• VIDEO

    Veri Jug - Gramshi - qyteti i uzinës së armëve

    I themeluar në vitin 1962, qyteti i Gramshit kishte për simbol prodhimin e armëve në një uzinë ushtarake. Në vitin 1999, në Gramsh vjen artisti I madh Michael Duglas në një aksion për grumbullimin dhe shkatërrimin e armëve, duke sjellë paqen sociale dhe harmoninë mes banorëve të qytetit.

  • VIDEO

    Veri Jug - Gramshi, vendlindja që nuk e braktis kurrë

    Një mesazh nga Astrit Kosturi, intelektuali dhe njeriu I letrave, që beson se Gramshi, edhe pse një qytet I vogël, mund të shëndrrohet si dikur, në një qendër atraktive ekonomike, agrikulturore dhe mikpritëse. Përse ai nuk zgjodhi të largohet nga Shqipëria, por të qëndrojë bashkë me familjen në vendlindjen e tij, në Gramsh.

  • VIDEO

    Veri Jug - Unë e dua Gramshin

    #verijug #reportTV

    Një udhëtim në qytetin e Gramshit, qyteti që në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar e lidhi jetën me një uzinë armësh, që sot banorët e quajnë uzina e ferrit komunist. Ishte artisti i madh amerikan Maikëll Dagllas ai që udhëhoqi në vitin 1999 një aksion për grumbullimin e armëve dhe prishjen e tyre, në këmbim të rindërtimit të qytetit dhe të një paqeje sociale jo vetëm në Gramsh, por në të gjithë Shqipërinë. Personazh i reportazhit është qytetari Astrit Kosturi, intelektuali, njeriu i mediave dhe shkrimtari që, nën siglën “I love Gramshi”, tash punon dhe kontribuon në zhvillimin e qytetit në rrjedhat e integrimit europian. Si ishstudent I fakultetit të shkencave të natyrës, virologu Kosturi thotë se ka ndihmuar gjatë dy vjetëve të fundit në minimizimin e rasteve të infeksioneve prej coronavirusit covid 19. Më pas intelektuali Kosturi ndalet në jetën e tij, 10 romanet e botuara, çeljen e një radioje dhe një televizioni lokal të dedikuara qytetit të tij të zemrës, Gramshit. A mund të zhvillohet turizmi në Gramsh dhe fshatrat e bukur përreth tij… përgjigjen e kësaj pyetjeje do ta merni në reportazhin “Unë e dua Gramshin” realizuar nga moderatori i emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.

  • VIDEO

    “Shtypi i Ditës dhe Ju” me Elda Lamja /16 maj 2021/ Zgjedhjet, ankimimet e PD-LSI, flasin qytetarët

  • VIDEO

    “Njerëzit po vriten si pula” qytetari: Më ekzekutuan shokun e ngushtë, të rikthehet ish-ministri Brendshëm

    Një qytetar nga Cërriku u bë pjesë mëngjesin e sotëm në emisionin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Ai tha se i kanë vrarë shokun e ngushtë dhe se njerëzit po vriten si pula e për këtë kërkoi që në detyrë të rikthehej ish-ministri i Brendshëm duke nënkuptuar Saimir Tahirin.

  • VIDEO

    “Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 15 maj 2021, Burg për ndërtimet pa leje, jeni dakord?

    Politika dhe zgjedhjet ende në fokus të bisedave. Telefonuesit flasin edhe për aksionin e mbrojtjes së territorit.

  • VIDEO

    Krimi që tronditi vendin në 1 javë dhe KQZ drejt numërimit të votave në Berat

    Anëtari i KAS Ledio Braho tha se për qarkun e Beratit, LSI kishte shumë prova nga LSI dhe nesër do të merret vendimi se cila nga këto prova do të pranohet dhe a do të kërkohen nga KAS prova shtesë të tjera për këtë qark. Ndërsa nga ana tjetër kandidati i LSI, Ardit Çela tha se ka pasur parregullsi të mëdha në 24 qendra votimi, ku kutitë janë mbushur me fletë votimi tepër dhe se nuk ka një raport se kush ka votuar.

  • VIDEO

    Anëtari i KAS: Për Beratin vendosim nesër se çfarë provash të LSI do pranojmë! Ardit Çela: Mandati u mor me dhunë për 77 vota! Në 24 qendra votimi më shumë fleta votimi se votues

    Komisioni i Animimeve dhe Sanksioneve pritet që të ketë proces maratonë që do të zgjasë në kohë në lidhje me shqyrtimin e 19 kërkesave ankimore që i janë drejtuar nga PD, LSI dhe kandidatët e pavarur të Vetëvendosjes! Në një lidhje me emisionin ‘Pa protokoll” në Report Tv, ishin edhe anëtari i KAS, Ledio Braho dhe kandidati i LSI për Beratin, Ardit Çela. Braho tha se për qarkun e Beratit, LSI ka dy kërkesa e para që po shqyrtohet është pavlefshmëria në disa qendra votimi në qarkun Berat dhe e dyta për rinumërimin e disa qendrave votimi, kërkesë që nuk është marrë ende në shqyrtim. Në seancën e sotme tha Braho, u shty pasi kishte shumë prova nga LSI dhe nesër do të merret vendimi se cila nga këto prova do të pranohet dhe a do të kërkohen nga KAS prova shtesë të tjera për këtë qark. Braho tha se LSI pretendon se në disa qarqe ka më shumë fletë votimi se votues. Ndërsa nga ana tjetër kandidati i LSI, Ardit Çela, i cili humbi mandatin e tij në qarkun Berat për 77 vota, tha se ka pasur parregullsi të mëdha në 24 qendra votimi, ku kutitë janë mbushur me fletë votimi tepër dhe se nuk ka një raport se kush ka votuar, duke pretenduar se këtu mandati është marrë me dhunë.

  • VIDEO

    Vrasja e Everest Çakës, gazetari në 'Pa Protokoll': Një person u shoqërua pas ngjarjes! U arratis nga komisariati i Elbasanit duke shfrytëzuar momentin që shkoi në tualet

    Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e Everest Çakës në Elbasan, ku bëhet me dije se për ekzekutimin e tij Policia shoqëroi pas ngjarjes një person të identifikuar si Mirjan Dedja. Gazetari Eni Ferhati tha në emisionin "Pa Protokoll" në "Report TV" se Dedja u shoqërua si një person që mund të kishte dijeni për ngjarjen, pasi edhe ai sapo ishte kthyer nga Spanja, vend ku edhe viktima shkonte shpesh. Por pas më shumë se 48 orësh në komisariatin e Elbasanit, ai u arratis duke shfrytëzuar një moment që shkoi në tualet. Sipas gazetarit, Dedja ka mohuar përfshirjen në ngjarje, ndërsa ka dhënë edhe një alibi, duke treguar me detaje se ku ka qenë në momentin që ka ndodhur ngjarja. "Pas ekzekutimit policia ka shoqëruar disa persona, mes tyre edhe Dedja, si person q mund të kishte dijeni për ngjarje. U bë lidhja sepse edhe ky person ishte kthyer nga Spanja dhe mund të ketë patur rol në ekzekutimin e tij. Ai është mbajtur i shoqëruar edhe përtej orës që lejon ligji në komisariat. Nuk ka pranuar se ka lidhje me ngjarjen ka dhënë edhe një alibi me detaje se ku ka qenë. Në një moment të caktuar ai ka mundur të arratiset nga dhomat e shërimit në policinë e Elbasanit, ka shfrytëzuar një moment që shkoi në banjë dhe është larguar. Ka qenë orët e para të mëngjesit ku edhe vigjilenca e efektivëve bie. Ai ka thënë në një intervistë sot që është i gatshëm të vetëdorëzohet në rast se i japin garanci se nuk do arrestohet", tha gazetari në "Pa Protokoll". Everest Çaka u ekzekutua në një atentat të mirëorganizuar tre ditë më parë, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar nga Policia në lidhje me shoqërimin e Mirjan Dedjas dhe më pas arratisjen e tij dhe po ashtu as emra personash të dyshuar si të përfshirë në ngjarje. Dyshohet se urdhri për ekzekutimin e Çakës ka ardhur nga jashtë Shqipërisë, pasi Çaka kishte marrë drejtimin e pazareve të drogës në Europë, pas vrasjes së Arjan Spahiut në nëntor të vitit të kaluar në Belgjikë. Kjo është pista kryesore ku po heton prokuroria, ndërsa një pistë tjetër është edhe ajo e hakmarrjes, për shkak të hasmërisë që viktima kishte, pasi 11 vite më parë i është ekzekutuar në Barcelonë vëllai, ku të dyshuar për vrasjen e këtij të fundit kanë qenë Florenc Alikaj dhe Zenel Mahmuti. Pas vrasjes së vëllait të Everest Çakës, katër vrasje të tjera u regjistruan në Elbasan, që ishin të afërm të dy personave të dyshuar si autorë të ekzekutimit të tij.

