• VIDEO

    Bamir Topi në Report TV: Bashën e solli Berisha në pushtet me të njëjtën skemë që ndoqi Enver Hoxha me Ramiz Alinë! Përjashtimi ish-kryeministrit, dhuratë nga SHBA për Bashën

    Vendimi i Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën 'babain e tij politik' për ish Presidenti Bamir Topi  ishte i papritur dhe i kapi të gjithë në befasi. Topi tha se largimin e Berishës, Basha e mori dhuratë nga SHBA, pasi të ishte për kryedemokratin nuk do e kishte përjashtuar kurrë Berishën.

  • VIDEO

    Votohen kryetarët e Komisioneve Parlamentare, jo anëtarët! PD e nis me bojkot Kuvendin, largohet pa votuar komisionet, ikën dhe Berisha! Nxehet Basha akuza Nikollës: Je manekin, turp t'ju vijë

    Seanca e sotme në Kuvend ka nisur me bojkot nga PD dhe aletatë e saj. Madje këtij bojkoti i është bashkuar dhe Sali Berisha i cili qëndron si deputet i pavarur në parlament, pas përjashtimit nga PD. Opozita pasi ka propozura emrat për komisionet parlamenatre nuk ka paranbuar t'i votojë ato duke u larguar. Në Kuvend ka qëndruar LSI dhe PS.

  • VIDEO

    Vrau gruan, ish-avokati i Elton Metës: S'ishte i sëmurë, kërkova burg/ Babai mohon dhunën e ushtruar

    Bashkim Meta, babai i Elton Metës përcolli live ngushëllimet për familjen e ish-nuses 23-vjecares së ndjerë, por nuk dha asnjë sqarim për ngjarjen e rëndë, duke mohuar dhunën e ushtruar ndaj viktimës nga i biri vrasës. Menjëherë pas deklaratës së babait, të 31-vjecarit Elton Meta ’Pa Gjurmë’ lidhet live me ish-avokatin e tij Kujtim Cakrani. Duke folur për dinamikën e ngjarjes që kur në shtator të vitit 2020, 31-vjeçari, me kallashnikov në duar, shkoi në shtëpinë e ish-bashkëshortes duke kërcënuar se do të vriste veten e duke terrorizuar atë dhe familjen, tha se pavarësisht kësaj, ai ia hodhi lehë, duke qëndruar vetëm 6 muaj në spitalin e burgut të Zaharisë. Cakrani shton se ata kërkuan që ai Eltoni të dilte nga spitali i burgut, pasi nuk ishte i sëmurë, duke shtuar se nëse prokurori Çlirim Sino dhe gjyqtari Taulant Banushi, nuk do e shpallën 31-vjecarin të sëmurë mendor, por do ta linin në burg nuk do të kishte ndodhur vrasja. Sot, Sabrina Bengaj do duhet të ishte duke festuar 23-vjetorin e lindjes, sëbashku me vajzën 3-vjecare, por ish-bashkëshorti Elton Meta, ia mori jetën pabesisht mbrëmjen e 10 shtatorit.

  • VIDEO

    PS dhe PD mbledhin deputetët e tyre para seancës së Kuvendit! Opozita me 3 grupe parlamentare, Basha jep deputetë 'borxh' për aleatët dhe PDIU, nuk ndihmon LSI

    60 minuta para se Kuvendi të mblidhet për të ngritur strukturat e reja të parlamentit, dy partitë e mëdha PS dhe PD kanë mbledhur grupin e tyre parlamentar. Deputetëve pritet t'u jepen direktivat dhe porositë për seancën e sotme të Kuvendit, ku do të ngrihen strukturat e reja të parlamentit.

  • VIDEO

    Vrau gruan e pajisur me urdhër mbrojtje, ish-avokati i Elton Metës tregon si prokurori e gjykatësi e shpëtuan atë nga burgu një vit më parë: Ishte shumë mirë, ata e 'bënë' të sëmurë mendor

    Ish-avokati i Elton Metës, Kujtim Cakrani, ka treguar në "Pa Gjurmë" të gjithë dinamikën e ngjarjes se si prokurori Çlirim Sino dhe gjyqtari Taulant Banushi, e shpallën Elton Metën të sëmurë mendor, edhe pse ai ishte në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Avokati thekson se vendimin e gjykatës për ta shtruar 31-vjeçarin në spital, ata e ankimuan, vendim për të cilin nuk ishin dakord as familjarët e autorit të krimit të rëndë. Por thekson se kërkesat e tyre nuk u dëgjuan nga drejtësia.

  • VIDEO

    Nesturi: Kemi një ftohje të marrëdhënieve mes PD-LSI dhe çeshtja Berisha do zbutet

  • VIDEO

    Fatos Tushe kërkoi lirinë me pretendimin se është i sëmurë, Gjykata e lë në burg dhe i cakton dy mjekë për raportin përfundimtar mbi shëndetin e tij

    Ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe i akuzuar nga SPAK për shpërdorim detyre, do të vijojë të qëndrojë në burg. Me argumentin se është i sëmurë, Tushe kërkoi të lihej i lirë, por kërkesa është rrëzuar nga gjyqtari Erion Çela.

    Ndërkohë, Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka miratuar një kërkesë të pjesshme të Tushes për të përcaktuar dy mjekë që të nxjerrin një raport përfundimtar mbi gjendjen shëndetësore të tij, për të vërtetuar kështu nëse sëmundjet që ai pretendon i rrezikojnë qëndrimin në qeli.

  • VIDEO

    Pas Prokurorisë së Përgjithshme, Meta kërkesë edhe SPAK për informacion për ministrat e rinj

    Pas Prokurorisë së Përgjithshme, Meta kërkesë edhe SPAK për informacion për ministrat e rinj të qeverisë Rama. Lajmi konfirmohet nga burime për Report Tv për gazetarin Arsen Rusta. Meta kërkon nga SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme nëse ministrat janë në procese gjyqësore. Prokuroria e Përgjithshme ka dërguar kërkesa për informacion në Prokuroritë e Rretheve për ministrat e rinj. Prokuroria e Përgjithshme pas interesimit për Report Tv ka deklaruar se  "Po mbledhim informacion, shumë shpejt do i përgjigjemi Presidencës".

  • VIDEO

    Përlotet Ylli Merja, suprizohet nga motrat dhe mbesa, fjalë që nuk ia kishin thënë kurrë

    Në një intervistë në emisionin “ Rreze Dielli” mjeku popullor Ylli Merja vjen ndryshe nëa çdo ta shohim në javët në vazhdim me rubrikën e tij “ Bima dhe shëndeti”. Ai rrëfen historinë e jetës së tij, sfidat e profesionit, punën e plaodhur dhe plot rrëfime të tjera për dashurinë e madhe për mjeksinë popullore dhe shërimin përmes bimëve.

    Plot supriza ishte emisioni i sotëm ku motrat e tij dhe mbesat nëpërmjet video mesazheve kanë shprehur për të fjalë që nuk ia kishin thënë kurrë.

  • VIDEO

    Ashensorët 'vrasës'! Llupo për Report Tv: Nga mbi 10 mijë vetëm 1200 janë certifikuar! Kosto e mirëmbajtjes në muaj shkon deri 10 mijë lekë për një pallat

    TIRANË- Në një vend ku ka më shumë se 10 mijë ashensorë në përdorim nga qindra mijëra qytetarë, të regjistruar janë vetëm 1200 prej tyre! Kjo e bën situatën alarmante dhe ajo që është më e rëndë është se për këtë nuk ka një përgjegjës! Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes Teknike e ka të pamundur pasi në dispozicion ka vetëm një staf prej 7-8 inspektorët dhe kontrollet bëhen mbi bazë risku dhe jo të përgjithshme, e ndërsa jo çdo pallat ka një administrator. Të gjendur përballë kësaj situate, drejtori i mbikëqyrjes së ashensorëve Julian Llupo në intervistën për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta bën me dije se për ashensorët duhet të ketë kontrolle 1 herë në vit për ato në pallate dhe 6 muaj për ashensorët në ambiente pune, spitale apo hotele, por që në terren nuk ndodh një gjë e tillë.

    "ISHMT dhe sektori përkatës që merret me inspektimet, ka një periudhë rreth 3 vjet, janë kryer rreth 2000 inspektime në të gjithë vendin, por me një staf që është llogaritur për të trajtuar problematike në standaste shumë të vogla, 1200 ashensorë janë regjistruar, për këta ka informacione për instaluesin dhe mirëmbajtësin. pjesa tjetër mbetet e pacertifikuar nga një trup sic e kërkon ligji. Në kryejnë inspektime me bazë riskun, llogariten rreth 10 mijë ashensor, inspektimi është masiv. Sa i përket ashensorëve që janë në ambiente punë kanë qenë fokusi kryesor, se risku është më i lartë dhe po shkohet drejt një registrimi, ndërsa te ato me ambiente të përbashkëta, zgjedhje e administratorëve të pallateve dhe në ndjekjen masive të kësaj problematike ndërsa në bashkitë e tjera ky proces nuk funksionin, e kemi të vështirë që të gjejmë një person përgjegjës për mirëmbajtjes, certifikimin dhe mirëmbajtjen.

  • VIDEO

    Shëron sëmundjet përmes bimëve, mjeku popullor rrëfen sfidat e një jete në profesion

    Në një intervistë në emisionin “ Rreze Dielli” mjeku popullor Ylli Merja vjen ndryshe nga çdo ta shohim në javët në vazhdim me rubrikën e tij “ Bima dhe shëndeti”. Ai rrëfen historinë e jetës së tij, sfidat e profesionit, punën e plaodhur dhe plot rrëfime të tjera për dashurinë e madhe për mjeksinë popullore dhe shërimin përmes bimëve.

  • VIDEO

    E pabesueshme/ Rrëfimi drithërues i burrit që mposhti tumorin me kurën e Dr.Ylli Merja

    Dukej e paimagjinueshme që të shënohej një histori suksesi me kura natyrale kundër sëmundjeve që deri më tani janë cilësuar si tepër të rënda e të rrezikshme për shëndetin.

     Por kjo është historia e jashtëzakonshme e Ferdinand Ranxhës nga Elbasani, i cili prej 20 vitesh jeton në Greqi. Kalvari i vuajtjeve të tij filloj në 2013 kur u përball me sëmundjen e rëndë, tumor në mushkëri.

    Në një rrëfim në emisionin Rreze Dielli Ferdinandi dhe bashkëshortja Roza tregojnë për herë të parë këtë episod të dhimbshëm të jetës së tyre  , javët që kaloi në koma dhe si u zhduk tumori përfundimisht vetëm me mjekimet natyrale të doktor Yllit, falë të cilit ai tashmë i  është kthyer jetës normale.

    “Quhem Ferdiand Ranxha nga Elbasani, prej vitesh jetoj në Greqi prej 20 vitesh. Kalvari i vuajtjeve të mija ka filluar që në verë të 2013 që u shfaqën simptomat e para të sëmundjes.Fillova me analizat në Greqi, bëra skaner dhe kjo nxorri që kisha një tumor pastaj u bë ndërhyrja e para në dhejtor të 2013, kam bërë kimio një muaj rresht. Pas dy vjetësh kam bërë ndëryrjen e dytë në 2017. Por u rëndua prap gjendja, vajtja dy herë në spital aty ku jetoja pastaj vajtëm në Athinë. Në 1 prill u futa në reanimacion, më vunë oksigjen, rash në koma” u shpreh z. Ferdinand gjatë rrëfimit të kalvarit të vuajtjeve me sëmundjen e rëndë.

    Sëmundja shpërtheu vrullshëm dhe pas dy operacioneve ai vazhdonte të ishte në gjendje kritike, duke humbur kështu çdo shpresë për një shërim të mundshëm.

    “Pastaj na cuan në reanimacion dhe doktori më tha do presësh deri sa të mbarojë operacioni dhe të kthejmë përgjigje, u futëm në orën 9 të darkës deri në orën 2 prisja vetëm. Më pas del doktori dhe tha që çdo ditë do vish në orën 11:00, gjysëm ore për takim. Gjendja është shumë e rëndë, sa kalamaj ke, i them dy. Thuaji fëmijëve që babi juaj nuk vjen në shtëpi. Pastaj gjendja u përkeqësua sërish dhe doktorët më thanë që të plotësoja një formularë, që ti hapnin një brimë në fyt sepse pa të nuk bëhet. Firmosa letrat, gjendja vazhdonte të përkeqësohej” u shpreh e shoqja z. Roza Ranxha e cila i qëndroi pranë në çdo moment.

    Por rastësisht familjarëve iu rekomandua që të këshilloheshin me mjekun popullor Ylli Merja.

    “Më merr motra Fredit dhe më thotë që kemi dëgjuar një doktorë në Tiranë që shëron sëmundjet e këqija. Dhe merret vesh ajo me të dhe  me thotë që është një ilaç, do gjejmë një njeri që ta sjellim. Unë e mbaja ilaçin në çantë , u futa brenda pa u ndjerë, mbushja dorën me ilacin, i hiqja çarçafin dhe e lyeja, aty 3-4 ditë filloi të reagonte trupi më ndryshe.

    Avash avash filloi të zgjohej ndërsa doktoresha më thotë me çfarë e lyen se ka një aromë shumë të fortë si bërxollë me rigon. Dhe i them ky është një vaj nga kisha që kam marr unë dhe krem që mos i hapet lëkura.

    Por edhe vet Ferdinandi kishte besim tek kura natyrale e doktor Ylli Merjes:

    “Me cfarë më lyen më tha se më duket sikur më bën më keq, i them kam gjetur një doktorë që do të shërojë dhe kishte besim shumë dhe tek unë dhe tek doktori dhe që ja arritëm qëllimit” rrëfen bashëshortja Roza.

    Nga ajo sëmundje që mund t’i merrte jetën tashmë ka mbetur vetëm një kujtim. 

    “Doktori një pasdite kap skanerin dhe i kishte vënë në tavolinë, të parën dhe të dytën dhe tha si ka mundësi dhe unë rrija në cep të dhomës dhe po e shikoja dhe tha që do vazhdojmë të bëjmë dhe të tretën që të jem I sigurtë prapë dhe mbas një dite apo dy skaneri doli po prap mirë I dha dorën dhe I tha urime ja dole” rrëfen bashkëshortja Roza.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv