-
VIDEO
Brataj: Vaksina nuk ka çip, nuk ndryshon ADN-në! Mos u informoni te 'doktor google' apo te gjithollogët! S’jam për dozë të tretë pa u vaksinuar të gjithë
Në një kohë kur dëgjojmë teori të tilla se “vaksina ka cip”, “vaksina nuk të lejon të mbetesh shtatzënë” se “vaksina na ndryshon ADN” të thëna njerëz që nuk bazohen në argumente shkencore dhe nuk citojnë asnjë studim, Skënder Brataj në cilësinë e mjekut ka dhënë arsye që pse sipas tij vaksina të mbron më shumë, se sa të rrezikon.
-
VIDEO
Zaloshnja: Është krijuar hendeku midis dy partive opozitare PD dhe LS
Në lidhje skype për Report TV analisti, Eduard Zaloshnja.
-
VIDEO
Kurti flet pas takimit me Merkel: Procesi i Berlinit, i mjaftueshëm për rrugëtimin Europian, s'ka nevojë për nisma të tjera! I përgjigjet Ramës: S'di për çfarë teorie konspiracioni bëhet fjalë
'Procesi i Berlinit është i mjatueshëm i gjerë dhe i thellë dhe nuk ka nevojë për nisma të tjera", kështu tha kryeministri i Kosvës, Albin Kurti pas takimit me Kancelaren Angela Merkel, duke theksuar edhe njëherë se nuk do t'i bashkohet nismës "Ballkani i Hapur". Në lidhje me marrëdhëniet me Shqipërinë, Kurti deklaroi se do të ketë një takim mes dy qeverive, duke theksuar se gjërat që i bashkojnë dy vendet janë të shumta dhe se "Ballkani i Hapur" është e vetmja gjë që i ndan.
-
VIDEO
LSI ‘divorc’ me PD, Braimllari: I kërkuam Bashës vetëm të mos na tradhtojë, përdori opozitën për interesa personale
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka konfirmuar 'ndarjen' me Partinë Demokratike. Braimllari në një intervistë për Report Tv tha se ato i kanë kërkuar Lulzim Bashës që mos të tradhtojë kauzën e opozitës për interesa personale dhe për interesa të Edi Ramës. I pyetur nëse po aludonte për një marrëveshje mes Ramës dhe Bashës, Braimllari tha se koha do ta tregojë këtë. Më tej Braimllari tha se LSI nuk ka bërë asnjë kërkesë për një grup parlamentar.
‘I kemi kërkuar të mos tradhëtohen interesat e opozitës për interesa personale apo interesa të Edi Ramës. Ne nuk kemi këkruar as deputetë të caktuar për të pasur grup parlamentar, e vetmja gjë që kemi kërkuar ka të bëjë që mos të tradhëtohen interesat e opozitës për interes të Ramës.
shtë koha që do ta tregojë nëse ka një marrëveshje mes Ramës dhe Bashës! Ne kemi hyrë në sesionin e ri parlamentar dhe është koha që do ta tregojë. LSI është koherente në qëndrimet e saj që prej themelimit. Nuk ka një kërkesë të LSI për grup parlamentar. Qëndrimin e kemi bërë të qartë, do të jemi forcë opozitare. Për në nuk kanë rëndësi burokracitë e parlamentit, por ka rëndësi që 4 përfaqësuesit e LSI janë një zë i fortë i mbrojtjes së interësit të qytetarëve, i qëndrimit parimor në respekt të frymës së qytetarëv në opozitë. Vota popullore që ka marrë LSI në kushte presioni dhe terrori nuk reflektojnë 4 mandate.
LSI ka vendosur që të qëndrojë në opozitë parimore, kjo që prej 2017. Vendimmarrjet tona në opozitë kanë qenë vendimmarrje në disa raste u bënë për të ruajtur frymën opozitare që të mos ishte LSI ajo parti që prishte frymën dalë dhe nga vetja e saj. Dhe kërkesa e vetme, drejtuar kryetarit të PD, ka qenë shumë e thjeshtë, të mos tradhëtohet kauza dhe interesi opozitës për interes personale dhe interes të Edi Ramës. LSI është koherente në qendrimet e saj, nuk ka asnjë kërkesë të LSI-së për grup parlamentar. Ne jemi forcë opozitare, për ne ka rëndësi që të 4 përfaqëësuesit e LSI janë një zë i fortë i atyre që përfaqësojnë.
