-
VIDEO
Kaneloni me mish të grirë dhe kërpudha nga zonja Albana
Kaneloni me mish të grirë dhe kërpudha
Përbërësit:
Mbushja për 20 kaneloni:
500 gr mish i grirë
1 kokërr qepë
3 thelpinj hudhër
1 karrotë
1 lgj salcë domate
3 kërpudha të freskëta
400 gr domate
¼ filxhan kafeje konjak
1 gjethe dafine
1 shkop kanelle
Kripë, Piper
Për salcën beshamel:
1 litër qumësht
4 lgj niseshte
2 lgj gjalpë
1 kokërr vezë
Arrë moskat
Kripë, Piper
Djathë sipas dëshirës
Për salcën e domates:
3 lgj vaj ulliri
4 thelpinj hudhër
1 kokërr qepë
800 gr pure domateje
Majdanoz ose borzilok
Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht vendosim në një tenxhere vajin e ullirit dhe sapo të nxehet pak hedhim mishin e grirë, të cilin e kaurdisim mirë derisa të tretet. Më pas shtojmë qepën dhe hudhrat të grira imët së bashku me kërpudhat e prera në fetëza. Ndihmojmë zbutjen duke shtuar pak vaj ulliri, kripë dhe piper. Vendosim për arome 1 gjethe dafine dhe 1 shkop kanelle. E shuajmë me pak konjak dhe sapo të avullojë alkooli shtojmë karrotën dhe domatet të prera në kubikë. E lemë mbushjen të gatuhet për pak minuta në temperaturë mesatare, në fund shtojmë pak djathë të grirë dhe e lemë të ftohet.
Ndërkohë përgatisim salcën beshamel. Në një tenxhere të ftohtë hedhim qumështin, gjalpin dhe niseshten. E trazojmë mirë derisa përbërësit të homogjenizohen dhe më pas ndezim sobën. E lemë beshamelin të marrë valë (në temperaturë të ulët) duke e trazuar pa ndërprerje. Sipas dëshirës mund të shtojmë një vezë. Rregullojmë shijen me kripe, piper dhe arrë moskat.
Paralelisht me beshamelin përgatisim dhe salcën e domates. Kaurdisim për pak minuta qepën së bashku me hudhrat. Më pas shtojmë purenë e domates, kripë, piper dhe borzilok dhe e lemë të marrë valë.
Vendosim tavën në tryezën e punës. Bëjmë fillimisht një shtresë me pak salcë domateje dhe pak krem beshamel. Vendosim kanelonit duke i mbushur me masën e përgatitur me mish të grirë dhe kërpudha. Pasi I kemi rreshtuar kanelonit ne tave vendosim perseri salce domate dhe beshamel. Vendosim mbi tave nej leter furer ose alumini dhe e vendosim ne furre te parangrohur ne temepartruren 180-200 garde per 30 minuta. Largome letren e furres dhe e leme dhe per 10-15 minuta te tjera.
-
VIDEO
Kek me mollë dhe kanellë nga zonja Albana
Kek me mollë dhe kanellë
Përbërësit
360 gr Miell farina
1 luge kafeje fryrës për ëmbelsira
300 ml qumësht
120 gr sheqer
2 kokrra vezë
1 luge kafeje vanilje
100 gr Vaj ose gjalp
1 lugë gjelle uthull
Për mollët
3 mollë
2 lugë gjelle sheqer
1 luge supe kanellë
Për karamelin
Gjalp të shkrirë
200 gr sheqer
1 lugë kanellë
Për ta mbuluar përsipër
120 gr sheqer pluhur
Pak qumësht
Përgatitja:
Marrim mollët dhe i presim 2 të mëdha ose 3 të vogla në kubikë qërojmë mollët hedhim sheqerin dhe kanellën. I lëmë menjanë dhe fillojnë të lëshojnë lëngjet. Marrim miellin me fryrës, Sheqerin. Hedhim uthullën te qumeshti. Marrim 2 vezë të rrahura i hedhim në qumësht. Vendosim vaj ose gjalp. I përziejmë bashkë dhe me rradhën e saj vendosim vaj ulliri. As një min nuk merr perzjerja hedhim mollët tek masa e brumit i përziejmë bashkë. Në pireks vendosim letër guzhine dhe e shtrojmë mirë në tepsi.
Marrim sheqerin gjalpin dhe kanellën. I perzjejmë mirë dhe lugë –lugë e hedhim përsipër.
Për furrën duhet në 180 gradë në zgarën e mesit me ajër për 45 min.
Bëjmë një shtresë të bardhë me sheqer pluhur dhe ujë. I përziejmë sa e duam në masën të hollë apo më pak të trashë. Sic është e ngrohtë i hedhim përsipër shtresën e bardhë. Dhe pa shtresën mund ta beni.
Ju bëftë mirë
-
VIDEO
Një mëngjes festiv dhe plot energji në ‘Rreze Dielli’
Filluam ‘ Rreze Dielli’ , në një mëngjes festiv dhe plot energji me dy këngëtare shumë të dashura për publikun. Eltina Minarolli dhe Dea Strica performuan live duke i dhënë këtij mëngjesi ngjyra dhe atmosferë.
-
VIDEO
Veri Jug - Centrifuga e vjeljes së mjaltit
Si kryhet heqja e vulave të kornizave të koshereve dhe më pas, si përpunohet dhe vilet mjalti në dy centrifuga enkas për vjeljen e mjaltit. Hedhja e mjaltit në sita dhe më pas në enët e mëdha, gati për të shkuar tek konsumatorët.
-
VIDEO
Veri Jug - Një park bletësh në Trestenik
Ahmet Hoxhalli, fermer bletërritës, flet për kultivimin e bletëve në një zonë në kufi me Greqinë. Hapja e koshereve dhe dërgimi I hojeve në dhomën e centrifugës, ku bëhet vjelja e mjaltit.
-
VIDEO
Veri Jug - Bletërritësi Hoxhalli, fillimet e biznesit
Fermeri I bletëve Ahmet Hoxhalli rrëfen historinë e ndërtimit të parkut të bletëve, me vetëm 19 koshere si fillim. Si u arrit deri në ndërtimin e tre parqeve me bletë.
-
VIDEO
Veri Jug - Ahmet Hoxhalli, bletërritësi nga Devolli
Një udhëtim mbreslënës në Devollin buzë kufirit me shtetin fqinj të Greqisë dhe ndalesë në fshatin Trestenik, aty ku banorët vendas dhe fqinjët e tyre helenë i kanë hequr piramidat e dikurshme të kufirit zyrtar dhe jetojne në paqe dhe harmoni të plotë me njeri tjetrin. Jeta dhe puna e fermerit bletërritës Ahmet Hoxhalli, parku I bletëve, prodhimi I bollshëm, vlera ekonomike dhe sekretet e jetës së bletëve, pa të cilat nuk mund të ketë jetë në planet, thotë mjeshtër Ahmeti. Ndiqni reportazhin “Ahmet Hoxhalli, bletërritësi nga Devolli” realizuar nga moderator I emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.
-
VIDEO
Nga 13 shtatori sezoni i ri i ‘’Rreze Dielli’’ në Report Tv me plot supriza dhe rubrika të reja
Nga e hëna mëngjeset do të nisin ndryshe në ekranin Report Tv me emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli”.
Emisioni shume i dashur për shqiptarët nis sezonin e ri me fytyra të reja, moderatoren e njohur Androniki Kolka dhe zonjën Alban Mançja që me recetat e saj të vecanta e plot shije do të jetë një guidë kulinarie për amvisat shqiptare.
Prezantuesja e shtëpisë së madhe “Rreze Dielli”, Androniki, na zbulon pak nga shumë suprizat që do të ofrojë sezoni I ri.
Emisionit ‘Rreze Dielli’ i bashkohet edhe mjeku popullor Ylli Merja ku cdo të hënë do të keni mundesine te merrni pergjigje për problemet tuaja shendetësore nëpërmjet telefonatave në studio.
“ Ndjehem shumë e lumtur tamam si një zonjë shtëpie që do të pres shumë mysafirë me të cilët do të ndajmë rubrika fantastike, do të ketë rubrika të reja, jam shum e lumtur që pjesë e Rreze Dielli do të jetë edhe mjeku Ylli Merja I cili do të jetë cdo të hënë përballë shqiptarëve të cilët e ndjekin jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë shqipërisë për të bërë telefonata dhe jam shumë e lumtur që do të jetë pjesë e këtij “ u shpreh ajo.
Zonja Albana premton të shkojë përtej kufijve me recetat e saj
“Njëherë në javë do të jetë një kuzhinë e huaj aziatike meqë ajo është edhe pak pika ime më e fortë, një kuzhinë plot kolore” tha ndër të tjera zonja Albana.
Edhe këtë sezon do të jeni nën shoqërinë e rubrikës së përjavshme ‘Sipas Sabit’ , në të cilën blogerja Sabina Sherifi do t’ju udhëheq në botën e recetave të shpejta dhe të thjeshta për një jetesë të shëndetshme.
“Është kënaqësi për mua që do të jem pjesë e emisionit të mëngjesit cdo të premte me ngjyra të tjera gatimi me receta të thjeshta dhe të shpejta për të gjitha amvisat që na ndjekin” tha ajo.
Sigurisht që nuk do të mungojnë lajmet nga aktualiteti, historitë njerëzore, nostalgji dhe rubrika të reja me të cilat do të argëtoheni e do t’ju mbajnë të mbërthyer në ekranin e Report Tv , nga e hëna në të premte Live nga ora 08:45 deri në orën 10:55.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun,ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 11 shtator 2021
Titujt e gazetave për sot, nga SHBA mbështet Bashën e Berisha i shpall "luftë" te PD drejt ndarjes e deri tek Dita e parë.
-
VIDEO
Berisha "Non grata" nga SHBA dhe PD/Parlamenti i ri,Basha zgjedh SHBA,jo Berishen
Në 30 vjet Sali Berisha ka patur vëmendjen kryesore në opinionin publik për shkak të vendimeve e veprimeve të tij politike, por më shumë se kurrë 24 orët e fundit është figura qendrore e cdo diskutimi politik.
Kësaj radhe jo nga veprimet e tij por nga vendimi Kryetarit të PD Lulzim Bashës për ta larguar nga grupi parlamentar i PD pas kërkesës së vashzdueshme të SHBA e cila e ka shpallur non grata Ish kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij.
-
VIDEO
Përjashtimi i Berishës, Ngjela: Ishte i pritshëm, vendimi i Bashës lidhet me kërkesën amerikane
Përjashtimi i Berishës nga grupi parlamentar për avokatin Spartak Ngjela ishte i pritshëm. Vendimi i Bashës lidhet me kërkesën e politikës amerikane ndaj të cilës ai nuk mund të dilte kundër. Nëse do kishte kundërshtuar do të humbte karrierën e tij dhe do rëndonte PD. Ngjela e justifikon vendimin e Bashës për të marrë këtë vendim si një analogji të asaj që Berisha ka ndërmarrë në 30 vite ndaj shumë anëtarëve të PD, kritikë kundër tij, një ndër të cilët ishte edhe vetë Ngjela, sëbashku me Gramoz Pashkon e të tjerë, pa vendim kryesie.
-
VIDEO
Ristani: PD në situatë të rrezikshme, nuk ringrihet pa largimin e kreut të PD-së dhe Berishës! Basha në korrupsion financiar me Ramën prej vitesh
Ish-anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Arben Ristani thotë se kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vepruar si hileqar në largimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së. Ristani i ftuar në emisioni 'Pa Protokoll' në Report Tv theksoi se vendimi i Bashës është nul, pasi sipas tij nuk ka të drejtë që ta përjashtojë