-
VIDEO
Mungoi Llalla dhe avokati, GJKKO shtyn për në 9 shtator vendimin! Në seancën e radhës, ish Kryeprokurori me avokat nga shteti
Sot, teksa pritej që të jepej vendimi nëse ish-kryeprokurori Adriatik Llalla do të shpallej i pafajshëm apo do të shkonte në burg, seanca në GJKKO është shtyrë sërish. Seanca e radhës do të mbahet më 9 shtator, ndërsa shkak për shtyrjen u bë mungesa e vetë Llallës dhe avokatit të tij, ky i fundit me arsyetimin se ishte i sëmurë, ndërsa vetë ish-Kryeprokurori nuk ka dhënë asnjë arsye. Për të mos patur më zvarritje të seancës, GJKKO caktoi mbrojtës kryesisht dhe në seancën e 9 shtatorit, Llalla do të mbrohet nga Gentiana Qendro.
-
VIDEO
Shuhet zjarri në landfillin e Fierit, situata ende problematike, qyteti vijon të jetë i mbuluar nga tymi
Është shuar zjarri që përfshiu dy ditë më parë landifillin e Fierit, duke krijuar në qytet një emergjencë mjedisore, për shkak të gazrave të rrezikshëm që u çliruan nga djegia e mbetjeve. Zjarri u fik pas punës me mjete të tonazhit të rëndë, që bënë të mundur mbulimin e mbetjeve me dhé. Megjithatë tymi vijojnë të mbulojë qytetin, ndërsa vijon ende puna për të bërë të mundur mbulimin me dhé të vatrave që çlirojnë ende tym.
-
VIDEO
E rëndë në Gjirokastër, 72-vjeçari lyen me benzinë bashkëshorten dhe i vë flakën, ulërimat e së moshuarës i dëgjojnë edhe fqinjët
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Këllëz Gjirokastër, pasi 72-vjeçari Panajot Janaqi ka lyer me benzinë dhe i ka vënë flakën bashkëshortes së tij, Dashurie Janaqi me benzinë.
-
VIDEO
“Çunat e mamave gara me makina,zhurma si avion” shqetësimi i zotërisë: Djali u zgjua natën
Një shqetësim ka pasur një zotëri nga Tirana që telefonoi mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Ai tha se të rinjtë bëjnë gara me makina edhe në dy të natës dhe krijojnë zhurma të mëdha duke zgjuar edhe fëmijët nga gjumi. Ai ka bërë thirrje që policët të veprojnë.
-
VIDEO
Të qeshura në studio, telefonuesi i drejtohet moderatorit: Mendova mos të kishte kapur policia
Batuta dhe të qeshura ka pasur në studio mëngjesin e sotëm në programin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Duke u diskutuar për policinë e shtetit dhe mungesën e moderatorit Andi Kapxhiu për disa ditë për shkak të pushimeve verore një telefonues i është drejtuar duke i thënë: Mendova mos të kishte kapur policia. Kjo shkaktoi të qeshura ndërsa zotëria tha se respekt meriton vetëm polici i thjeshtë.
-
VIDEO
“Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 29 korrik 2021,Si i vlerësoni efektivët e policisë?
Telefonuesit të ndarë në mendime për punonjësit e policisë së shtetit. Vlerësime pozitive e negative për imazhin që policët kanë krijuar.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 29 korrrik 2021
Titujt e gazetave për sot, nga 15 milionë USD shtesë për pensionet te kush e mbron Fatmir Mediun e deri tek Briken Calja i katërti në Olimpiadë.
-
VIDEO
Aksidentet kush janë shkelësit në rrugë?
Aksidentet kush janë shkelësit në rrugë?
-
VIDEO
Kadilli: Berisha e Basha viktima të njëri-tjetrit, ish-kryeministri s'ka çfarë i jep më politikës, të shmangë përfshirjen e PD në 'betejën' për shpalljen 'Non Grata'
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Fatbardh Kadilli në emisionin "Repolitix" në Report TV ka komentuar dhe mbështetjen e ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj kreut të PD Lulzim Basha edhe pse ky i fundit ka sjellë humbje të njëpasnjëshme në krye të partisë.
Kadilli tha se Berisha është viktimë e zgjedhjes së tij. Të dy janë viktima të njëri tjetrit tha Kadilli dhe sipas tij janë të pazotë të bëjnë diçka të mirë për PD.
"Të gjithë jemi viktimë të zgjedhjeve tona, kur bëjmë një zgjedhje kemi sakrifikuar zgjedhjet tona. Berisha është viktimë e zgjedhjes së vetë e ka zgjehdur vetë dhe eshtë viktimë e zgjehdjes së vetë nuk del dot nga zgjedhja e vetë. U sfidua të dilte dhe Berisha zgjodhi të mos shprehet por ta justifikojë Bashën, janë të dy viktima të vetëvetes.
Nuk do kisha asnjë shqetësim për zgjedhjen e njërit apo tjetrit nëse do funksiononte mirë PD. Për mua është kapërcyer momenti i kulutrësh dhe shkollës Berisha dhe Basha për që koha sa sillet si Berisha... PD ka vetëm një shans të prodhojë një opozitë të re politike. Të qenit viktima të njëri tjetrit si pengon të bëjnë diçka të mirë por janë të pazotë të bëjnë diçka të mirë".
I pyetur se çfarë do të ndodhë me PD në shtator Kadilli tha se i takon Berishës të vendosë nëse do ta shmangë përfshirjen e partisë në ndjekjen e padisë së tij të bërë ndaj sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken pasi ky i fundit bëri publik vendimin e DASH për ta shpallur "Non Grata".
"Se di çdo ndodhë, vendimet merren nga institucioni i partisë. Sjam në grup. Berisha ka zgjedhur ta ndjekë personalisht uroj që rruga ligjore ta nxjerrë faqebardhë, por në të njëjtën kohë i kam kërkuar që nuk duhet të ndikojë ose ta shmangë përfshirjen e PD në këtë çështje. Jam i bindur se do ketë etikën politike ta shmangë përfshirjen e partisë. Shpresoj se është në kohë të marrë hapat e duhur. Është Berisha që duhet të marrë vendimin e tij, duhet të marrë hapat e vetë për ta shmangur përfshirjen e PD. Është në provë, besimi im nuk vlen derisa ai të ketë vepruar. Berisha ska çfarë i jep më politikës. Ska asgjë të re për ti dhënë politikës.", tha ai.
-
VIDEO
Dorëheqjet masive të PD në Korçë, Kadilli: Shpërthim nga shpërfillja, shkak mosnjohja e kontributeve! Gati të largohen kryetarë të tjerë degësh
Dorëheqja e kryetarit të PD në Korçë Andrea Mano, Sekretarit të Përgjithshëm, Devis Osmani dhe 13 anëtarëve të kryesisë sipas anëtarit të Këshillit të PD Fatbardh Kadalli kanë ardhur pasi nuk kanë marrë mirënjohje për punën që kanë bërë. I ftuar në “Repolitix” Kadilli tha se ky ishte një shpërthim nga shpërfillja dhe mos marrja në konsideratë e kontributeve individuale në parti dhe mungesa e partneritetit me Lulzim Bashën. Zhbërja e PD në Korçë Kadilli theksoi se është një dëm që duhen vite të tëra për të kthyer partinë në nivelin që ishte. Kadilli foli me konsideratë për Andrea Manon, të cilin e konsideroi një figurë që ka punuar fort për PD.
"Nuk di nëse do përsëritet apo jo, uroj që jo. Do ishte në dëm të PD nëse do kishim këtë lloj hemorragjie. Por problematikat janë kudo, rasti i korçës pati shpërthim më të madh, shpërfillja e Manos dhe opozitës në Korçë ka çuar në këtë shpërthim. Korça e ka ndierë më tepër, Mano është një figurë e investuar vetë. Ka punuar fortë, punoi përsëri dhe pse ishte numri 7 dhe me sa duket nuk ka marrë mirënjohje për punën.
-
VIDEO
Calja në vendin e katërt në botë në peshëngritje, flet trajneri për Report Tv: Historike për sportin shqiptar! Na penalizoi dështimi i provës së parë
Peshëngritësi shqiptar Briken Calja arriti një sukses historik ditën e sotme duke u renditur në vendin e katërt teksa ishte vetëm 1kg larg podiumit për medalje. Në një lidhje për Report Tv, Gerald Toska, trajneri i sportistit u shpreh se Calja ishte në formë fizike shumë të mirë, por u penalizua nga dështimi i provës së parë me 151 kg që nuk e ngriti dot.
-
VIDEO
Tymi i djegies së mbeturinave 'pushton' Fierin, ambientalisti Ferruni: Rrezik ekstrem, qytetarët të largohen nga vendbanimet, dy helme kancerogjene po përhapen në ajër
Ambientalisti Lavdosh Ferruni tha në Report Tv se rasti është një rrezik ekstrem dhe se me djegien e plastikës prodhohen disa nga helmet më të rrezikshme në planet siç janë dioksina dhe furana, të cilat janë kancerogjene. Ferruni tha se banorët duhet të largohen nga vendbanimet, dhe të mbyllen dyert dhe dritaret. Ferruni tha se duhet të bëhet mbulimi me dhe, dhe kjo është masa më e mirë