• VIDEO

    Euro 2020/ Karantinë 5 ditore në Lazio, tifozët e Anglisë humbasin ndeshjen me Ukrainën

    Pas katër ndeshjeve në Londër Anglia në çerekfinalet e kampionat Europian kundër Ukrainës nuk do ketë mbështetjen e tifozëve. Rajoni i Lazios ka rikonfirmuar se do ketë karantinë 5 ditore për këdo që udhëton nga Anglia.

  • VIDEO

    Peza: Basha duhet të bëhet lider, përndryshe Berisha e merr me vete....

  • VIDEO

    Përfundon takimi i zyrtarit të lartë të DASH, Philip Reeker me kreun e PD, Lulzim Bashën

    Ka përfunduar takimi i zyrtarit të lartë të DASH, Philip Reeker me kreun e PD, Lulzim Bashën. Takimi i zyrtarit të lartë të DASH, Philip Reeker, i cili ishte shoqëruar nga ambasadorja amerikanë Yuri Kim,  me Bashën zgjati rreth 1 orë e 10 min.

  • VIDEO

    Vrasjet e aksidentet në vend/ Veliu e Vocaj mbi 3 orë analizë me zëvendës drejtorët e policisë, në fokus krimet e pazbardhura, kanabisi e personat që lëvizin me armë pa leje

    Pas ngjarjeve kriminale të ndodhura në vend ditët e fundit, Kreu i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj ka mbledhur sot zv/drejtorët e qarqeve ku i pranishëm ka qenë edhe drejtori i përgjithshëm Ardi Veliu.  Mbledhja vjen pak kohë pasi Ardi Veliu mblodhi drejtuesit e qarqeve, dhe pritet që vartësit e tij të analizojnë çfarë kanë përmbushur nga porositë e dhëna. Një nga pikat më rëndësishme është ajo e zbardhjes së ngjarjeve kriminale që kanë tronditur vendin. 

  • VIDEO

    Kontrolle në plazhin e Semanit dhe Darzezës, hiqen 157 shezlongë dhe 76 çadra

    Policia ka nisur verifikimet dhe kontrollet në bregdetin e plazhit në Seman, Darzezë dhe Divjakë. Si rezultat i kontrolleve deri tani janë evidentuar 3 subjekte në Darzezë dhe Seman pa leje ku janë hequr 157 shezlongë dhe rreth 76 çadra.

    •  
  • VIDEO

    Sot dita e dytë e vaksinimit masiv +18 vjeç, Manastirliu: Paraqituni pranë qëndrës së vaksinimit me kartë identiteti

    Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, iu ka bërë thirrje qytetarëve mbi 18 vjeç, që të paraqiten me kartë identiteti në pikën më të afërt të vaksinimit në qytetin e tij

  • VIDEO

    Radhë të gjata kilometrike në Kakavijë, udhëtarët dynden që në orët e para të mëngjesit

    Udhëtarët që duan të kalojnë në kufirin grek janë përballur me radhë të gjata kilometrike. Dyndja e tyre që në orët e para të mëngjesit ka shkaktuar dyndje në sportelet e doganës së Kavijës

  • VIDEO

    Zyrtari i lartë i DASH mbërrin në Tiranë, një orë takim me Ramën në kryeministri, zbardhet fokusi i bisedimeve! Drejtohet për në selinë blu, takim me Bashën

    Ndihmës Sekretari Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker ka mbërritur në Tiranë, ndërsa pak minuta më parë ka zhvilluar edhe një takim me kryeministrin Edi Ramën. Takimi u zhvillua në kryeministri dhe zgjati më shumë se një orë, ku fokusi i bisedimeve ka qenë marrëdhënia e ndërsjellë SHBA-Shqipëri dhe bashkëpunimi i mëtejshëm i dy vendeve.

  • VIDEO

    Pse vriten dhe vetëvriten shqiptarët?

    Pse vriten dhe vetëvriten shqiptarët? Ky është libri ri I sociologut Gëzim Tushi i cili në këtë botim tregon shkaqet kryesore që kanë çuar shoqwrinë shqiptare në një shkallë të lartë të kriminalitetit. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” ai tregoi më tepër për shkaqet, faktorët që kanë ndikuar shoqërinë tonë drejt kriminalitetit.

    “Duke qenë se në këto 30 vite ky infeksioni social i krimit dhe i vetvrasjeve në shoqërinë shqiptare ka marrë përmasa pak të ekzagjeruara madje do të thoja që krimi është balanizuar është bërë një e keqe më e gjerë, më intensive më e shpeshtë. Të gjithë këto kanë bërë që ti kushtojë një vëmendje të vecantë, kam diagnostikuar të gjitha shkaqet dhe faktorët që e nxisin kriminalitetin në shoqërinë tonë. Jam munduar të zbulojë të gjitha defektet që kanë institucionet në shoqërinë tonë qoftë ato të shoqërisë morale qofte institucionet e edukimit apo institucionet shtetërore” u shpreh ai.

    Ndërsa theksoi se moshat e reja janë ata që kryejnë pjesën më të madhe të krimeve megjithatë ka një trend rritës edhe tek moshat e tjera:

    “Mosha e re është më e përshtatshme për të bërë krimin  dhe zakonisht moshat e reja janë 80-90% e atyre që kryejnë krime mirëpo tani ne kemi krime që i kryejnë të gjithë moshat. Ne kemi edhe të moshuar që kryejnë krime, ne kemi gra që kryejnë krime pra po ta shikoni ky kazan i kriminalitetit tek ne është tejet i përzier” tha ai.

    Krimi brenda familjes mbetet ndër plagët më të mëdha të shoqërisë sonë sipas sociologut Gëzim Tushi:

    “Po vazhdojë ky nivel kriminaliteti të jeni të sigurt që kjo stigma që ky vend është i pajetueshëm do vazhdojë të agravojë dhe do bëhet një kancer i madh i shoqërisë, e cila do vazhdojë të plaket, të shpopullohet, te demotivohet, të demoralizohet prandaj këmbanat e krimit janë shumë të mëdha. Krimi në shoqërinë shqiptare pjesa më e madhe po buron në familje për fat këto kohët e fundit krimi ka qenë jashtë familjes sepse ka qenë ky sezoni turistik dhe është bërë për disa arsye të tjera dhe për të cilat pa disktutim ka një përgjegjësi shteti”

    Në një krahasim me vendet perëndimore përsa i përket shkaqeve që çojnë në kriminalitet faktorë kryesorë mbetet mungesa e komunikimit:

    “Konflikte kanë edhe shoqëritë perëndimore por gjëja që ndryshon edhe bëhen krime por në përgjithësi zgjidhja e konfliktit bëhet nëpërmjet dialogut, tolerancës komunikimit, zgjidhjes së butë, marrëveshjes. Ne këto instrumenta humane të zgjidhjes së konflikteve i kemi braktisur. Ne kemi krijuar konceptin që gjërat zgjidhen me forcë.Pra, në këtë shoqëri i sukseshëm është ai që është i fortë” përfundoi ai.

  • VIDEO

    Matcha/ Më e shëndetshme se kafeja?

    Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli” folëm për çajin e Matcha, me shumë benefite të mira dhe të shëndetshme për organizmin.  Nutricionistja Anna Kryemadhi, nutricionistja ruse që jeton prej 10 vitesh në Shqipëri tregoi më tepër për këtë përbërës magjik për organizmin tonë.

  • VIDEO

    Rreziku nga armët dhe aksidentet,debate mes Meçajt, Ndokës, Rustës,Bregut

    Emisioni Repolitix trajtoi aktualitetin pas ngjarjes së rëndë të Velipojës ku mbetën të vrarë 4 persona dhe një seri aksidentesh me pasojë vdekjen në akset tona kombëtare. Të ftuar në studio Arben Meçaj, Nard Ndoka ish-zv.ministër i Brendshëm dhe gazetarët Arsen Rusta dhe Sokol Bregu.

  • VIDEO

    Supë e ftohtë me avokado nga zonja Vjollca

    Supë e ftohtë me avokado

    Përbërësit:

    2 avokado

    2 degë selino

    1 lugë çaji lëkurë limoni

    1/2 lëng limoni

    2 qepë të njoma

    1 thelpi hudhër

    kripë dhe piper të zi 

    1 tas kos ose ujë

    Përgatitja:

    Shtojmë të gjithë përbërësit në një blender dhe I kthejmë ato në krem. E lëmë supën të qëndrojë për 1 0rë në frigorifer që të qetsohet më pas e servirim duke e dekoruar me pak vaj dhe 1 lugë copëza avokado.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv