Shkon në kurbet,dashurohet me tjetër grua/Apeli rënqethës i të miturit për babain

30 Qershor 2021, 17:52

Bashkëshorti i braktisi bashkë me dy djemtë, 4 muaj më parë. Ai është larguar drejt Italisë, ndërsa nuk ka asnjë kontakt me familjen e tij në Shqipëri. 38-vjeçarja Tana Krantia nga Vlora rrëfen si zbuloi tradhtëinë e të shoqit Arbër Krantia 2 vite më parë, kur djali i tyre më i madh pa në telefonin e të atit fotot e një gruaje tjetër. Pas 9 vitesh martesë krisjet në marrëdhënien mes ciftit e kanë zanafillën tek ky episod, i cili do të pasohej edhe nga shumë të tjera. Bisedat e gjatë deri mbrëmjen vonë, ngritën dyshimet tek bashkëhsortja se ai tashmë chatonte më një tjetër grua. Zhvendosja në qytetin e Tiranës, ku familja jeton prej 4 vitesh nuk ndryshoi asgjë në jetën bashkëshorte, përkundrazi debatet u bënë më të shpeshta, ndërsa 5 muaj më parë bashkëshorti i komunikon se do të udhëtonte drejt Maqedonisë së Verit, pasi kishte gjetur një punë atje. Pas kësaj, 38-vjeçarja zbulon se në të vërtetë Arbri ishte nisur drejt Italisë, ku pasi ishte kapur nga policia në kufi me pasaportë false ishte mbajtur 3 ditë në paraburgim. Me kthimin e tij në Shqipëri ai shkoi sërish në banesën ku jetoj familja e tij, aty ku cdo gjë ishte ftohur në marrëdhëniet mes tyre. Nuk kaloi shumë kohë, kur 39-vjeçari largohet përsëri drejt Italisë dhe për afro 20 ditë nuk pati asnjë kontakt me familjarët. Më në fund, babai i dy djemve vendos të bëhet i gjallë duke u pohuar se ishte punësuar tek një 64-vjecare nga Lushnja, në Romë. Bashkëshortja i kërkon publikisht të kthehet për hir të dy djemve, por mesazhi që ka marr prej Arbrit ka qenë kërcënimi me jetë. Dy djemtë 8 dhe 5-vjeçarë presin në shtëpi babain, por ai mesa duket ka vendosur t’i braktisë përgjithnjë.