-
VIDEO
Mjekët në Repolitix: 60% e popullsinë është imunizuar nga COVID! Brataj: Në spital nuk ka pacientë të gjendje të rëndë! Alihmehmeti: Kjo periudhë, koha më e mirë për të kryer vaksinimin
'60% e popullatës mund të jetë imunizuar nga COVID, kjo është për shkak të vaksinimit masiv'. Kështu pohuan dy mjekët Skënder Brataj dhe Ilir Alimehmeti të ftuar në emisionin 'Repolitix' në Report Tv. Kreu i Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj tha se 80% e grupmoshës që ka rrezikshmërimë të lartë janë vaksinuar, gjë që ndihmon në imunizimin e popullatës.
-
VIDEO
'Ballkani i Hapur', Ekonomi për 3 marrëveshjet: Zhvillim në turizëm, rritje në shkëmbimet tregtare! Eksportojmë më shumë me Serbinë, bum në sektorin e bimëve medicinale
Marrëveshjet e arritura në “Ballkanin e Hapur” për qarkullim e lirë në tregun e punës, ër të lehtësuar importin dhe eksportin e mallrave dhe për mobilizimin e të tre vendeve për sa u përket përballimit të katastrofave natyrore, sipas ministres së Bujqësisë Milva Ekonomi do të sjellin përfitime të mëdha në këto fusha. Nga marrëveshjet e firmosura nga liderët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë sjellin përfitime në sektorin e turizmit, lehtësira në shkëmbimet tregtare. “Qasja jonë drejt zhvillimit duhet të jetë me iniciativë të fortë. Lëvizja e lirë e personave është e rëndësishme sepse tregjet tona të punës goditen nga emigracioni i lartë. Marrëveshja e punës: Tani është më e lehtë për një të huaj të vijë në Shqipëri sepse janë lehtësuar të gjitha procedurat.Piramida e popullsisë në shqipëri ka një bazë të gjerë jo të ngushtë. Emigrimi merr forca pune, sepse kërkojnë të bashkohen me familjet. Siç vujmë ne vian gjermania që na merr infermierët. Në të gjithë botën tregu i punës lëviz sot. Kjo është marrëveshje e mirë sepse ne kemi nevojë për turizëm gjatë verës. Në këtë marrëveshje, ajo që ishte e rëndësishme ishte fakti që do shtojmë bashkëpunimin në sektorin e turizmit., do ketë vlerësime për çmime të biletave që serbia bën për Shqipërinë dhe M.V, do ketë discount. Ne smund të ofrojmë si vend i vetëm paketë turistike, por që të kemi paketa ndërvendas, në të gjithë rajonin. Krijimi i një tregu sa më të madh”, tha Ekonomi.
-
VIDEO
“Quo vadis Ekonomi?!”, performanca në 7 muaj sa janë të ardhurat publike i ftuar Fatos Çoçoli
-
VIDEO
Dha dorëheqjen, Mano për Report Tv: Basha tregoi arrogancë ndaj nesh, mori vendim nga Tirana për të emëruar të afërmit e tij! Korça nuk pati përfaqësinë e duhur
'Basha tregoi arrogancë ndaj nesh dhe vendosi nga Tirana, të afërm të tij, pa marrë parasysh mendimin e degës së Korçës dhe pa pyetur askënd'. Kështu ka deklaruar në Report Tv, Andrea Mano, ish-kryetari i Partisë Demokratike në Korçë, i cili vetëm dy ditë më parë dha dorëheqjen nga ky funksion së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm, Devis Osmani dhe 13 anëtarë të Kryesisë. Mano tha se Korça nuk ka pasur përfaqësinë e duhur në zgjedhjet e 25 prillit, duke shtuar se madje u krijuar një përçarje ndërmjet strukturave të PD-së dhe të deleguarve të qarkut.
-
VIDEO
Kriza në PD pas shkrirjes së degës Korçë, Kadilli: Shpërthim sepse Basha i shpërfilli
Emisioni Repolitix në pjesën e parë trajtoi krizën në PD pas rastit të Korcës ku i gjithi ekipi drejtues i degës dha dorëheqjen. Çfarë do të ndodhë në shtator me PD? Në studio i ftuar Fatbardh Kadilli anëtar i kryesisë së PD. Në pjesën e dytë Repolitix trajtoi aksidentet:-kush janë shkelësit në rrugë? Në studio shefi i sigurisë rrugore në policinë e Shtetit Skënder Ismaili dhe gazetari Sokol Dema.
-
VIDEO
Tirana, "mike" e zonjave krijuese dhe guximtare
-
VIDEO
Pas 32 ditësh shënohet viktima e parë nga COVID, i pavaksinuar! 30 raste të reja në 24 orë, rritet numri i të shtruarve në spital
Pas 32 ditësh në 24 orët e fundit është shënuar viktima e parë nga COVID në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raporton se janë shënuar edhe 30 raste të reja me COVID.