LSI nuk ka kërkuar nga kryetari i PD-së asnjë deputet shtesë, ajo çfarë kemi kërkuar është që të qendrojmë korrekt dhe mos t’i tradhëtojë për interesat e opozitës për interesa personale.’- tha Braimllari.
Një ditë më parë Partia Demokratike dhe aleatët njoftuan se do të kenë tre grupe parlamentare. Një i Partisë Demokratike, Grupi i Aleancës për Ndryshim dhe Grupi për Demokraci dhe Integrim. Ndërkohë ajo që ra në sy ishte fakti se demokratët nuk kanë ndihmun LSI për formimin e një grupi parlamentar e cila gjithashtu ka 4 deputetë dhe i nevojiteshin dhe 3 të tjerë.
-
VIDEO
Berisha paralajmëron lëvizje politike në PD: Takimi im i parë me anëtarësinë e PD të enjten në Tiranë, më pas në gjithë Shqipërinë
Sali Berisha nuk ka për të hequr dorë nga PD dhe paralajmërimet se do të krijojë lëvizje politike në PD më anëtarësinë duket se do i bëjë realitet të enjten. . Berisha tha se kjo lëvizje ka si qëllim t'i jap 'frymë ' PD për të shtuar forcat e reja.
“Basha vepron për interesin e tij. Basha e ka marrë këtë vendim për pazar ose interes personal. Takimi im i pare me anëtarësinë e PD do jetë në Tiranë të enjten dhe më pas në të gjithë Shqipërinë. Lëvizja ime ka si synim që të vendoset dinjiteti i çdo anëtari të PD-së, të ketë edhe hapje në Partinë Demokratike, patjetër. PD i ka jetike flukset e reja, që të vijnë të rinj e të reja, por edhe burra e gra. Ka forca PD, në Këshill Kombëtar, parlament, duhet t’i hapet frymëmarrja Partisë Demokratike. Lëvizja ime është për bashkimin dhe zmadhimin e PD-së”, deklaroi Berisha.
-
VIDEO
Vrau ish-gruan, Gjykata lë në brug Elton Metën: Vjehrri më kërcënonte! Report Tv zbardh vendimin, si u lirua nga burgu 2 muaj më parë për t'u shtruar në spital psikiatrik! Ekspertizat e dyshimta
Elton Meta ish burri vrasës i Sabrina Bengës është lënë në burg. Kallashnikovin me të cilin qëlloi pas shpine ish gruan, burri vrasës thotë se e kishte blerë për vetëmbrojtje sepse ishte kërcënuar nga ish vjehrri, ndonëse nuk ka bërë denoncim të tillë. Vrasja e Sabrina Bengës nga ish bashkëshorti i liruar nga burgu 2 muaj para krimit të rëndë, hedh dyshime mbi sistemin e drejtësisë. Report Tv ka zbardhur kërkesën e prokurorisë, vendimin e gjykatës së Fierit për ndryshimin e masës së sigurisë për Elton Metën dhe ekspertizat mjekoligjore që çuan në këtë vendim.
Vrasja e 23-vjeçares është rrjedhojë e vendimmarrjeve të prokurorit Çlirim Sina dhe gjyqtarit Piro Sota, të cilët i hapën derën e burgut Elton Metës në 26 korrik 2021, pasi ishte arrestuar dhe izoluar si një rrezik potencial për vrasje.
-
VIDEO
Supë pashaqofte me oriz në lëng nga zonja Albana
Supë pashaqofte me oriz në lëng
Përbërësit për pashaqofte:
500 gr mish të grirë
1 vezë
1 qepë e thatë mesatare
1 karrotë e grirë
¼ filxhan çaji vaj ulliri
¼ filxhan çaji oriz
Kopër
Majdanoz
Kripë
Piper
Përbërësit për supën:
4 lugë vaj ulliri
1 karrotë
1 patate
1 presh
2 vezë
2 limona
1 lugë gjelle niseshte
1-2 tufa kopër
Piper i freskët
Përgatitja:
Fillimisht lajmë orizin, e kullojmë dhe e vendosim në një tas ku shtojmë mishin e grirë, një karrotë të grirë në rende, 1 qepë të grirë imët në mikser, erëzat majdanoz dhe kopër të prera hollë pa bishta, një kokërr vezë, pak vaj, kripë dhe piper. E trazojmë mirë brumin e pashaqofteve derisa përbërësit të lidhen me njëri tjetrin dhe e lëmë brumin të pushojë.
Ndërkohë fillojmë me përgatitjen e supës. Në një tigan me bazë të gjerë kaurdisim preshin të prerë në feta të holla, karrotën dhe pataten të prere në kubikë. Pasi perimet ndryshojnë pak ngjyrë shtojmë rreth 1 litër – 1 litër e 200 ml ujë dhe i lemë të ziejnë në temperaturë mesatare.
E punojmë dhe njëherë brumin e qofteve me duar dhe fillojmë realizojmë qofte të vogla rrumbullake sa një kokërr arrë. Për mbledhjen e qofteve nuk përdorim miell pasi kemi vendosur vezën për lidhje të brumit. Vendosim qoftet në tenxheren e supës. Shtrydhim lëngun e 2 limoneve dhe tresim 1 lugë niseshte. Ndajmë të verdhat e vezëve nga e bardha. Të bardhën e rrahim në marengë të lehtë dhe më pas shtojmë të verdhat dhe niseshten e tretur në lëngun e limonit. Marrrim pak lëng nga supa për të rregulluar temperaturën që vezët të mos priten dhe masën e përgatitur e shtojmë tek supa. Nuk e përziejmë me lugë, por luajmë tenxheren duke e kapur nga dorezat në mënyrë që të mos shpërbëhen pashaqoftet.
E lemë supën të marrë valë në temperature mesatare derisa pashaqoftet të gatuhen plotësisht.
-
VIDEO
Spinaq sufle (au gratin) me bukë ne feta nga zonja Albana
Spinaq sufle (au gratin) me bukë ne feta
Përbërësit:
10 feta bukë tosti ose bukë masive pa kore
½ filxhan çaji me qepë të njoma të grira imët
½ filxhan çaji margarinë
½ filxhan çaji panna
1 kg spinaq
1 tufë majdanoz
1 tufë koper
3 vezë
Djath të grirë (lloji sipas dëshirës)
Kripë
Piper
Përgatitja
Fillimisht lyejmë me pak margarinë një tavë pireks ose tavë qelqi. Gjithashtu lyejmë me margarinë dhe fetat e bukës (pasi kemi larguar pjesët e koreve) dhe i vendosim në tavë.
Kaurdisim me pak vaj ulliri qepët e njoma, më pas shtojmë spinaqin të prerë mesatarisht. E kaurdisim për 4-5 minuta dhe sapo të ulë vëllimin shtojmë kripën dhe erëzat. Sipas dëshirës mund të vendosim dhe një spec të vogël djegës ose fara speci për një shije pikante. Masën e përgatitur e hedhim në tavë mbi fetat e bukës. E nivelojmë mirë me një spatul kuzhine dhe të gjithë sipërfaqen e spërkasim me djathë të grirë.
Rrahim vezët së bashku me panën dhe e hedhim mbi masën me spinaq. E vendosim tavën të piqet në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 35 -40 minuta.
Koret që hoqëm nga fetat e bukës mund t’i presim në kubikë dhe t’i kaurdisim me pak vaj ulliri dhe erëza dhe mund të shoqërojmë një supë.
-
VIDEO
Parashikimi i yjeve për muajin shtator! Të gjitha shenjat në ‘lupën’ e astrologut Jorgo Pulla
Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, astrologu i njohur Jorgo Pulla tregoi më tepër për parashikimin e yjeve për dy javët e fundit të shtatorit, ku theksoi se do të kemi lajme të mëdha këtë fund shtatori:
“Është një vjeshtë që do djegi shumë me lajme shumë të madhe duke filluar nga tani sepse hëna e re që ishte në datë 7 ka ndikuar shumë me cështjet e punës me ndryshimet madhore që do të kemi edhe tani e tutje deri me datën 30 do të kemi shumë shumë gjëra që do të dëgjojmë, do hapni televizorin dhe do të shikoni se çfarë ka për të ndodhur, do ndodhi në lidhje me çështje pune por do të kenë përfitime shumë të mëdha dhe njerëzit që na rrethojnë me punra të ndryshme që kanë punë lapsi, që kanë pengesa kanë një rikthim nga e shkuara. Duhet të jenë shumë të kujdesshëm nëse kanë nisur një flirt nëse nuk duan që ajo të vazhdojë jo si në të shkuarën, duhet të bisedojnë në mënyrë sa më të qartë” tha ai.
Parashikimi i yjeve për secilën shenjë:
Dashi- Muaji shtator është muaji vendimtar dhe fillimi i vjeshtës dhe ka dhe gjëra shumë të mira që do të ecin përpara në lidhje me punën dhe karrierën e tyre. Kështu që ju që keni lidhje nga e shkuara bëni kujdes mos u nxitoni dhe të gjeni rrugëzgjidhje në këto gjëra.
Demi- Një lajm shumë të mirë do të merrni nga tani deri në datën 25-26 ka dicka shumë të mirë për ju dhe një mënyrë shumë e mirë për ju dëshironi që të shkoni jashtë, keni marr dokumenta ose jeni në pritje të një udhëtimi e realizoni. Dhe në anën shpirtërore pak të vëmendshëm mos u nxitoni sepse një lidhje që mund të keni pasur me akrepë ka rikthim.
Binjakët- Qahen pak përsa i përket punës së tyre këtë periudhë sepse kanë një lëvizje, këta që kanë vende kyce në administrata të ndryshme dhe do të dëgjojmë lajme nga binjakët, ka një ndikim shumë të madh në fushën e punës dhe ekonomisë së tyre por edhe juve që keni për të bërë një lëvizje, lëvizjen bëjeni tani, është koha më ideale sepse ndikimet që kanë të bëjnë me datat 22, 23, 24, 25,shkon dielli në peshore dhe prish pak terezinë prandaj është koha tani. Mundësitë janë të mëdha me cështjet shpirtërore, në lidhje me disa vendime të rëndësishme që do të merrni ose cështje ligjore që merr fund.
Gaforrja- Jeni nxituar përpara tre muajve por keni pasur edhe disa probleme në lidhje me cështjet ligjore duket se do të zgjidhen për ju që keni probleme tani në këtë periudhë mundohuni që ti zgjidhni sepse është një periudhë shumë e përshtatshme, mundësitë e reja që do të keni dhe është mënyra më e mirë për t’i zgjidhur tani në këtë periudhë. Nga ana shpirtërore një lidhje me Bricjap apo edhe me Dem është mëse e mundur të realizohet.
Luani- Shtatori është një mundësi shumë e mirë për të parë se cfarë do të bëni nën ndikimet e punës suaj por edhe një gjë shumë e mirë tani që është reale përsa i përket komunikimit, marrjes së vendimit në lidhje me disa dokumente të rëndësishme që do të bëni me biznesin tuaj dhe kjo është një mundësi shumë e mirë që mund ta zgjidhni.
Virgjëresha- Koha ti jepni rëndësi jetës tuaj familjare. Për ju që jeni të palidhur ose keni pasur disa problem me lidhjen tuaj ose të larguar duket se tani është një mundësi e mirë për të bërë një bisedë të rëndësishme me njëri-tjetrin.
Peshorja- Është një mundësi shumë e mirë për të parë se cfarë do të bëni tani e tutje. Keni pasur një problem me shtetinm duket se tani do të dilni shumë të fituar, Ka dicka shumë të mirë për jut ë shenjës së peshores në fushën ekonomike financiare dhe vazhdimësia, në lidhje me cështjet shpirtërore një problem të vogël keni pasur me gaforren dhe ujorët duket se e zgjidhni. Të palidhurit duket se është një mundësi shumë e mirë tani por duhet parë se cfarë duhet të bëni në ditët në vazhdim.
Akrepi- Zgjidhni gjërat urgjente, është koha të shihni se cfarë do ë bëni në fushën ekonomike, keni mungesë në cështjet ekonimike por kjo nuk do të thotë që do të keni problem më vonë. Kjo duket se do të zgjidhet deri në fund të muajit.
Shigjetari- është një mundësi shumë e mirë tani se cdo të bëni, disa udhëtime që do të keni dhe disa takime shumë të rëndësishme, dy persona shumë të rëndësishëm ju ndihmojnë në fushën ekonomike –financiare ose në blerje të një objekti.
Bricjapi- Është një kohë e përshtatshme që ju mund të zgjidhni atë që ju përket, gjërat më të mira. Duhet të bëni kujdes gjatë gjatë 10-ditëshit të parë dhe të tretë sepse është thikë me dy presa nëse jeni në një lidhje dhe keni pasur në lidhje më përpara nuk I kei shkëputur, shkëutuni sa nuk është vonë sepse do të keni ndikime problematike.
Ujorët- Do të zgjdhni gjëra të pazgjidhura më përpara sic është puna, karriera, ekonomia dhe nëse prisni për blerje mund ta realizoni deri në datën 26 shtator.
Peshqit- Është një kohë shumë e përshtatshme në lidhje me njohjet e reja, në lidhje me gjërat që do të bëni dhe I keni mundësitë tani në këtë periudhë, është periudha më ideale për ju sepse peshqit dinë se cfarë duan dhe nuk humbasin kohë për gjëra të tjera që mund të ketë. Ekonomia dhe financat duket se janë pozitive.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun,ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 14 shtator 2021
Titujt e gazetave për sot, nga Berisha vetëdeklarohet i PD e Basha debat me Nikollën e Ballën te rruga e vështirë e Berishës për të shkarkuar Bashën e deri tek pse Merkel përzgjodhi Beogradin e Tiranën për vizitë lamtumire?
-
VIDEO
Prendja dhe Pali, komunizmi i ndau 44 vjet, takimi në Paris
Prej vitit 1948, kur Pali u arratis në Jugosllavi dhe la në fshat të vetme bashkëshorten Prende dhe dy vajzat e vogla, ngjarjet dhe përjetimet e rënda nuk do të reshtinin. Më e thella mes gjithë plagëve ishte ndarja për gjalli për 44 vjet dhe terri informativ që i mbështolli të dy palët, Palin në Perëndim dhe gruan e dy vajzat në Shqipëri, nën persekutimin komunist. Palin e brenin mijëra mendime makabre. Pas lajmeve që merrte prej atdheut ai kishte mësuar se familja ishte dërguar në internim. Kishte dëgjuar për tmerret që përjetonin të internuarit në kampe. Kishte dëgjuar për sëmundjet urinë dhe vdekjet e shumta. Ankthi do ta lodhte zemrën e tij muaj pas muaji e vit pas viti. A kishin shpëtuar vallë gruaja dhe vajzat e tij prej atij ferri? A kishin mbijetuar?
-
VIDEO
Përplasja Berisha-Basha, Eno Bozdo: Uroj që viktimë mos të bëhet PD! I vetmi shans i partisë, që asnjëri prej tyre mos ta drejtojë, duhet një opozitë e re që i tejkalon të dy
Në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo', anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Eno Bozdo u shpreh se 'lufta' mes Bashës dhe Berishës nuk ndihmon partinë, duke uruar që viktimë mos të bjerë pikërisht kjo e fundit. Ai theksoi nevojën për një opozitë të re, me fytyra të reja.