Bledar Selmanaj, i arrestuar për vrasjen e 25-vjeçarit Xhulian Bullari në Babicë të Vlorës 21 gushtin e kaluar, ka folur nga Burgu i Peqinit ekskluzivisht për emisionin "Pa Gjurmë" se çfarë ndodhi sipas tij. Selmanaj tregon se vrasësi i vërtetë është Klodjan Llanaj, një prej të fortëve të Vlorës. Sipas tij gjithçka ndodhi për një sasi kanabisi. "Dua të rrëfej të gjithë historinë e Xhulianit dhe historinë e personave të tjerë të zhdukur. Unë e kisha shok Xhuliano Bullarin. Unë dua t'i shpreh ngushëllimet e mia familjes. Unë e kisha shok dhe po dridhem aktualisht që po flas. Jam shumë i mërzitur që historia përfundoi kështu. Unë me Xhulianon jam njohur në Burgun e Peqinit. Flisnim shpesh kur dilnim në ajrim dhe shkonim mirë. Ai është liruar para meje 3-4 muaj. Pas lirimit nga burgu ne jemi bërë shokë dhe miq të ngushtë. Kjo që do të rrëfej unë tani është një tronditje e madhe edhe për Prokurorinë e Përgjithshme.Pas lirimit tim në burg një ditë në Vlorë më pyet një person, i botës së krimit, për Xhuliano Bullarin. Pikërisht atë ditë kur u vra ai. Më pyeti Ferdinand Llanaj.Unë kam qeshur dhe i kam thënë 'e kam shok të ngushtë'. Ai më tha se personi që po të flasim është personi që ka marrë pjesë në atentatin tim kur unë jam plagosur në rrugën transballkanike bashkë me djalin në vitin 2018. Unë i thashe që nuk është e vërtetë kjo histori. I thashë se ai nuk është i tillë. Më tha se kjo është e vërtetë dhe unë kam vrarë një tjetër për të. Më tregoi edhe për një histori për hashash në fshatin Gostimë në Elbasan. Ai duhet të na kthejë lekët patjetër. Do e pyesësh sikur ne na ke kundërshtarë. Dhe unë erdha në Tiranë. E pyeta Xhulianon nëse ishte e vërtetë kjo histori. Ai ma pranoi historinë e hashashit por vetëm se kishte qenë shofer i makinës që kishte marrë hashashin. Ai mu lut që të shkojmë në Vlorë dhe të takojmë atë personin. Unë i thashe që do të futem ndërmjetës që t'i kthejmë lekët. Ai më tha që vetëm 2000 euro kishte marrë.Unë i hodha karburant makinës, kemi shkuar në Vlorë. Mora njoftim për vendin ku ishin çunat në Babicë. Ishte errësirë dhe ndaluam aty se s'po shikonim njeri. Vjen njëri prej ushtarëve të atyre. Futet brenda në makinë te sedilja e pasme dhe thotë nisemi. Pasi ecëm pak pamë benzin e tyre. Nga benzi del Klodian Llanaj dhe afrohet. Dal unë nga makina ku isha pasi më tha Llanaj. Ai futet brenda dhe e shan Xhulianon dhe i thotë 'ti je ai që blen hashash me euro false'. Ai e gjuan me grusht në bark dhe pasi Xhuliano u shpreh pak keq ai e qëlloi me 2 plumba në kokë. Unë i dëgjova se ishte errësirë. Unë nuk dija çtë bëja dhe ika me vrap nga drejtimi tjetër. Rrugës më kapi Klodjanin me makinë dhe më tha 'mos ik me vrap'. Para se të më thoshte ashtu i tha atyre të tjerëve që fshini gjurmët nga makina. Shko në shtëpi, rri 2 ditë, do të sjell unë një njeri. Në datë 21 vijnë disa persona dhe me thonë se të kërkon Klodi në Selenicë. Ai më jep një qesë me 2 bluza të bardha që i përkisnin Klodjan Llanajt dhe më dorëzoi edhe armën e krimit. Unë e futa në bahçen e shtëpisë. Më thotë ky se rruhu shpejt se do ikim, vetëm kur thotë ky shpejt, shpejt se policia. Më ka tërhequr zvarrë dhe kemi ikur me makinë ku na priste një tjetër ushtar i tyre Bruno. Arritëm në Babicë dhe pastaj në Selenicë dhe aty mora vesh që më kishin dhënë armën e krimit. Më tha Klodjani që 'ruaje atë armën, është e mirë'. Më kërcënoi që nëse flisja do më vrisnin mua por të gjithë familjen", tha ndër të tjera në 'Pa Gjurmë' Bledar Selmanaj. Teksa ka rrëfyer detaje tronditëse edhe nga disa vrasje të tjera që kanë ndodhur në Vlorë, për të cilat ai pretendon se ka dijeni, Bledar Selmanaj thotë se ka punuar për vëllezërit Llanaj, si shofer personel dhe informator por nuk ka marrë pjesë në vrasje. Ai thotë se kërkon të tregojë gjithçka për çfarë ka ndodhur në Vlorë para autoriteteve por për këtë kërkon mbrojtje të veçantë. Bledar Selmanaj, u la në burg nga gjykata e Vlorës, për vrasjen e shokut të tij, por 39-vjeçari nuk e ka pranuar krimin për të cilin akuzohet.
I akuzuari për vrasje rrëfehet nga burgu ekskluzivisht për 'Pa Gjurmë', Bledar Selmanaj
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘S’kam familje, fle në rrugë’/La spitalin pa njeri që ta priste, e moshuara shkon në azil
18 Dhjetor, 18:48 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-U zhduk për 28 vite/Djali zbulon të vërtetën:Babai krijoi familje tjetër,nëna ende e pret…
17 Dhjetor, 20:24 -
Emisioni i Plotë Pa Gjurme-‘Motra mu zhduk, burri po më pengon ta kërkoj’ Vëllai: Mesazhi nuk është i saj!
16 Dhjetor, 17:55 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘U arratis me shokun, kishim frikë ta denonconim’/Motrat:Vëllai gënjeu, nëna e pa atë natë
15 Dhjetor, 20:03 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Më ngeli peng fjala e fundit e babit’/Prek vajza:U largua dhe prej ditësh e kërkojmë
12 Dhjetor, 20:06 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë| DOSJA BLEONA MATA NË SPAK/'Atë ditë u pa një djalë, të gjithë heshtën'/Nëna: Pse babai s’e kërkoi?
10 Dhjetor, 18:46 -
Emisioni i plotë' Pa Gjurmë'/ Ekskluzive–Mbërrin fotoja që mund të jetë Bleona Mata/Nëna:E njoh nga shenja në fytyrë!
9 Dhjetor, 17:55 -
Pa Gjurme-‘Burri e la shtatzënë, nëna e braktisi djalin’/E bija: Mësova që kisha vëlla, kur ajo vdiq
8 Dhjetor, 18:02 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Burri i parë më tradhtoi, i dyti më dhunonte’/Gruaja:20 vite që nuk i takoj vajzat sepse…
5 Dhjetor, 19:23 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë-‘Më dhunoi e detyroi të punoja në rrugë’/Përballja e çiftit:Më jep fëmijët, ti je e sëmurë
4 Dhjetor, 17:12 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme- Akuza ndaj ish-bashkëshortes/I riu: Djali im është në rrezik, t’i hiqet kujdestaria
3 Dhjetor, 17:37 -
Pa Gjurme-‘Vajza e lëndoi, gruaja e sëmuri’/E reja:Vjehrri na iku nga shtëpia, s’dimë ku ta kërkojmë
2 Dhjetor, 22:34 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë| ‘Ishte i mërzitur atë natë, iku e nuk u kthye më’/Nëna: Shoku u gjet i mbytur, djali im…
1 Dhjetor, 17:37 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme-E la shkollën nga varfëria, tentoi të hidhej nga kalaja/Nëna: Vetëm qan dhe kërkon libra!
28 Nëntor, 18:33 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- ‘La mamin në gjumë dhe iku nga shtëpia’/E bija:Kam frikë, mos i ka ndodhur gjë e keqe
27 Nëntor, 17:39 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- I humbet burri në spital, shpërthen gruaja: Askush nuk më ndihmoi, spitali ka përgjegjësi!
26 Nëntor, 17:27 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- 'Ditëlindjet ia kam festuar me lot, kujtoja nënën e saj’/Gruaja: E birësova por sot…
25 Nëntor, 17:22 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme-Përndiqej nga fqinji, 62-vjeçarja përballet LIVE’/’Pa turp më ngacmojnë, më kërkojnë dhe…
24 Nëntor, 17:37 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Kunati u vesh si grua t’i shpëtonte policisë, unë ia bera videon’/E reja: Më dhunoi dhe…
21 Nëntor, 22:04 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme- ‘Babai s’e pranoi motrën!’/ I riu: U rrit në jetimore, nëna vdiq pa e parë!
20 Nëntor, 17:15