-
VIDEO
Mbi 46 mijë biznese kërkojnë punonjës! Industria përpunuese vuan më shumë për krah pune
Shumë sektorë të ekonomisë në vend po përballen me mungesë të punonjësve, ndërsa për ekspertin për punësimin dhe këshillimin e karrierës, Erion Muça, faktorët janë dy: politikat jo të duhura sa i takon formimit e arsimit dhe qasja e vizioni i kompanive të ndryshme.
Muça tha në "Report Tv" se ka kompani që nuk krijojnë klimën e nevojshme dhe mjedisin e nevojshëm për punonjësit dhe se disa prej tyre kanë si synim përfitimet e larta në kurriz të shfrytëzimit të punonjësve.
"Nuk besoj se jemi në situatë kolapsi por jemi përballë një realiteti që e kemi kultivuar në të gjithë këto vite, që nga politikat jo të duhura sa i takon formimit dhe arsimit deri tek qasja dhe vizioni i kompanive të ndryshme që nuk kanë krijuar klimën e nevojshme dhe mjedisin e favorshëm që punonjësi jo vetëm të punësohet dhe të marrë një rrogë që duhet të jetë në standardet normale të jetesës për të, por edhe të ketë motivimin e duhur për të arritur që të mund ta shohë dhe ta cilësojë një punë në plan afatgjatë. Çdo kompani duhet ti ofrojë punonjësit mundësinë për zhvillim profesional brenda saj, ti ofrojë bonuese mbi orët shtesë të të punuarit apo si rrjedhojë e ngarkesës dhe vështirësisë në punë. Kanë pasur si synim dhe objektiv të tyre përfitimet e larta në dëm apo në kurriz të shfrytëzimit apo përdorimit të punonjësve të cilët kanë punuar dhe paga nuk justifikonte as lodhjen, as mundimin dhe as vështirësinë në punë", tha ai.
Mbi 46 mijë biznese në vend po kërkojnë punonjës aktualisht. Sipas të dhënave të siguruara nga Agjencia Kombëtare e punësimit, sektori që po vuan më shumë mungesën e punonjësve është industria përpunuese. Ndërsa në treg po kërkojnë më shumë profesione elementare.
-
VIDEO
I iku në mënyrë spektakolare policisë gjatë aksionit të dështuar anti-drogë te 'Varri i Bamit', dëshmia e të riut: Mendova se po më vidhnin makinën! Zbardhet dosja
TIRANË- Gazmir Cani, ishte i riu i cili “nxori” zbuluar paaftësinë e Forcave Operacionale të Tiranës, i cili u iku me Benzin e tij në mënyrë spektakolare nga duart efektivëve që po zhvillonin një operacion anti-drogë në zonën e quajtur ‘Varri i Bamit” në Tiranë. Një skenë si nëpër filma aksion ishte momenti kur ai i dha gaz makinës, mirëpo në dëshminë e tij kur është marrë në pyetje, 26 -vjeçari, shoferi i Mercedes Benz, me targë AA 909 YE ka mohuar që të ketë qenë pjesë e grupit kriminal që po merrej me trafikun e drogës. Ai ka dëshmuar se ka ikur me shpejtësi pasi ka menduar se po i vidhnin makinën, ndonëse në videon që Report Tv solli kishte efektiv të veshur me uniformë policie dhe u dëgjuan thirrjet “Ndal Policia”, përtej fjalëve banale që policët përdorën në ato momente.
-
VIDEO
Çollaku: Beteja jonë në shtator në çdo front , edhe në rrugë, por paqësisht! Largimet masive në Korçë? S’është dramë! U dorëhoqën, por s’ikën nga PD-ja
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka deklaruar se beteja e opozitës në parlament do të zhvillohet në të gjitha frontet, por në mënyrë paqësore. Ai nuk e përjashtoi mundësinë për protesta në rrugë, mirëpo kjo si një formë paqësore tha ai, duke theksuar që synimi nuk është rrëzimi i qeverisë Rama, por sipas tij, shkatërrimi i fenomenit kur “pushteti është i kapur nga krimi”.
-
VIDEO
Tjetërsim pronash në Kadastrën e Tiranës, Report Tv siguron dosjen e plotë! Hetimi nisi pas dyshimeve për blerje votash më 25 prill! Çfarë zbuluan përgjimet
'Ndërmjetësi', operacioni i radhës i SPAK në goditje të korrupsionit vuti në pranga 3 persona dhe 3 të tjerë në hetim, njëri prej të cilëve i pezulluar nga detyra, nisi nga një hetim fillimisht për blerjen e votave.
-
VIDEO
Paditi Veliajn për shpifje, Lulzim Basha paraqitet në GJKKO! Dështon seanca e parë pasi palët refuzuan pajtimin, përballja e radhës më 24 shtator
Lulzim Basha është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ai është thirrur për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me padinë që i ka bërë për shpifje kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pasi ky i fundit pati deklaruar se kryedemokrati u bë me 4 vila pas tërmetit.