• VIDEO

    Meta i dekretoi, nesër pritet miratimi i ministrave të rinj të kabinetit 'Rama 3' dhe programit qeverisës nga Kuvendi

    Pasi presidenti Ilir Meta ka dekretuar qeverinë e re ‘Rama 3’, ditën e nesërme pritet miratimi nga Kuvend gjatë seancës plenare.

  • VIDEO

    Berisha 'zbret' në terren të takojë demokratët, Kulluri: Është i mirëpritur nga ne për aksionin politik, të bëhemi bashkë që të arrijmë fitoren

    Sali Berisha kërkon referendum në PD për të rrëzuar vendimin e përjashtimit të tij nga Lulzim Basha. E duket se pas mbështetjes që ka gjetur nga FRPD, edhe grupimi 'Për PD' mbështet aksionin e tij politik. Edvin Kulluri, pjesë e grupimit 'Për PD-në', tha në një intervistë për 'Report Tv', se Sali Berisha është i mirëpritur në aksionin e tij politik, por duhet të jetë i qartë në idetë që ai ka, që ta fusë partinë në një cikël demokratik. Kulluri tha se Berisha gëzon mbështetje në bazë, por synimi kryesor është që të demokratët të bëhen bashkë në mënyrë që të rikthejnë PD-në tek fitorja.

     
  • VIDEO

    Përmbysja e makinave në tunelet te ish-dogana, inxhinieri i sigurisë rrugore në Report Tv: Duhet përmirësuar sinjalistika!

    Kthesa e fortë e tuneleve nëntokësore të krijuara në sheshin ish-Shqiponja janë kthyer në problematike të madhe ku mjetet dhe pse me 30 km në orë, shumë prej tyre janë përmbysur në rrugë. Inxhinieri i sigurisë rrugore, Spartak Tarka tha në Report Tv se qëllimi i këtij tuneli është projektuar pikërisht për të mos u ulur shpejtësia kur vjen nga Durrësi apo kur del nga Tiranë që mjetet të vijojnë të ecin me 70-90 km në orë. Por që nga hapja e tuneleve, edhe pse mjetet hyjnë me 30 km në orë ata batohen në rrugë, dhe për ekspertin kjo ndodh për faktin se aty është ende kantierë ndërtimi dhe duhet të punohet me sinjalistikën.

     
  • VIDEO

    Pas përjashtimit, Berisha nis aksionin kundër Bashës, mbledh nesër demokratët e Tiranës! FRPD kërkon referendum: Kryetari shkeli statutin

    TIRANË- Ashtu siç kishte paralajmëruar ish-lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha ka nisur të gjitha lëvizjet e tij për të bërë referendum në PD për të rrëzuar vendimin e përjashtimit të tij nga Lulzim Basha. Berisha ka nisur aksionin kundër 'birit të tij politik' Bashës, për t'i rikthyer sipas tij sovranitetin partisë.

    Berisha nuk ka humbur kohë dhe që nga nesër do të zbresë në terren dhe do të nisë takimet me anëtarët e PD-së në Tiranë, ku do të mbledhë firmat për të kërkuar referendum në lidhje me vendimin individual të Lulzim Bashës dhe më pas do të shkojë në Shkodër.

    Gjithashtu 'sulmi' ndaj Bashës ka nisur sot edhe nga 30 anëtarët e Kryesisë së Forumit Rinor të Partisë Demokratike, të cilët i kanë depozituar një kërkesë Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi dhe kreut të Këshillit Kombëtar për thirrjen e një referendumi pas përjashtimit të Sali Berishes nga grupi parlamentar. Me anë të një peticioni, ato e konsiderojnë si të paprecedentë situatën e krijuar nga vendimi personal i kryetarit të PD-së për përjashtimin e Berishës. Sipas tyre anëtarsia duhet të vendosë pasi është shkelur statuti dhe vlerat e PD-së.

    'Duke e konsideruar këtë veprim në shkelje të plotë të statutit, parimeve, vlerave të Partisë Demokratike si dhe rrezikun që mbart për përçarjen e thellë të parikuperueshme të saj kërkojmë që ky veprim t'i nënshtrohet me domosdoshmëri një referendumi në anëtarësinë e partisë si të vetmen rrugë për të ruajtur unitetin e PD' - thuhet në peticion.

    Përjashtim i Berishës nga grupi parlamentar i PD-së, pasi u shpall 'non grata' nga SHBA, solli një numër të lartë reagimesh në radhët e partisë së djathtë në vend të cilët nuk u pajtuan me vendimin e Lulzim Bashës. Madje disa deputetë dolën hapur kundër vendimit të Bashës dhe mbështetën Sali Berishën, me argumentin se po mohohej historia e suksesit të kësaj partie.

    Lulzim Basha përjashtoi Sali Berishën nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, në kufijtë e limitit kohor, një ditë përpara se të mbahej legjislatura X e Kuvendit. Basha dekalaroi se këtë vendim e mori në mënyrë personale, pasi sipas tij nuk donte të nxiste përçarje në parti. 

  • VIDEO

    Mësim në auditore apo online, rektori i UT Hoxha: Diskutohen të dyja mundësitë, të përgatitemi për çdo rast! 75% e stafit të vaksinuar, ftoj edhe studentët

    Ende nuk ka një datë konkrete për nisjen e universiteteve por as për mënyrën se si do të zhvillohem mësimi, nëse do të jetë online apo në auditore. Rektori i Universitetit të Tiranës Artan Hoxha tha se vendimi për mënyrën si do zhvillohet mësimi pritet ta vendosë Komiteti Teknik i Ekspertëve, por theksoi se duhet të jemi të përgatitur për çdo rast.

    “Diskutimi është nëse ky vit akademik do të fillojë në auditor apo online. Ne duhet të jemi të përgatitur për çdo rast. Nuk duhet të ecim me supozime dhe të mos flasim me sikur dhe të flasim me atë që do ndodhë lidhur me vendimmarrjen e komitetit teknik që përcaktojnë mënyrën si do jetë akomodimi i njerëzve me institucionet. Pa e ditur se kush është pozicionimi unë smund të bëj deklarata, por askush s'do humbasi mësimet", tha ai.

  • VIDEO

    Kura ‘magjike’ me majdanoz për të sapo vaksinuarit kundër Covid-19

    Stina e vjeshtës sjell edhe një larmishëri ushqimesh, të cilat mund të përdoren në gatimet tuaja. Nutricionistja Diola Dosti në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” krijoi shportën e saj të vjeshtës me perime dhe fruta të stinës, ku ndër to shtë edhe majdanozi, si një kurë magjike për përsonat që sapo janë vaksinuar kundër Covid-19. Sipas saj majdanozi largon metalet e rënda nga trupi:

     “Majdanozi sidomos për personat që tashmë janë vaksinuar është mirë që ta përdorin, duke qenë se vaksinat kanë prezencë të metaleve të rënda, një pjesë e tyre është miqë që të përdoret majdanozi si një super ushqim që ndihmon në nxjerrjen jashtë të metaleve të rënda. Pra nëse vaksina ka pasur prezencë të mertil-mërkurit që përdoret kryesisht si konservues për të ruajtur atë virusin inaktiv brenda atëherë majdanozi ëhstë një zgjidhje e shkëlqyer. Një tufë në një litër e gjysëm ujë mjafton që të zihet pak minuta dhe të konsumohet gjatë gjithë ditës” u shpreh ajo.

  • VIDEO

    Aromë vjeshte në shporten e nutricionistes Diola Dosti, ushqimet që duhet të konsumoni këtë sezon

    Stina e vjeshtës sjell edhe një larmishëri ushqimesh, të cilat mund të përdoren në gatimet tuaja. Nutricionistja Diola Dosti në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” krijoi shportën e saj të vjeshtës me perime dhe fruta të stinës. 

  • VIDEO

    'Albanian Cowboys’, të rinjtë që i bashkon pasioni për kuajt

    Të rinj nga qytete të ndryshme të vendit tonë i ka bërë bashkë pasioni për kuajt.Grupi i krijuar rreth 7 vite më parë, përbëhet prej afro 20 anëtarësh që janë bërë bashkë në një mision, të promovjnë vendin tonë, me vizita në qytete e vende të ndryshme.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e mërkurë 15 shtator 2021

    Titujt e gazetave për sot, nga Rama e nisi me Merkel në 2014 e kancelarja e mbyll me Ramën te pse koalicioni PD-LSI nuk ekziston më e deri tek Bajerni është makthi i Barçës.

  • VIDEO

    Meta dekreton qeverinë 'Rama 3' , Open Ballkan apo procesi i Berlinit?

  • VIDEO

    Vizita e Merkel në Tiranë, Babaramo në ‘Repolitix’: S’ka asgjë politike! Rama e projekton veten si Charles de Gaulle që do të pajtojë Serbi-Kosovë! Xhafaj: Procesi i Berlinit burokrat

    Në studion e ‘Repolitix’, Babaramo ka bërë një analizë të detajuar të ‘Open Balkan’ duke thënë se është ndryshe nga Procesi i Berlinit, pasi në ndryshim nga i pari, ky i fundit ka mbështetjen e shteteve më të fuqishme të Europës. Në një kohë kur Kosova refuzon që të marrë pjesë, Babaramo tha se Rama po synon që të marrë një vend në histori si “njeriu që pajtoi Serbinë e Kosovën. Mirëpo nuk është i këtij mendimi, Etjen Xhafaj, sekretar i Komisionit të Jashtëm. AI tha se krijimi i Ballkanit të Hapur është sepseProcesi i Berlinit ishte shumë burokrat.

  • VIDEO

    Muçaj: Dhunimi i të drejtave të minorenëve nëse martohen herët

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv