Një ditë pasi u denoncua e humbur nga i fejuari i saj Klodian Dalipaj bëhët e gjallë 25-vjeçarja Asie Muçaj. E reja nga Cakrani i Fierit, e cila humbi gjurmët më 25 shtator, i telefonoi “Pa Gjurmë”, pas përfundimit të programit. dhe gjatë bisedës telefonike që pati me moderatoren Odeta Dume, tha se është mirë, por ka frikë të kthehet në familje, pasi mendon se vëllezërit edhe mund ta vrasin. Ajo deklaroi hapur se ka mbyllur çdo gjë me Klodianin dhe se do vazhdojë jetën e saj, sikurse kërkon të njejtën gjë dhe për ish-partnerin. Odeta Dume: Unë të falenderoj, që more në telefon dhe reagove. Ju e keni parë emisionin në kanalin tonë në youtube? Asie Muçaj: Po, po e pashë. Odeta Dume: E qartë. Asie çfarë ka ndodhur realisht? Pse je larguar ti nga shtëpia? Asie Muçaj: Kanë ndodhur shumë gjëra Odeta, që unë nuk mund t’i tregoj nga larg. Por unë po të them se jam shumë mirë, jam shumë në rregull, çdo gjë po më ecën mirë për momentin dhe do jem shumë mirë, jam e sigurt. Unë nuk mund të jap një numër telefoni, se kam shumë frikë nga familja ime dhe unë nuk dua të kthehem më tek ata. Odeta Dume: Tek babai dhe tek nëna? Asie Muçaj: Po pra. Edhe unë jam shumë e bindur se këtë gjë po e bëjnë vëllezërit e mi. Sepse vëllezërit e mi kanë probleme me shtetin italian dhe kudo që janë kanë probleme dhe nuk mund të më kërkojnë ata ashtu siç duhet dhe kanë futur atë. (flet për të fejuarin). Unë atij i kam thënë, shiko jetën tënde, nuk më intereson më të jem me ty. Odeta Dume: Pra i ke dhënë fund marrëdhënies me Klodianin? Asie Muçaj: Po, po, po. Unë i kam dhënë fund marrëdhënies me Klodianin dhe prindërve u kam thënë se do jem mirë. Nuk jam as e rrugëve, s’jam as pa ngrënë as pa pirë. Këto janë të gjitha. Tani nuk mund të shpjegoj shumë gjëra Odeta. Do doja shumë të flisja me ty sepse je një njeri vërtetë i mirë dhe ndoshta mund të më ndihmoje, psikologjinë, se normale shumë stres, familja. Normal që familja është gjëja më e madhe në botë, por gjithsesi, të dhashë lajmin që unë jam mirë. Jam shumë në rregull, gjërat po më ecin mirë. Odeta Dume: Asie ti nuk ke ardhur në Shqipëri, je në Itali aktualisht? Asie Muçaj: Po po. Jam në Itali. Odeta Dume: Po ku rri tani tek shoqja apo tek shoqata? Asie Muçaj: Jo, jo, se më ka marrë dhe shoqja në telefon dhe më tha, “Çfarë ju ke thënë, se na morën?’’, -unë i thashë, “Nuk u kam thënë asgjë’’, pasi unë jam në shoqatë sociale dhe asgjë më tepër. Unë mund t’ju marr ku të doni juve, mund t’ju marr në çdo orë. Odeta Dume: Po të lutem. Mund të më marrësh në emision sot? Nëse ti mundesh? Asie Muçaj: Nuk dua të flas publikisht. Odeta Dume: Asie, unë nuk do të marr më, nuk të kërkoj më. As emisioni ’Pa Gjurmë’, sepse ti na more në telefon e dëgjuam zërin tënd, por çfarë do të bësh me familjen ? Nuk do t’i marrësh as ata në telefon? Pse e ke mbyllur këtë rrugë komunikimi? Asie Muçaj: Unë nuk dua që ata të më gjejnë. Se kam frikë, normal janë familja ime, kam frikë nuk e mohoj. Odeta Dume: Ke frikë nga babai yt? Asie Muçaj: Kam frikë nga vëllezërit e mi. Dhe e di shumë mirë, që nëse ata më gjejnë këto ditë, sa unë nuk kam marr letrat akoma mund të më vrasin në mes të rrugës dhe nuk u intereson asgjë. Prandaj të kam marr edhe pa numër. Odeta Dume: Po prandaj është e rëndësishme që të flasësh me babain dhe nënën tënde, mos t’i humbasësh kontaktet. Asia gjatë bisedës telefomike tha se do të vazhdojë të mbajë kontakte me prindërit e saj, por nuk dëshiron të flasë me vëllezërit apo me ish-të fejuarin Klodian Dalipaj. Asie Muçaj: Mamin e mora dje dhe më tha, “Do më marrësh ditë për ditë? –“Ok”, i thashë, -“Do të marr ditë për ditë dhe do jemi në kontakt bashkë. Ama unë nuk dua të flas as me vëllëzërit, as me ish-burrin tim”. –“Në rregull’’, më tha, “Mjafton të më marrësh mua”. Me mamin kam folur dje. Sapo kam parë lajmin kam marr mamin direkt. Odeta Dume: Asie, unë të këshilloj të mos humbasësh kontaktet me familjarët e tu. Familja është gjithçka mbi të gjitha. E kuptoj që i ke dhënë fund raportit me Klodianin është e drejta jote. Unë këtë gjë do t’ja komunikoj dhe Klodianit, që pata një telefonatë me ty dhe më deklarove këtë gjë. Të uroj më të mirat dhe më vjen mirë që reagove dhe na more direkt pas emisionit. Asie Muçaj: Shumë faleminderit Odeta. Gjithë të mirat dhe punë me më pak stres të uroj.
