Tragjedia në Fier/Kushëriri i vogëlushit në ‘Pa Gjurme’:Edhe familjarët e vrasësit kërkojnë varjen

19 Nëntor 2021, 20:01

Si asnjëherë më parë në Shqipëri, një gjykatë u rrethua nga qytetarë, i madh e i vogël, me revoltë ndaj vrasësit të një fëmije. Me shpirtin e vrarë, 1 ditë pasi i dhanë lamtumirën e fundit të voglit të tyre 8-vjeçar, nëna, babai, vëllai i Mateo Vasiut dhe të afërm të djalit, mësynë në Gjykatën e Fierit paraditen e sotme për tu përballur me vrasësin. Thyen derën e aluminit, u futën brenda ambienteve të Gjykatës me thirrjen "Ku është Klodiani".Betejën nuk e kishin me policinë. Revolta e tyre ishte për vrasësin Klodian Çalamani, 38-vjeçarin që këtë të enjte në orën 10:30 do shfaqej në gjykatë për masën e sigurisë. Familjarët i trembeshin se Klodiani do të futej në Gjykatë fshehurazi, prandaj morën masat dhe u organizuan të ndarë në grupe. Ato kishin "blinduar të gjitha dyert e mundshme nga mund të hynte autorit, e ndërsa kontrollonin një e nga një të gjithë furgonët e policisë që sillnin të dënuar. Kjo situatë tensionoi edhe një herë gjendjen në ambientet e gjykatës, aq sa efektivët e policisë për të mos e agravuar me tej ngjarjen, morën vëllanë e Mateos dhe e çuan te furgoni i Policisë për t'i vërtetuar që aty nuk ishte Klodiani.Pikërisht këto tensione, deri diku të justifikuara të familjarëve që humbën fëmijën e vogël, trupa gjykuese dha arrest me burg pa praninë e Çalamanit, që gjendet në qelitë e paraburgimit në komisariat