• VIDEO

    Zonja debaton ashpër me telefonuesit e djathtë: Ju kryekomunistin e keni në drejtim

    Një zonjë që telefonoi mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv u përplas keq në debat me disa telefonues që ajo i cilëson të djathtë. Qytetarja u tërhoqi vëmendjen që të mos përmendin shpesh herë fjalën komunistat pasi sipas saj në PD kryekomunistin e kanë në krye.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 18 maj 2021

    Titujt e gazetave per sot, nga kutite e hapura zbulojne 'hilet" me zgjedhjet te "Meta 2", a shantazhoi presidenti Gjykaten Kushtetuese? e deri tek ne,"idiotet e dobishem".

  • VIDEO

    Izrael-Palestinë, Agim Nesho: Konflikti më i vjetër i botës së qytetëruar, nuk pritet të ketë zgjidhje të shpejtë

  • VIDEO

    Ervin Salianji: Nuk ka qëndrim më të mirë se thirrja e zgjedhjeve për kryetarin e ri të PD

  • VIDEO

    Nishani: Shumicën e vendimeve Basha i merr vetë, 'hijen' e Berishës e ka ushqyer edhe ai që t’i shmanget përgjegjësisë së vendimeve të tij

    Bujar Nishanin ka mohuar se Sali Berisha, lideri historik i PD, të ketë ndikuar në vendimet e Luzlim Bashës, në lidhje me aludimet e shumta që hidhen në media nga politikanë e analistë të ndryshëm. Në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo”, Nishani tha se shumica e vendimeve janë marrë nga vetë Basha. Në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama se Basha është kukull e Berishës dhe Metës, ai tha se këto janë diversion që ai ka tentuar të bëjë në PD. Nishani madje tha se shpesh kjo është përdorur me raste edhe nga vetë Basha për të manipuluar opinion sipas interesit të tij, por që sipas tij realiteti është ndryshe. A duhet të jetë më Sali Berisha aktiv në politikë? Për Nishani kjo është e drejta e tij dhe nuk mund t’i mohohet.

    “Nëse hedh një top balte në një shkëmb me cepa balta mbetet atje nëse e hedh në një faqe xhami ajo rrëshqet nuk qëndron. Rama është kundërshtar dhe secili kamp politik ndërton strategjinë elektorale dhe Rama ka kërkuar të bëjë diversion te PD. Unë sot jam ish president dhe kam arritur marrjen e karrierës, po nuk ma heq do të drejtën që për çështje të caktuar të jem aktiv në jetën publike, nuk ma heq dot se kjo është një e drejtë. Dhe çështja e Berishës nuk mund t’i thuhet ti mos flit më, çdo njeri ka të drejtën e vetë. Është opinioni që gjykon. Aftësia e një lideri është të gjejë ekuilibrin midis gjeneratave. Nëse Berisha bën 4 prononcime në ditë, Basha duhet të bëjë 24. Vendimmarrja ka qenë tërësisht e zotit Basha. Unë e ka parë vetë dhe kam konstatuar se ka qenë një tentativë manipulative të përdorej edhe nga vetë Basha se ja unë nuk kam se çfarë bëj, por shumica e vendimeve janë të tijat”, tha Nishani.

  • VIDEO

    Zgjedhjet për kryetarin e ri të PD, Nishani: Vendimi është i imponuar dhe i pakonsultuar, duket qartë se ka një tentativë për t'u manipuluar

    Vendimi për të shkuar në zgjedhje të parakohshme për të zgjedhur kryetarin e ri të Partisë Demokratike, është një vendim i pakonsultuar dhe që qartazi duket se ka një tentativë për manipulim të këtij procesi. Kështu është shprehur i ftuar në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' në Report Tv, kryetari i Këshillit Kombëtar në PD, Bujar Nishani.