Pa Gjurme - 25-vjecarja telefonon në Report TV: Jam gjallë, familja mos të më kërkoj (30-09-2021)
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i Plotë / Pa Gjurme-‘Nëna i vdiq, emrin ia ndryshuan në jetimore/Nipi:Daja humbi 15 vjeç, nuk u birësua kurrë
12 Janar, 17:36 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme e gjen pas 6 muajsh/Djali refuzon të flasë me nënën live: Do të shihemi kur të vijë koha
9 Janar, 17:38 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-La fëmijët dhe u zhduk me të dashurin/Prek djali: Mami dëgjoje këtë video, është për ty
8 Janar, 21:57 -
Emisioni i plotë| Pa Gjurme-‘Djali si fliste babait pas dhunës ndaj meje’/Nëna mes lotësh:U nis nga Greqia dhe u zhduk
7 Janar, 17:25 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-Zhdukja e dy miqve shkodran/Motra zbulon vendnodhjen: Janë parë në Holandë, por dyshojmë…
6 Janar, 17:30 -
Emisioni plotë 'Pa Gjurme' -’La fëmijët dhe iku jashtë’/Vjehrra-nuses:Të denoncova se nuk meriton të quhesh nënë
5 Janar, 17:18 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'– Gjen nënën pas 27 vitesh / Vajza përballet: Nuk isha gati për këtë të vërtetë të hidhur!
31 Dhjetor 2025, 17:51 -
Emisioni i plotë- Gazetarët e Report TV flasin ‘pa dorashka’/Si ishte viti 2025 për Shqipërinë?
30 Dhjetor 2025, 17:24 -
Emisioni i plotë| Pa Gjurme-Pas 3 vitesh i humbur, telefonon në shtëpi/Motra:Ishte numri i vëllait,por s’u përgjigj ai
29 Dhjetor 2025, 18:04 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë-‘U zhduk para ditëlindjes’/Motra mes lotëve:Më mungon, më duket sikur më kërkon ndihmë
26 Dhjetor 2025, 17:31 -
EKSKLUZIVE/Pa Gjurme-Pas 25 vitesh i shfaqet videoja, vëllai shpërthen në lot: Është motra ime!
25 Dhjetor 2025, 18:29 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Vajza më iku nga shtëpia, shoqet e fshehin’/Nëna: Kam frikë se po shfrytëzohet në Astir
24 Dhjetor 2025, 18:34 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - ‘Nusja më iku, djalin po ma pengon’/ I riu:U përplasa me dashnorin e saj, përfunduam…
23 Dhjetor 2025, 18:00 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Djali në kurbet, nusja solli tjetrin në shtëpi’/Vjehrri: Nuk ishte për shtëpi dhe fëmijë
22 Dhjetor 2025, 19:13 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘S’kam familje, fle në rrugë’/La spitalin pa njeri që ta priste, e moshuara shkon në azil
18 Dhjetor 2025, 18:48 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-U zhduk për 28 vite/Djali zbulon të vërtetën:Babai krijoi familje tjetër,nëna ende e pret…
17 Dhjetor 2025, 20:24 -
Emisioni i Plotë Pa Gjurme-‘Motra mu zhduk, burri po më pengon ta kërkoj’ Vëllai: Mesazhi nuk është i saj!
16 Dhjetor 2025, 17:55 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘U arratis me shokun, kishim frikë ta denonconim’/Motrat:Vëllai gënjeu, nëna e pa atë natë
15 Dhjetor 2025, 20:03 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Më ngeli peng fjala e fundit e babit’/Prek vajza:U largua dhe prej ditësh e kërkojmë
12 Dhjetor 2025, 20:06 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë| DOSJA BLEONA MATA NË SPAK/'Atë ditë u pa një djalë, të gjithë heshtën'/Nëna: Pse babai s’e kërkoi?
10 Dhjetor 2025, 18:46

