U zhduk në rrethana misterioze, Altin Cenaj rezulton i humbur që prej 19 gushtit të vitit 2020. Ai doli nga banesa e tij në lagjjen ’15 tetori’ të qytetit të Fierit, por nuk u kthye më. Detajet e zhdukjes i rrëfen në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV, i vëllai Hysen Cenaj. Ai thotë se paraditen e datës 19 gusht kishte konsumuar një kafe me shokun e tij të ngushtë, të cilit nuk i kishte komunikuar asgjë lidhur me vendimin për t’u larguar. 46-vjeçari jetonte në njëjtën banesë me xhaxhain dhe nusen e tij, ndërsa ishte i pamartuar. Askush nga fqinjët nuk e kishte parë të largohej përgjatë rrugicën së lagjjes, ndërsa tre ditë më pas familjarët bënë denoncimin në policinë e Fierit. Ata e përshkruajnë një djalë të qetë, i cili nuk kishte patur kurrë konflikte me askënd. Më parë kishte punuar si mekanik, ndërsa pak para se të humbiste gjurmët kishte mbetur i papunë. Altini u largua krejt papritur pa marrë asnjë mjet identiteti me vete, përveç rrobave të trupit. Asnjë nga familjarët nuk din të thotë me siguri arsyen, që e shtyu Altinin të zhduket në këtë mënyrë, ndërsa një gjë të tillë nuk e kishte bërë kurrë më parë. Ata provuan t’i binin numrit të tij, por celulari rezultoi i fikur. ’Ne kemi bërë denoncim dhe gjithcka për ta kërkuar por nuk kemi gjetur asnjë. Ai nuk kishte asnjë ves, apo komflikt me dikë. Xhaxhai tha që e kishte lënë në shtëpi, por kur u kthye nuk e gjeti aty. Kam ardhur tek ju që të paktën dikush të japi një sinjal. Pasaportën dhe kartën e identitetit e kishte lënë aty. Në shtëpi nuk mungonte asgjë pervec rribave që kishte veshur. Telefoni i tij rezultoi i fikur. Vëllai dispononte vetëm një numër telefoni që e kishte prej vitesh. Askush në lagje nuk e ka parë atë ditë që u largua. Paradite në datë 19 kishte pirë kafe me një shok, ai ishte kthyer në shtëpi më pas kur humbi gjurmët.Ai kurrë nuk ankohej për asgjë, as tek shokët e tij.Nuk e di nëse ka patur ndonjë hatër mbetje prej tij, por ai kurrë nuk është shprehur për asgjë.Në banesë ishin vendosur dy telefona në një karrige tek dhoma e tij e gjumit’. Për habi të familjarëve, dy muaj pasi 46-vjecari rezultonte i humbur, dy telefona, njëri prej të cilëve i ngjashëm me atë që përdorte i riu ishin vendosur brenda në banesë, pikërisht në dhomën ku ai flinte. Pikëpyetje të mëdha u ngritën nga familjarët, se kush i solli dy aparatët celularë ? Ai ishte vetë Altin Canaj, apo një tjetër person anonim ? ’Dy muaj pasi ai kishte humbur gjurmët dikush kishte future dy celularë. Kush hyri ? Policia më parë nuk i kishte gjetur, ato u konstatuan nga kunata. Kur u lajmëruan përsëri policia erdhi dhe i mori, ndërsa i kanë mbajtur për ekzaminim. Askush nga familjarët nuk panë askënd të hynte në banesë. Në dhomën e tij u gjet edhe një kartë telefoni, të gjitha janë për ekzaminim. Nga pandemia nuk kemi marr intormacion, ndërsa kjo ceshtje është ende nën hetim. Kush pruri telefonat, njëri identik me atë të vëllait. Njëri nga telefonat ishte më i vjetër. Dritarja e kishte grilën gjysëm të hapur, askush s'mund të hynte nga dritarja. Dera ishte e mbyllur, vetëm Altini kishte celësat. Ne duam të dijmë vetëm që është gjallë. Pse fshihet ? Ai nuk na solli shqetësime kur ishte adoleshent. Marrëdhëniet me ne i kishte shumë të mira’.
Zhduket në 2020 fieraku/Dy muaj pas, dikush la celularët e të tij në banesën bosh
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘S’kam familje, fle në rrugë’/La spitalin pa njeri që ta priste, e moshuara shkon në azil
18 Dhjetor, 18:48 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-U zhduk për 28 vite/Djali zbulon të vërtetën:Babai krijoi familje tjetër,nëna ende e pret…
17 Dhjetor, 20:24 -
Emisioni i Plotë Pa Gjurme-‘Motra mu zhduk, burri po më pengon ta kërkoj’ Vëllai: Mesazhi nuk është i saj!
16 Dhjetor, 17:55 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘U arratis me shokun, kishim frikë ta denonconim’/Motrat:Vëllai gënjeu, nëna e pa atë natë
15 Dhjetor, 20:03 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Më ngeli peng fjala e fundit e babit’/Prek vajza:U largua dhe prej ditësh e kërkojmë
12 Dhjetor, 20:06 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë| DOSJA BLEONA MATA NË SPAK/'Atë ditë u pa një djalë, të gjithë heshtën'/Nëna: Pse babai s’e kërkoi?
10 Dhjetor, 18:46 -
Emisioni i plotë' Pa Gjurmë'/ Ekskluzive–Mbërrin fotoja që mund të jetë Bleona Mata/Nëna:E njoh nga shenja në fytyrë!
9 Dhjetor, 17:55 -
Pa Gjurme-‘Burri e la shtatzënë, nëna e braktisi djalin’/E bija: Mësova që kisha vëlla, kur ajo vdiq
8 Dhjetor, 18:02 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Burri i parë më tradhtoi, i dyti më dhunonte’/Gruaja:20 vite që nuk i takoj vajzat sepse…
5 Dhjetor, 19:23 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë-‘Më dhunoi e detyroi të punoja në rrugë’/Përballja e çiftit:Më jep fëmijët, ti je e sëmurë
4 Dhjetor, 17:12 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme- Akuza ndaj ish-bashkëshortes/I riu: Djali im është në rrezik, t’i hiqet kujdestaria
3 Dhjetor, 17:37 -
Pa Gjurme-‘Vajza e lëndoi, gruaja e sëmuri’/E reja:Vjehrri na iku nga shtëpia, s’dimë ku ta kërkojmë
2 Dhjetor, 22:34 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë| ‘Ishte i mërzitur atë natë, iku e nuk u kthye më’/Nëna: Shoku u gjet i mbytur, djali im…
1 Dhjetor, 17:37 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme-E la shkollën nga varfëria, tentoi të hidhej nga kalaja/Nëna: Vetëm qan dhe kërkon libra!
28 Nëntor, 18:33 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- ‘La mamin në gjumë dhe iku nga shtëpia’/E bija:Kam frikë, mos i ka ndodhur gjë e keqe
27 Nëntor, 17:39 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- I humbet burri në spital, shpërthen gruaja: Askush nuk më ndihmoi, spitali ka përgjegjësi!
26 Nëntor, 17:27 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- 'Ditëlindjet ia kam festuar me lot, kujtoja nënën e saj’/Gruaja: E birësova por sot…
25 Nëntor, 17:22 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme-Përndiqej nga fqinji, 62-vjeçarja përballet LIVE’/’Pa turp më ngacmojnë, më kërkojnë dhe…
24 Nëntor, 17:37 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Kunati u vesh si grua t’i shpëtonte policisë, unë ia bera videon’/E reja: Më dhunoi dhe…
21 Nëntor, 22:04 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme- ‘Babai s’e pranoi motrën!’/ I riu: U rrit në jetimore, nëna vdiq pa e parë!
20 Nëntor, 17:15

