-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 31 korrrik 2021
Titujt e gazetave për sot, nga SHBA ultimatum Bashës për largimin e Berishës te vota e shkelur e 25 prillit e deri tek Partizani rrezikon te humbasë kapitenin Hoxha.
-
VIDEO
''Ultimatum'' Basha mes Berishës dhe Shba dhe zjarret në vend
-
VIDEO
Ultimatumi i Kim, Kristaq Kume: Ligji ia garanton marrjen e mandatit Berishës, gjithçka është në dorë të tij! S’ka detyrim Basha ta largojë nga grupi parlamentar
Ultimatumi i ambasadores Yuri Kim ndaj Lulzim Bashës që ish-kryeministri Sali Berisha i shpallur “Non Grata” nga SHBA të mos jetë pjesë e parlamentit të ri në shtator ka qenë temë diskutimi ditën e sotme në emisionin “Pa Protokoll”.
Ish kreu i KQZ Kristaq Kume duke folur për këtë temë tha se në asnjë dokument ligjor nuk parashikohen detyrime për kryetarin e partisë që t’i kërkojë të lërë mandatin.
-
VIDEO
Ultimatumi i Kim, avokati Beqiri: Berisha të japë dorëheqjen si Doshi, KQZ s’duhet t'i japë mandatin e deputetit! Basha s'mund të distancohet prej tij, janë simbiozë
Avokati Idajet Beqiri i ftuar në Report Tv ka folur për ultimatumin e ambasadores Yuri Kim ndaj kreut të PD Lulzim Basha duke e cilësuar tejet të rëndë që në shekullin e 21 ti drejtohet një partie shprehja që “të mos hajë bar” për hir të një deputeti, referuar ish-kryeministrit Sali Berisha i cili u shpall “Non Grata” nga DASH.
-
VIDEO
Dështimi i operacionit të policisë në Tiranë, kreu i Sindikatës, Fishta: Dhunimi i gazetarit nuk tolerohet, sjellja e efektivëve jashtë kuadrit ligjor
Efektivët e policisë kaluan çdo kompetencë ligjore të detyrës së tyre me dhunimin e gazetarit! Kështu thotë kreu i Sindikatës së Policisë, Sadedin Fishta, i cili në një intervistë për Report Tv theksoi se veprimet e policisë kërcënuan integritetin e gazetarit dhe të qytetarit
-
VIDEO
Djegia e mbetjeve në Fier, eksperti i mjedisit: Toksinat e çliruara do kontaminojnë tokën! Ndotja do vijojë për vite me radhë, do futet në zinxhirin ushqimor
Prej disa ditësh tashmë, Fieri është ekspozuar ndaj një ndotje të rrezikshme nga djegia e mbetjeve në landfill, duke krijuar një emergjencë mjedisore. E ndërsa vëmendja është përqendruar në ndotjen e ajrit nga gazrat e çliruar, duket se më problematike do të jetë ndotja e tokës.
-
VIDEO
Tomini për Report Tv: Në gusht do kemi qarkullim në masë 90% të variantit Delta të COVID! S’kemi rekomandim për një dozë të tretë të vaksinës
Sezoni turistik është shoqëruar edhe me një lehtësim të masave, por edhe me një ulje të vigjilencës së qytetarëve ndaj rrezikut të COVID-, por ekspertët ngrenë alarmin për një rritje të ndërgjegjësimit. Kjo sepse, sipas zv.ministres së Shëndetësisë, Eugena Tomini në mesin e muajit gusht në masën 90% do të dominojnë qarkullimi i variantit Delta, në të gjithë botën, e për pasojë edhe në vendin tonë.
-
VIDEO
'Mbuluar' nga tymi dhe çdo gjë gri, pamjet dramatike që vijnë nga lagjja Sheq i Madh në Fier ku ndodhet landfilli, banorët braktisin banesat
Çdo gri dhe e mbuluar nga tymi, këto janë pamjet dramatike që vijnë nga lagjja Sheq i Madh në Fier, që ndodhet shumë afër landfillit dhe vetëm 3 kilometra larg nga qyteti.
Në një vëzhgim të bërë nga gazetari i "Report Tv", Sokol Dema, shihet teksa banorët kanë braktisur lagjen, të paktën përgjatë orëve të ditës, duke i vënë kyçin dyerve, në mënyrë që të jenë sa më pak të ekspozuar ndaj ndotjes së shkaktuar nga djegia e mbetjeve në landfill.
-
VIDEO
Zjarret në Vlorë, Shefi i Zjarrfikësve për Report Tv: Nuk kemi mjete, nuk shkojmë dot në disa vatra
Kastriot Bega, Shefi i Zjarrfikësve të Vlorës, thotë se situata e rëndë e zjarreve e ka vënë në vështirësi të gjithë togën që ai drejton. Në një lidhje telefonike për Report Tv, Bega thotë se në disa vende terreni është shumë i vështirë për të ndërhyrë.
"Aktualisht në Karaburun janë forcat e ushtrisë dhe zjarrfikësit. Në Tragjas zjarri është në mal dhe është e pamundur të ndërhyhet, ne po presim të zbresë poshtë. Sot kemi ndërhyrë në Zvërnec dhe e kemi kapur në kohë. Jam marrë tërë natën te shpella e Kaninës, është një pyll me pisha atje. Rrezikoj i gjithë pylli me pisha në Kaninë. Dje ka pasur në Kuzum Baba. Njerëz të papërgjegjshëm djegin mbeturina dhe ka flakë. Ne nuk kemi automjete për tu futur në terrene të vështira", tha Kastriot Bega.
-
VIDEO
Harta e re gjyqësore në shtator, Ministria e Drejtësisë dhe KLGJ nuk arrijnë dakordësinë! I rikthehen tryezave të konsultimit me avokatë dhe publikun
Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Ministria nuk kanë arritur në një dakordësi sa i përket hartës së re gjyqësore, për këtë arsye rikofigurimi i Apeleve dhe gjykatave të rretheve është lënë për në muajin shtator.
-
VIDEO
Abuzimi me tenderin e uniformave të Policisë, të arrestuarit kërkojnë lirinë në Apel, mes tyre edhe Edlira Naqellari
9 zyrtarët e ish-zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, të arrestuar për abuzimin me tenderin e blerjes së uniformave të Policisë së Shtetit me vlerë 2.8 miliardë lekë, kanë kërkuar sot në Apelin e GJKKO lirinë, mes tyre edhe ish-drejtoresha Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, Edlira Naqellari.
-
VIDEO
Të ardhura në trafiku i drogës, vlonjatit të akuzuar për trafik droge i sekuestrohen 10 pasuri (EMRI)
Një pasuri prej qindra mijëra eurosh i është vënë në sekuestro një vlonjati të akuzuar për trafik droge. Bëhet fjalë për 10 pasuri të paluajtshme, më konkretisht 2 pasuri të llojit arë, 4 apartamente, 2 parkim, 1 dyqan dhe 1 makinë. Kjo pasuri është në pronësi të Ilia Ziut, ku ky i fundit i kishte vendosur edhe në emra të familjarëve të tij.