Trondit në ‘Pa Gjurmë’ 35-vjeçarja gramshiote: Fëmijët m’i hiqte nga gjoksi me dhunë, për mua mbante një plumb të fundit

4 Tetor 2021, 17:57

Një letër e dërguar në adresë të emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV, puntatën e 21 shtatorit nga Fatbardha Latifi  në "Rubrikën e Letrave" na preku të gjithëve. Kjo histori na çoi në një fshat të thellë afro 1 orë gjysëm larg qytetit të Gramshit, në Duzhë, ku ndër rreshtat e kësaj letre 35-vjeçarja ishte munduar të rrëfente historinë e jetës. Atë të dhunës nga ish-bashkëshorti, ndërsa kërkon ndihmë.