  • VIDEO

    Trafiku /Ja si është gjendja në rrugët e Tiranës

  • VIDEO

    24 vite nga humbja e Skënder Ajazit, 'zbërthehet' shoku i tij: Pronari grek i dha lekët, ai ...

    Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv Konfliktohet me pronarin pasi i mbajti rrogën, largohet në drejtim te pa ditur 48-vjeçari nga Dibra Skënder Ajazi. Skënder Ajazi ka humbur kontaktet që në vitin 1997 nga qyteti i Artës në Greqi. Atë kohë ishte nisur me të vëllain e tij në emigracion për shkak të kushteve shumë të vështira të jetesës në Shqipëri. Por ai rrugëtim do të rezultonte i fundit për jetën e tij, pasi zhduket pa lënë asnjë informacion për familjarët. Sipas tyre, Skënderi kishte shkuar edhe më parë në Greqi, që në vitin 1993 në Kardhic, që nga ajo kohë e deri më vitin 1995, ai kishte shkuar në Greqi dhe ishte kthyer disa herë duke punuar me periudha disa mujore. Por pikërisht në vitin 1995 ai është nisur sërisht drejtë shtetit grek me të vëllain e tij, Gëzimin. Të dy vëllezërit kan shkuar sërisht për të punuar në Prevezë te një pronar me emrin Dhimitër, 5 muaj më vonë vëllai i tij Gëzimi kthehet në Larisa ndërsa Skënderi ka qëndruar aty deri në vitin 1997, ku më pas dyshohet të jetë larguar drejtë Artës. Pas një periudhe kohore pune, ai vendos të largohet, por nuk i kishte marrë të plota dhramit që i takonin, e për këtë ata jan konfliktuar me njëri tjetrin. Deri në 20 qershor të vitit 1997, të dy vëllëzërit edhe pse me distance të largët, komunikonin me njeri tjetrin. Por pas asaj date, askush nuk ka mundur të komunikoj më me të. Familja dyhsojnë se informacione të sigurta për vendodhjene 48 vjeçarit kanë, pronari I tij I fundit Niqiforo Kolo si dhe shoku i tij Edmont Kolivaqi, i cili edhe sot, pas kaq shumë vitesh vazhdon të punoj në të njejtin vend. Sot Skënderi është 48 vjeç dhe u kërkua në studion e emisionit “Pa Gjurmë” nga dy vëllezërit e tij, Gëzim dhe Ardian Ajazi.

  • VIDEO

    Nga student i shkëlqyer përfundoi si endacak/ 'Pa Gjurmë' gjen Fatjon Hyskon, humbur në janar

    Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv Fatjon Hysko është një 35-vjecar nga Lushnja i cili rezultonte i humbur për familjarët që prej datës 18 janar të këtij viti. Fatjoni jetonte vetëm me babanë e tij, Qerim Hyskon. Ai largohet me pretekstin se do të shkonte të pinte një kafe dhe nuk u kthye më. Kjo nuk është hera e parë për 35-vjecarin që largohet nga shtëpia në këtë mënyrë, pasi Fatjoni vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ai është larguar edhe dy herë të tjera, ku ka qëndruar larg shtëpisë për rreth 1 javë dhe më pas është kthyer sërish.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv