-
VIDEO
Vdekja e 4 rusëve në Qerret, Shefi në Krimet e Rënda për Report Tv: Gjendja e mushkërive të tyre na tregon për asfiksi! Ishin njerëz të thjeshtë, vëmendje maksimale hetimeve
Për Josif Shtëmbarin, shef sektori në Drejtorinë e krimeve të rënda në Policinë e Shtetit, ngjarjet e fundit kriminale që kanë tronditur opinionin publik kanë tronditur edhe situatën normale të rendit dhe sigurinë në vend.
"Në përgjithësi gjendja e kriminalitetit në të gjithë territorin është pothuajse nën kontroll, përveçse këtyre ngjarjeve të fundit. Vazhdimisht, nga strukturat por edhe me urdhër të drejtorit të përgjithshëm ka vëmendje. Tre katër ngjarjet e fundit kanë pasur impakt. Po ta shohësh situatën në përgjithësi dhe po ti krahasosh me një vit më parë, numri i veprave penale ka një rënie të ndjeshme. Puna e policisë ka avancuar. Po bëhet një luftë frontale me krimin", tha ai në një intervistë në studion e Report Tv.
-
VIDEO
"Lady D", frymëzim për vajzat që duan të jenë vetvetja
Gazetarja Ambra Hysa në një intervistë në emisionin ‘’Rreze Dielli” tregon gjithcka mbi librin e saj të fundit ‘ Lady D, një libër për gruan dhe forcën e saj.
-
VIDEO
Luli Basho e Albtours: si më njeh Durrësi dhe klientët që udhëtojnë prej 25 vitesh!
Në një intervistë në emisionin 'Rreze Dielli' Luli Basho sipërmarrëse tregon sfidat e një gruaje në biznes.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Çorbë turke me thjerrëza të kuqe
ÇORBË TURKE ME THJERRËZA TË KUQE
Përbërësit:
1 gotë thjerrëza të kuqe
1 qepë të thatë
1 lgj gjalpë
1 lgj vaj ulliri
1 lgj salcë domate
1 lç spec i kuq pluhur
1 lç nenexhik
1 lgj miell
Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Fillimisht kaurdisim me pak vaj dhe gjalpë një qepë të grirë imët. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë salcën e domates dhe pak spec të kuq pluhur. Vazhdojmë kaurdisjen për 2-3 minuta dhe më pas shtojmë thjerrëzat e kuqe dhe ujë të ngrohtë në masë të përbërësve. I lemë thjerrëzat të ziejnë, rregullojmë shijen me kripë, piper të zi dhe nenexhik të thatë. Në fund fare trazojmë pak miell me vaj ulliri dhe e shtojmë tek çorba me thjerrëza. E lemë 5-7 minuta në temperaturë të ulët të ajkoset dhe e kemi gati për t’a servirur.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Krelanë me miell misri dhe djathë/ Qofte plot shije
KRELANË ME MIELL MISRI DHE DJATHË
Përbërësit:
500 gr miell misri
2 vezë
200 ml vaj
200 gr kos
1 zarf pluhur pjekës
1 lugë e mesme kripë
150 gr djathë
Fara susami
Përgatitja:
Rrahim fillimisht vezët me tel dhe më pas shtojmë kosin. Vazhdojmë trazimin duke shtuar vajin, pluhurin pjekës (fryrës), kripën dhe miellin e misrit. E punojmë mirë në mënyrë që masa të jetë e njëtrajtshme dhe në fund shtojmë djathin e thërrmuar.Lyejmë një tavë me pak vaj, e spërkasim me miell dhe hedhim masën e përgatitur. E nivelojmë mirë dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 25 minuta.
QOFTE PLOT SHIJE
Përbërësit
3 patate
2 qepë të njoma
1 karrotë
150 gr proshutë
2 lugë miell
1 lugë soja
1 majë luge pluhur pjekës
1 tufë majdanoz
Kripë, piper
Vaj për skuqje
Përbërësit
Fillimisht presim patatet në feta, i vendosim të ziejnë dhe më pas i punojmë sa të krijojmë një masë si brumë. Shtojmë karrotën, proshutën, bishtat e qepëve të njoma, majdanozin, pluhurin pjekës, kripën, piperin e zi dhe salcën e sojës. E punojmë mirë brumin e qofteve dhe e vendosim në frigorifer të pushojë për 30 minuta dhe më pas i vendosim të skuqen në vaj të nxehtë.
-
VIDEO
REP-POP/ Përçon emocione dhe ‘ndez’ momentin, këngët pa të cilat filmat nuk do të ishin njësoj
Muzika e duhur, mund të perfeksionojë një skenë filmi, të ndezi momentin dhe të përçojë emocione të forta.
Ka disa filma pa të cilat nuk mund t’i imagjinojmë pa muzikën karakteristike që ato kanë. Për një film historik, ka gjithmonë të shkruar nota dhe rreshta të posaçëm që i kushtohen vetëm atij...
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e enjte 28 tetor 2021
Titujt e gazetave për sot, nga Braçe akuza të forta qeverisë për administratën te kë ka rreth vetes Sali Berisha e deri tek kavajasi i Elbasanit.
-
VIDEO
Kush i helmoi qytetarët e Krujës dhe si reaguan institucionet?
Emisioni Repolitix trajtoi ngjarjen e rëndë në Krujë me helmimin e mbi 600 qytetarëve nga ndotja e ujit të pijshëm. Kush i helmoi qytetarët e Krujës dhe si kanë reaguar institucionet përgjegjëse ndaj këtij skandali? Të ftuar në studio Arben Meçaj, Lavdosh Feruni, Arsen Rusta dhe Aulon Kalaja.
-
VIDEO
Në darkë mbi 80 raste të reja helmimi në Krujë, Ferruni në Report Tv: Mund të ketë rikontaminim! Meçe: As kafshëve s'u jepet ujë nga boti i zjarrfikësve! Privati jep koli me ujë falas, prefekti gënjeu
TIRANË- Në orët e mbrëmjes, ka pasur një shtim të rasteve të qytetarëve të helmuar nga uji në Krujë dhe kjo është parë me shqetësim ambientalisti, Lavdosh Ferruni, i cili ngriti alarmin se mund të bëhet fjalë për rikontaminim. Gazetari Aulon Kalaja tha se nga ora 14:00 deri në mbrëmje ka pasur mbi 80 raste të reja në spitale, e ndërsa opinionisti Arben Meçe është shprehur se ky rast në Krujë duhet të ngrinte pushtetin lokal në këmbë, por një gjë e tillë nuk kanë ndodhur. Ai tha se shpërndarja e ujit me autobotet e zjarrfikësve, siç është parë mesditën e sotme, janë çnjerëzore.
-
VIDEO
‘Laj rrugët me lot,unë e di kush e zhduku djalin’/Rrëfehet nëna e Agron Mehallës
Agron Mehalla nga fshati Mollas i Cërrikutështë ky 47-vjeçar, i cili kërkohet në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ nga familjarët e tij. Ai humbi gjurmët nga Kozani i Larisës, teksa bashkë me 3 kushërinjtë dhe një bashkëfshatar, kishin kaluarnë këmbë nga pika kufitare e Kapshticës. Ata janë ndalur në vendin e quajtur Fillorinë, ku kanë kaluar orët e vona të mbrëmjes në një pyll, ndërsa katër nga bashkëudhëtarët kanë hyrë për të fjetur në një godinë të braktisur, ndërsa Agroni nuk ka pranur. Nga frika se mos pikasej nga policia ai ka kërkuar të kalojë natën jashtë, ndërsa e ka zënë gjumi pranë një mullari.Rreth orës 12 natës në zonë ka mbërritur policia, e cila ka kapur në këtë banesë katër emigrantët shqiptarët. Këta të fundit kthehen në Shqipëri, pa mundur tëmësojnë se ku kishte përfundur Agron Mëhalla. Pikëpyetje të mëdha grihen nga familjarët, për zhdukjen e të riut, pasi të vetmit dëshmitarë të asaj natë kanë dhënë dëshmi kontradiktore rreth ngjarjes, me dyshimin se atë natë janë dëgjuar edhe të shtëna me armë. Për 47-vjecarin i cili humbi gjurmët, kjo zonë nuk ishte e panjohur pasi për tëishtë herë e katërt që kalonte kufirin.Ai u nis pa aprovimin e prindërve, por me garancinë që i dhanë kushërinjtë, se me të mbërritur ai do të fillonte punë tek pronrai i tyre grek nëKozani të Larisës. Me t’I kthyer në Shqipëri, për 6 muaj me radhë kushërinjtë nuk u dhanë asnjë informacion familjarëve të Agronit përsa çfarë kishte ndodhur atë natë në mes të pyllit. Ata nuk pranuan t’u tregonin as vendin ku ndodhi ajo ngjarje edhe pse Gazmend Mehalla e ka kërkuar me insistim të dijë vendin ku u zhduk i vëllai i tij. Djali i madh i familjes Mëhalla u mungon të gjithëve, prindërve, 5 motrave dhe vëllait më të vogël, i cili ishte foshnje kur Agroni u zhduk dhe sot kërkon ta gjej e të njoh për herë të parë imazhin e tij. Kjo është e vetmja foto që famikja disponon, foto e shkrepur në 1991 kur Agroni ishte një 16-vjeçar.
-
VIDEO
Identifikohet bariu në Vlorë, e bija telefonon live: Kam 16 vite pa e takuar
Identifikohet bariu i marrë ’peng’ në një fshat të Vlorës, e bija telefonon live në ‘Pa Gjurmë’: Ai është babai im, kam 16 vite pa e parë Është identifikuar bariu që jetonte në një kasolle të rrënuar në një stan majë kodrës së fshatit Vajzë të Vlorës. Stafi i emisionit “Pa Gjurmë” udhëtoi që në orët e para të mëngjesit të 25 tetorit pas një telefonate nga një banor i zonës, i cili pretendonte se bariu që ruante dhëntë në atë kodër ngjasonte me foton e Seit Hysës, i humbur para 11 viteve në Tiranë. Personi që e identifikoi ishte e bija, Marsela Pasha, e cila pohoi se ai quhej vërtet Myqerem Pasha dhe se nuk vuan nga probleme të shëndetit mendor, por se çdo gjë që kishte deklaruar ishte e saktë. Gjatë bisedës telefonike me drejtuesen e emisionit Odeta Dume, Marsela tha se kishte 16 vite pa e parë të atin, ndërsa kontaktet i kishte humbur me të prej 3 vitesh. E bija e kishte denoncuar humbjen e të atit në polici, mirëpo nuk kishte asnjë informacion për të deri në momentin që gjithçka u publikua në emisionin “Pa Gjurmë”. Ai është babai im. Unë kam 16 vite pa e takuar sepse prindërit e mi janë divorcuar, ndërkohë që kam pasur kontakte telefonike të rregullta me babain tim, deri para 3 viteve kur ai humbi. Unë kam bërë denoncim për humbjen e babait dhe vetëm kur më njoftojnë këtu në Greqi që babai im ka dalë në emisionin Pa Gjurmë. Ju falenderoj të gjithëve që ma gjetët babain. Ky ishte një lajm shumë i mirë për mua, dhe uroj që të gjendet dhe Seit Hysa që u dyshia fillimisht që ishte babai im. Dëshminë e Marsela Pashës e dëgjoi “Live” edhe Nikolini, vëllai i Seit Hysës, i cili deklaroi se kishte që dje dyshime për bariun, duke thënë se disa tipare nuk ngjasonin, madje vëllai i tij kishte dhe dy dhëmbë floriri në pjesën e poshtme. Ndërkohë që kërkimet vazhdojnë për Seit Hysën, i cili humbi çdo lloj kontakti me familjen në 26 maj të vitit 2011 nga Tirana.Kush ka informacion mund të kontaktojë në redaksinë e emisionit në numrin e mëposhtëm, si dhe në aplikacionet Whatsapp dhe Viber: +355 69 99 55 698 044417778
-
VIDEO
Vranë Alket Muhon pas sherrit për pronat, dënohen me 37 vite burg gjithsej at e bir! 20 vite burg për Et'hem Muhon dhe 17 për Dino Muhon
Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër, dënon me 37 vjet burg gjithsej, Et’hem dhe Dino Muhaj të akuzuar për vrasjen e Alket Muho më 6 shtator të 2018 në fshatin Rabije në Memaliaj.
Vendimi është dhënë nga kryesuesja e seancës gjyqësore Blerta Cibuku e cila i dha fund maratonës tre vjeçare gjyqësore në ngarkim të personave të mësipërm. Seanca e fundit gjyqësore është mbajtur nën masa të rrepta sigurie duke parë se prezentë në dhënien e vendimit kanë qenë familjarë të dhe afërm nga të dy familjet.