11:00, 28-vjeçari e ka pyetur se në cilin drejtim është ura e Bunës. "Zonjë nga Shkodra jam, punoj aty, më ka ardhur më ka pyetur për urën e Bunës. Sot rreth orës 11 e takova dhe i tregova autobusin. 99 për qind ai është. Dialekt nga ana e jugut. Derisa më tha për urën e Bunës, nga ana e jugut është", tha ajo. ati i 28-vjeçarit Sherf Mukaj nga fshati Starje i Kolonjës, i cili ka humbur kontaktet me familjen që prej 1 nëntorit, ka treguar se i biri nuk ishte person problematik. Ai shprehet se nuk kishte probleme finaciare dhe se nga komunikimet me të, nuk kishte vënë re ndonjë shqetësim. Qerim Mukaj i kërkon prokurorisë që të hapë sa më parë telefonin e të birit për të zbuluar se me cilat persona komunikonte, për të hedhur dritë mbi zhdukjen e tij."Kontakti i fundit ka qenë më 1 nëntor. Më datë 5 e kam marrë, nuk e hapi telefonin. Unë dua të marr vesh se çfarë ka ndodhur. Kur kam folu me të, nuk më ka treguar të ketë patur ndonjë shqetësim, nuk kishte as probleme me paratë, ishte djalë i rregullt. Nuk e di se çfarë ka ndodhur, nuk po marrim vesh gjë. Punonte ku të gjente punë. Me datë 9 bëmë denoncimin pasi erdha direkt nga Amerika. Në makinë kishte lënë të gjitha dokumentet dhe telefonin. Nuk e di si ka ndodhur kjo gjë, nuk ka qenë problematik, ishte i qetë i urtë. Kemi pyetur edhe shokët e tij, na thanë kemi pirë kafe dhe ka ikur në shtëpi, kaq as ata nuk dinë më shumë. I bëj thirrje policisë të hapë sa më shpejt telefonin, të marrim vesh se çfarë ka ndodhur", thotë ai.