Gatime nga zonja Albana, Bukë e shpejtë shtëpie

4 Tetor 2021, 10:20

Bukë e shpejtë shtëpie

Përbërësit:

600-700 gr miell

2 lugë sheqer

1 lgj maja e thatë

420 ml ujë të ngrohtë

2 lç kripë,

4 lgj vaj vegjetal

Përgatitja:

Vendosni të gjithë përbërësit e bukës në një enë dhe përgatisni një brumë derisa mos të ngjitet në duar. E ndani brumin në dy pjesë dhe e punoni mirë sërish. Hapeni petën me okllai dhe mblidheni si bastun dhe më pas si një top duke e punuar sërish. Lëreni brumin të vijë.

Më pas vendoseni brumin e bukës në një tavë ku keni vënë një letër pjekje. Me majën e thikës bëjini sipërfaqes së bukës disa prerje të lehta  , e lyeni me pak vezë dhe e vendosni të piqet në furrë në temperaturën 200 gradë për 25 minuta.