Euro 2020/ Europian i 'çmendur', në 1/8 u eliminuan 5 favorite! Zvicra dhe Ukraina për herë të parë në çerekfinale, rekorde golash dhe autogolash

30 Qershor 2021, 16:37 | Përditesimi i fundit: 2021-06-30 16:37:57

Euro 2020 mund të quhet kampionati Europian më i çuditshëm për faktin se 5 kombëtare pretendente janë larguar që në fazën e 1/8. Ndërkohë rezulton që deri më tani të ketë mesataren më të lartë të golave të realizuar, ndërsa ka vendosur rekord absolut edhe përsa u përket autogolave.