Shqipja ‘molla e sherrit’/Dy ish-burrat: Na tradhëtove dhe ike, duam fëmijët

28 Qershor 2021, 18:06

Ish-bashkëshorti Alfred Karaj kërkoi të përballej live me Gentjanin, i cili pasi mësoi këtë fakt tentoi të lë studion televizive. Me negociimin e moderatores në studio Odeta Dume, ai nuk u largua, por pati këtë përballje të pazakontë me ish-bashkëshortin e gruas. Odeta Dume: Alfred, nga kjo studio pak më parë Gentjani të akuzoi se ke përzënë nga shtëpia vajzën, pse e bëre ? Alfredi Karaj: Unë vajzën nuk e kam përzënë, më tha se do të ikte me nënën e saj. Ajo nuk i takon fëmijët, u kalon tek këmbët dhe nuk i flet. Gentjan Shala: I ke penguar ti Alfredi Karaj: Ajo i la fëmijët dhe nuk kujdeset për ta, as detyrimin ushqimor nuk u paguan. Gentjan Shala: Jo, kalamajtë nuk i flasin nënës, jo nëna kalamajve. Unë kam ardhur për problem tjetër. Kalamajtë e këtij zotërisë kanë ardhur në shtëpinë time, pa e ditur ky Alfredi Karaj: Shumë mirë kanë bërë, unë nuk i kam penguar Gentjan Shala: Shqipes i kam thënë të kthehej tek ti, për hir të fëmijëve. Bashkë me Shqipen, e larguar prej dy muajsh është edhe vajza e saj e madhe 22-vjeçare, të cilat sipas dy burrave në studio, dyshohet se janë bërë pjesë e një rrjeti prostitucioni dhe shfrytëzohen nga disa persona në qytete të ndryshme. Alfredi Karaj: Me vajzën kam folur dhe ajo më tha se ndodhej në Vlorë. Personi që i trafikon të dyja është nga Fieri. Kam folur me të dhe më ka thënë se vajzën do ta marri për grua. Kam shkuar në polici për të bërë denoncimin. Vajza më mori duke qarë dhe më tha se duan të më nxjerrin për prostitucion. Vajza m'i ka thënë të gjitha se nga kush trafikohet, emrat i kam cuar në polici. Gentjan Shala: Unë nuk kam durim më nuk besoj tek policia, do të bëj vetëgjyqësi. Nuk më hynë në punë Shqipja, unë dua fëmijën. Derisa gjyqi të mbarojë, fëmija për mendimin tim të jetojë në institucion dhe më pas t’i caktohet njërit prind. Alfredi i ka parë më mirë gjërat, sepse unë kam qenë në burg. Më thonin shumë veta që vajza e Shqipes ushtron prostitucion në shtëpi, ku vinin shumë persona me makina. I kam kërkuar policisë t’i arrestojë të dyja. Shqipja të më sjelli vajzën dhe të iki ku të dojë. Nuk kam frikë nga kërcënimet që më vijnë, por dua vajzën time. Shqipja do më japë llogari për cdo kërcënim. Me largimin e gruas nga banesa, dy burrat akuzojnë 35-vjeçaren për kërcënim, duke i kërkuar të kthejë vajzat dhe të vazhdojë jetën e saj. Gentjan Shala: Nuk ka shanse të kthehet ajo tek unë. Unë i kam çuar në polici edhe numrat e telefonit, nga të cilët kërcënohem, por nuk i kanë kapur. Nëse është burrë të më kërcënojë me numrin e tij jo me të Shqipes. Alfredi Karaj: Vajzën e vogël ta kthejë se më dhimbset, e di ç’do të thotë se po i rris vetëm tre fëmijët. Para dy muajsh më ndërprenë edhe ndihmën ekonomike, sepse djali mbushi 18 vjeç. Të më kthejë dhe vajzën time. Kam bërë shumë denoncime, por asgjë nuk kanë berë deri më tani.