-
VIDEO
Berisha nis takimet në bazën e partisë/ Hoxha: I vetmi që duhet të shqetësohet është Rama, i ka ditët e numëruara
Në një kohë kur Sali Berisha nis nesër (të enjten) takimet me bazën e partisë për ta shtrirë në rrethe, sekretari i FRPD-së, Indrit Hoxha thotë se për këtë duk duhet të shqetësohet Lulzim Basha, por Edi Rama. Kjo sepse sipas tij, me rikthimin e Berishës në pushtet, Rama i ka ditët e numëruara.
-
VIDEO
Takimet me bazën e PD/ Meçe: Berisha po synon të marrë mbështetjen e demokratëve në luftën kundër SHBA, me pëlqimin e Bashës! Hoxha: Kërkon një garë të re për kreun e partisë
A po bashkëpunon Berisha me Bashën apo ai kërkon kokën e “djalit të tij shpirtëror”...kjo është një nga pyetjetet që nuk ka gjetur ende një përgjigje që nga përjashtimi i tij nga grupi i PD (ndoshta nuk do e gjejë kurrë) dhe ky është mendimi që i ndan edhe të ftuarit e sotëm në ‘Repolitix’.
-
VIDEO
Lulzim Basha mbledh sërish Grupin Parlamentar të PD-së
-
VIDEO
Nesër mbldhje e përbashkët mes qeverisë së Kosovës dhe RMV
-
VIDEO
Çoçoli: Buka masive duhet të peshojë 800 gram, ka rezultuar 710 gram!
-
VIDEO
Yzeiri: Sektori privat i detyruar të bëjë ndryshime në paga!
-
VIDEO
Historia e rrallë e Mirelës/Zbuloi të vërtetën,por gruan që sakrifikoi jetën për të s'e gjeti gjallë
Sot në emisionin “Pa Gjurmë” u trajtua historia e pazakontë e 55-vjeçares Mirela Gjoni, e cila emrin e vërtetë e ka Dallëndyshe Ahmetaj. Ajo ka zbuluar pas shumë viteve misterin e jetës së saj dhe dy identiteteve. Zef dhe Elizabeta Leci e birësuan në shtëpinë e fëmijës në Shkodër, kur ajo ishte 2 vjeçe. Këtë 55-vjeçarja e mësoi gjatë adoleshencës, pasi i ra në dorë një certifikatë familjare. Ajo zbuloi identitetin e vertëtë të saj, se ishte e regjistruar me emrin Dallëndyshe Ahmetaj dhe se vendlindja ishte qyteti i Elbasanit. Fillimisht prindërit birësues ia mbajtën të fshehur këtë të vërtetë, por adoleshetja nuk ishte më fëmijë, ndaj dyshimet shtoheshin çdo ditë e më shumë. “Isha adoleshente kur mësova se isha fëmijë i birësuar Bisedën e parë e bëra me tezen time nga ana e nënës birësuese. Ajo më tha fillimisht se nuk është e vërtetë. Të gjithë e dinin, por askush nuk tregonte. Prindërit birësues kanë ndërruar jetë 24 vite më parë, por unë nuk ju tregova kurrë çfarë kisha zbuluar”, thotë ajo. Në moshën 24-vjeçare, kërkimin me ngul e nisi tek shtëpia e fëmijës në Shkodër, të cilët e drejtuan në Maternitetin e Elbasanit. Kur mori në dorë regjistrin e lindjeve, zbulon se nëna biologjike quhej Bajame Ahmetaj, e cila e kishte sjelle në jetë më 21 korrik 1966 në Maternitetin e Elbasani duke i vendosur emrin Dallëndyshe Ahmetaj. “Kërkimet i nisa nga shtëpia e fëmijës në Shkodër, ku zbulova vetëm emrin Dallëndyshe dhe ditëlindjen time. Unë kisha lindur në Elbasan në 21. 07. 1966. Pastaj shkova tek një zyrë në Elbasan dhe zbulova aty pasi shfletova emrin Dallëndyshe në regjistra. Gjeta emrin e nënës; Bajame Ahmetaj, ndërsa unë kisha lindur në orën 4 të mëngjesit të enjten”, shtoi 55-vjeçarja. Pikëpyetjeve të shumta në kokë u ktheu përgjigje njëra nga kushërirat, e cila i pohoi se ajo ishte një vajzë e birësuar. Me kalimin e viteve Mirela krijoi edhe ajo familjen e saj, por pengu më i madh në jetë ishte të gjendte rrënjët biologjike. “Unë jetoj në Itali për momentin. I jam shumë mirënjohëse tezes sime që më ka hapur derën e shtëpisë. Kam mësuar se emrin ma ka vënë gjyshi dhe e ka lënë me amanet se ka thënë ju do ta gjeni. Se mali me malin nuk piqen, njeriu me njeriun po. Është përmbushur amaneti i gjyshit. Këtu kam ardhur të kërkoj varrin e nënës”. Kur mendoi se e ëma e kishte braktisur, ajo zbuloi se nëna sakrifikoi jetën e saj për të mbijetuar ajo. “Nëna kishte vdekur në lindje dhe nuk kishte patur kush ta regjistronte dhe emri i atësisë kishte mbetur bosh. Unë nuk jam braktisur, por kur nëna ndërroi jetë spitali më dërgoi në shtëpinë e fëmijës. Të parën që takova nga familja ishte Shpresa, një nga motrat e nënës. Nga ajo mësova historinë. “Ku është nëna?”, e pyeta, ajo lëshoi lot dhe tha se kishte ndërruar jetë. Ajo ishte me epilepsi, por nuk pranoi të bënte abortin dhe ndërroi jetë në lindje. Tezja nuk arrin të kujtojë episode të tjera dhe nuk di të më thotë se kush ishte babai im biologjik. Tezes nuk i kujtohet as vendi ku prehen eshtrat e nënës. Unë kërkoj t’i çoj një tufë me lule te varri. Unë mësova historinë e saj, por nuk e pashë kurrë me sy imazhin e saj”, përfundoi me lot në sy Dallëndyshja.
-
VIDEO
Ralf Gjoni: Nuk ka opozitë në Shqipëri! Duhet të jesh idiot të besosh se Basha ka fuqi në PD për të përjashtuar Berishën! I gjithë debati është fals
Partia Demokratike u fut në Kuvend pas një mungese prej 2 vitesh e gjysmë, por megjithatë, sipas ish-deputetit Ralf Gjoni, vendi nuk ka opozitë. I ftuar në studion e "Sot Live në Shqipëri" në Report Tv, Gjoni tha se opozitë nuk do të thotë të shkosh në Kuvend e të grisësh letra, duke iu referuar veprimit të PD që bojkotuan votimin për Lindita Nikollën si kryetare e Kuvendit, duke grisur fletët e votimit. Përplasjen Basha-Berisha, pasi ky i fundit u përjashtua nga grupi parlamentar i PD-së, Ralf Gjoni e ka quajtur fals.
-
VIDEO
Vizita e Merkel në Tiranë, eksperti i çështjeve ndërkombëtare për Report Tv: Tregoi përkushtim e saj në rajon! Procesi i Berlinit e bëri Ballkanin pjesë e tryezave në Bruksel
Eksperti Ardian Haçkaj, Drejtor i Hulumtimit dhe Koordinator i Tirana Connectivity Forum, e konsideroi vizitën e kancelares gjermane Angela Merkel në Tiranë si përkushtimin e saj personal por dhe të Gjermanisë për rajonin e Ballkanit. Në një intervistë për Report Tv, Haçkaj tha se fakti që Ballkani u bë pjesë për herë të parë e tryezave në Bruksel ndodhi fal investimit të Merkel dhe incimit nga ana e saj e procesit të Berlinit.
-
VIDEO
Shembet masivi kromit në një minierë në Bulqizë, bllokohet brenda galerisë një minator, nuk dihet gjendja e tij
BULQIZË- Një masiv minerali ka rënë në një galeri në një minierë në Bulqizë. Për pasojë dyshohet se ka mbetur i bllokuar brenda saj një minator.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:10, ku sipas punëtorëve brenda në galeri ka mbetur i bllokuar një minator. Mësohet se grupi i avari-shpëtimit të minierave po punojnë për pastrimin e galerisë dhe ardhjen në ndihmë të punëtorit që dyshohet se ka mbetur në galeri.
-
VIDEO
Rafaelo sipas zonjës Albana
Rafaelo sipas Albanës
200 gr pluhur kokosi
200 gr ricotta ose gjizë pa kripë
100 gr lajthi e bluar
200 ml qumësht të kondensuar
4 lgj sheqer pluhur
1 lugë kafeje vanilje
Lëkurë portokalli
Përgatitja:
Përziejmë së bashku 100 gr pluhur kokosi me gjizën pa kripë (ose ricotta), lajthitë e bluara, qumështin e kondensuar, sheqerin pluhur, vaniljen, kanellën dhe pak lëkurë portokalli të grirë imët. I trazojmë mirë dhe brumin e përgatitur e vendosim të qendrojë në frigorifer.
Më pas realizojmë bonbone sa një kokërr arre dhe i pudrosim me pluhur kokosi dhe i kemi gati për t’i servirur.
-
VIDEO
Qepujka me mish pule nga zonja Albana
Qepujka me mish pule
Përbërësit:
600 gr mish pule
1 kg qepujka
1-2 thelpinj hudhër
1 domate
400 gr salcë domate
100 ml verë e kuqe
Pak sheqer
Kanellë
Karafil
Gjethe dafine
Spec djegës
Majdanoz
Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht pastrojmë qepujkat, por fundet nuk i presim. I vendosim në tenxhere dhe i kuardisim me pak vaj ulliri.
Më pas vendosim racionet e mishit të pulës dhe vazhdojmë kaurdisjen për 3-4 minuta. E shuajmë mishin me vere të kuqe dhe sapo të avulloje alkooli shtojmë salcën e domates dhe ujë në masë të gatimit.
Domates i bëjmë një prerje nga lartë dhe vendosim pak karafl për aromë. E vendosim domaten ashtu siç është në tenxhere, shtojmë kanellën, gjethen e dafinës, një spec djegës, kripë, piper. E lemë gatimin të marrë valë dhe më pas largojmë kokrrën e domates, shtojmë erëzat e freskëta dhe gatimin e kalojmë nga tenxherja në një tavë balte. E vendosim në furrë të piqet në temperaturën 180 gradë për 30-40 minuta.