    Nishani tha se procesi për zgjedhjen e parakohshme të kryetarit është i imponuar dhe se kjo është bërë për t'i ikur përgjegjësisë reale të analizës së zgjedhjeve që solli humbjen PD.'Mbledhja e këshillit ishte e nevojshme, pas procesit zgjedhor është vendi ku mund të merren vendimet më të rëndësishme të PD. Çështjet që u vunë në diskutim ishin të pakonsultuara. Ishte me faktin vendimi për të shkuar në zgjedhje të parakohshme për kryetarin e PD, duke imonuuar një proces i cili është i parakohshëm, por duket qartazi që ka një tentative manipulimi të theksuar dhe për t'i ikur përgjegjësisë reale të analizës së zgjedhjeve. PD ka dalë e humbur nga zgjedhjet e 25 prillit. Për shkak të pritshmërive që kishte PD, ka krijuar dhe ka përcjellë një situatë drame të anës psikologjike, një zhgënjim të strukturave të PD, ka sjellë një kauz brenda strukturës organizative dhe jetës së PD, ka paqartësi të plota tek opinioni publik. Ajo që duhej në këtë moment ishte që Këshilli Kombëtar duhej të ishte mbledhur të të përcaktonte objektivat emergjent të adresimit të situatës. Nuk kam komunikuar me z. Basha, ne si gjithë të tjerët mbetëm të tronditur dhe zhgënjyer nga rezultati i 25 prillit. Këshilli kombëtar duhet të adresonte një proces tek strukturat, të bëhej një analizë thellë tek strukturat e partisë.  Në këtë situatë unë e propozova dje se është e domosdoshme të relaksojmë një ngërç të madh psikologjik që ka pushtuar strukturat e PD. Akti i parë politik duhet të ishte marrja e përgjegjësisë nga drejtuesit e PD-së duke nisur me kryetarin.'- tha Nishani.

  • VIDEO

    Më 13 qershor PD shkon në zgjedhje, Basha s'jep as formalisht dorëheqjen

    Më 13 qershor demokratët votojnë për kreun e ri të Partisë Demokratike. Propozimi i Gazment Bardhit për një palë zgjedhje shpejt e shpejt u miratua në Kryesi dhe është konfirmuar edhe në Këshillin Kombëtar të partisë. Kështu pas gati 1 muaj demokratët do të shkojnë drejt kutive të votimit për të votuar lidershipin e ri. Vendimi është i miratuar në mënyrë unanime edhe në Kryesi edhe në Këshill Kombëtar. Propozimi u bë fillimisht nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Këshilli Kombëtar miratoi gjithashtu edhe vendimin e kryesisë për përbërjen e komisionit të zgjedhjeve për kryetarin e PD me 13 qershor. 

    Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, ka spikatur fjala e kreut të këtij institucioni drejtues në PD, Bujar Nishani ka kërkuar dorëheqjen e parevokueshme të Lulzim Bashës.  Bujar Nishani ka thënë se kjo është situata më e keqe që ka kaluar PD që prej vitit 1997.

  • VIDEO

    Kadilli: Faji i Bashës nëse qytetarët e shitën më 25 prill për një thes mielli, ai nuk ngjall shpresë

    Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli gjatë intervistës për Report Tv, tha se Basha  nuk është një lider që ngjallë shpresë dhe të bëhet një figurë e besueshme për qytetarët, por ka bërë që votuesit “ta sheshin për një thasë me miell’.  Sipas Kadillit nuk vihet në pushtet me premtimin se do rrisësh rogat, por me alternativat se ti mund të qeverisësh më mirë. Kadilli tha se kërkon një PD pa njolla dhe t’ia kthejë atë qytetarëve.

    “Shpresa më e mirë vjen kur ti jep garancitë e duhura që do të qeverisësh mirë, jo se do i u rrisësh rrogën. Basha ishte i pabesueshëm pasi çdo kauzë e lë përgjysmë dhe i jep një shembull të keq qytetarit se ti nuk i bën ato që premton. Kjo parti duhet ta bënte individin më të mirë politikisht dhe të mos e shkëmbenin Lulzim Bashën për thes me miell. Ana morale do të më bëjë fitues. Besoj se nga mbledhjet e mbrëmshme të Këshillit Kombëtar, ata u zhgënjyen edhe vetë. PD-ja ime është ndryshe, është detyrim për një lider që të respektojë kontributet, partia duhet të jetë e pastër dhe pa njolla”, tha Kadilli

  • VIDEO

    Niset për kurim në shtetin gjerman/ Kunata: Ishte në gjendje të rënduar,u zhduk nga spitali

    Kristina Dauti ka humbur kontaktet me familjen në Shqipëri prej datës 4 nëntor të vitit 2020. 64-vjeçarja me origjinë nga Korça, prej 1 viti jetonte në Hamburg të Gjermanisë e vetme, ku kishte shkuar për t’u kuruar. Kunata e saj Vasilika Dauti, iu drejtua emisionit “Pa Gjurmë” në Report tv për ndihmë, ndërsa rrëfeu sesi më 4 nëntor të vitit 2020 patën të fundit telefonatë me Kristinën. Ajo kishte probleme në ecje që në lindje, ndërsa çalonte, një problem i cili ishte bërë mjaft shqetësues për të kohët e fundit. Gjermania ishte i vetmi vend, ku i kishin dhënë shpresa, aty ku pritej t’i nënshtrohej edhe një operacioni. Pak para se të zhdukej, gjendja e saj shëndetësore ishte përkeqësuar së tepërmi. Kjo gjë vuri në alarm familjarët në Shqipëri, pasi 64-vjeçarja mbylli çdo komunikim të mundshëm edhe në rrjetet e saj sociale. ’Në telefonatën e fundit, kur fola me kunatën time, ajo ishte në një gjendje shumë të rënduar shëndetësore, madje kishte përfunduar në një karrocë me rrota. Kristina më tregoi se ndodhej në një azil, në Gjermani dhe Shërbimi Social atje i kishte vendosur edhe një grua që t’i shërbente. Unë i thashë të kkthehej në Shqipëri, meqë ishte aq keq pasi e pashë edhe në video, që i ishin shtrembëruar duart, këmbët dhe kishte mjaft probleme me kockat. Por përgjigjja e saj ishte se nuk do të kthehej, pasi mjekët atje i kishin dhënë shpresa, madje do t’i nënshtrohej edhe një operacioni’ Si për ironi të fatit, zgjodhi 4 nëntorin, datën e saj të lindjes për të zhdukur çdo gjurmë, thuajse krejt papritur. ’Më 4 nëntor të vitit 2020, që përkon me ditën e saj të lindjes ne i ramë telefonit, i shkruajtëm në messenger, por ajo nuk u përgjigj. Kështu i humbëm kontaktet me të. Ne nuk e dimë çfarë ka ndodhur, nëpërmjet miqve mësuam se iu kishte thyer telefoni, ndoshta mund të ketë përfunduar në ndonjë tjetër azil, por gjithsesi Kristina, kunata ime nuk rrinte kurrë pa më telefonuar, të paktën një telefonatë që është mirë. E pajisur me dokumenta të rregullta, Kristina Dauti jetonte e vetme prej më shumë se 20 vitesh, në Athinë të Greqisë. Për familjarët kjo është hera e parë që 64-vjeçarja shkëput kontaktet me ta. Unë uroj të mos ketë ndodhur asgjë e keqe me fatin e saj, pasi ajo është larguar shumë herët nga Shqipëria dhe na ka munguar gjithnjë në familje. Unë uroj, që ajo ta ketë bërë operacionin, të ketë shkuar gjithçka me sukses. Urojmë që të lidhemi sa më shpejt me të.

    Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv

  • VIDEO

    Kadilli për Report TV: Basha ka fytyrën e humbjes, çdo kauzë e lë përgjysmë! Në PD ka 1000 veta më të mirë se ai

    Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, i cili shpalli edhe kandidaturën e tij për kryetar të PD, tha se problemi me Lulzim Bashën në 8 vite drejtim në krye të PD i solli asaj vetëm humbje duke u kthyer në një person të pabesueshme që ka fytyrën e humbjes dhe jo shpresës për një qeverisje më të mirë. Në një intervistë për Report Tv, Kadilli tha se Basha e ka djegur mundësinë e rikandidimit në zgjedhjet për kreun e PD dhe se po e çon partinë në një spirale zbritëse duke e mbyllur ciklin e tij politik.

    “Basha më rezultatin e 25 prillit mbylli ciklin e tij politik, atë trajektore që ka diçka të re për t’i thënë politikës. Basha ka pasur disa raste të rëndësishme dhe drejtimin e PD për të ekspozuar se sa i zoti është dhe rezultati është negativ dhe më i miri është rezultati i 2015 pas atij momenti devijoi totalisht në aspekt personal dhe aspak politik. Se Basha do zvarritet në politikë ky është vendim i tij. Jam parimisht kundër kufizimit të drejtës për të rikandiduar, Basha e dogji mundësinë e rikandidimit. Pushteti nuk ndërrohet se mbaron turni, sepse opozita nuk mund të jetë kalkulim. Opozita e tij u konceptua si një opozitë që lufton për një vend të dytë. Që në nisje ai është gabim në koncept. Ky vend ka nevojë për ofertë serioze dhe njerëz të besueshëm. Është i padenjë për një lider opozite. PD ka minimumi 1000 veta se Basha dhe se unë, puna është se kush merr kurajën të propozojë diçka të re. Me këtë rrugë të Bashës do shkojmë në spirale zbritëse vetëm shpejtësinë nuk e dimë ende si do ndodh, unë marr perisper ta ngre këtë parti”, tha Kadilli.

    Në lidhje me zgjedhjet për kryetarin e ri të PD më 13 qershor, Kadilli tha se ka një asimetri të madhe pasi Basha ka një makineri elektorale në dispozicion dhe këtë e bënë atë të pabarabartë përpara kandidatëve të tjerë. Megjithatë tha Kadilli ai gëzon mbështetjen morale të demokratëve dhe shpreson që demokratët të votojnë me moral dhe koncepte politike dhe jo për të mos ia prishur liderit aktual.

    “Është një garë asimetrie totale nga pikëpamja e mjeteve për të bërë fushatë pasi Basha ka ngritur një makineri të madhe elektorale përballë Ramës dhe atë  makineri tani e ka në dispozicion edhe për zgjedhjet për kandidatët këtë herë. Unë gëzoj asimetrinë morale dhe moralisht demokratë janë me  mua dhe jo e Lulzim Bashës që është fytyra e humbjes. Shpresoj se ky moral të zgjojë instinktin politik të demokratëve dhe jo atë instinkt për të mos ia prishur liderit, por të shohin veten si lider”, përfundoi Kadilli.

     

  • VIDEO

    Trafiku / Ja si është gjendja në rrugët e Tiranës pasditen e 17 majit

  • VIDEO

    Bie numri i infektimeve/ 17 raste të reja me COVID, ndërrojnë jetë 3 qytetar

    TIRANË- Në vendin tonë është shënuar një shifër e ulët e rasteve me COVID, ku gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 17 qytetarë, nga 2639 testime të kryera. Betejën me sëmundjen nuk e kanë fituar 3 qytetarë, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Malësia e Madhe, 1 qytetar nga Vlora të moshave 40- 79 vjeç.

    Në 24 orët e fundit janë shëruar 1,107 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 125,419 që nga fillimi i epidemisë. Ministria njofton se aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 80 pacientë nga të cilët 9 pacientë janë në terapi intensive. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv