Gjendet Asie Muçaj në shtetin Italian, 25-vjeçarja telefonon gazetarët në Report Tv: Nuk dua që familja të më gjej, kam frikë nga ata

30 Shtator 2021, 19:39

E reja nga Cakrani i Fierit, e cila humbi gjurmët më 24 shtator, pasi mësoi se kërkohej i  telefonoi  “Pa Gjurmë”, pas përfundimit të programit. Në bisedën telefonike që pati me moderatoren Odeta Dume, tha se është mirë, por se ka frikë të kthehet në familje. Asia dyshon se janë vëllezërit e saj ata që e kanë shtyrë ish-të fejuarin e saj për ta kërkuar dhe nëse ata do ta gjejnë mund ta vrasin. 25-vjeçari pohoi se i ka dhënë fund marrëdhënies së saj me Klodjanin. Ajo nuk pranoi të tregonte se ku strehohej në Itali, madje nuk la asnjë një  numër telefoni.