• VIDEO

    Familjarët akuzuan shokun për humbjen e 48-vjecarit.Zbardhet në Pa Gjurmë dëshmia e Edmond Kolivaqit

    Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv Konfliktohet me pronarin pasi i mbajti rrogën, largohet në drejtim te pa ditur 48-vjeçari nga Dibra Skënder Ajazi. Skënder Ajazi ka humbur kontaktet që në vitin 1997 nga qyteti i Artës në Greqi. Atë kohë ishte nisur me të vëllain e tij në emigracion për shkak të kushteve shumë të vështira të jetesës në Shqipëri. Por ai rrugëtim do të rezultonte i fundit për jetën e tij, pasi zhduket pa lënë asnjë informacion për familjarët. Sipas tyre, Skënderi kishte shkuar edhe më parë në Greqi, që në vitin 1993 në Kardhic, që nga ajo kohë e deri më vitin 1995, ai kishte shkuar në Greqi dhe ishte kthyer disa herë duke punuar me periudha disa mujore. Por pikërisht në vitin 1995 ai është nisur sërisht drejtë shtetit grek me të vëllain e tij, Gëzimin. Të dy vëllezërit kan shkuar sërisht për të punuar në Prevezë te një pronar me emrin Dhimitër, 5 muaj më vonë vëllai i tij Gëzimi kthehet në Larisa ndërsa Skënderi ka qëndruar aty deri në vitin 1997, ku më pas dyshohet të jetë larguar drejtë Artës. Pas një periudhe kohore pune, ai vendos të largohet, por nuk i kishte marrë të plota dhramit që i takonin, e për këtë ata jan konfliktuar me njëri tjetrin. Deri në 20 qershor të vitit 1997, të dy vëllëzërit edhe pse me distance të largët, komunikonin me njeri tjetrin. Por pas asaj date, askush nuk ka mundur të komunikoj më me të. Familja dyhsojnë se informacione të sigurta për vendodhjene 48 vjeçarit kanë, pronari I tij I fundit Niqiforo Kolo si dhe shoku i tij Edmont Kolivaqi, i cili edhe sot, pas kaq shumë vitesh vazhdon të punoj në të njejtin vend. Sot Skënderi është 48 vjeç dhe u kërkua në studion e emisionit “Pa Gjurmë” nga dy vëllezërit e tij, Gëzim dhe Ardian Ajazi.

  • VIDEO

    Bushati: Mandati i tretë do të ketë një qeverisje të rinovuar dhe rimotivuar! PD dhe LSI nuk do të gjejnë asnjë fakt për manipulimin e zgjedhjeve

    Partia Socialiste më 12 qershor do të mbledhë Kongresin e Jashtëzakonshëm, në 30-vjetorin e krijimit të kësaj force politike, ku do të paraqesë edhe vizionin për Shqipërinë 2030 dhe angazhimet kryesore të programit qeverisës

  • VIDEO

    Një 'udhëtim’ në muzikën popullore shqiptare

    Një’ udhëtim’ në muzikën popullore shqiptare e cila ka arritur t’i rezistojë kohës dhe të identifikohet si një pasuri kulturore. Ditën e sotme në emsionin “Rreze Dielli” rikujtuam muzikën e vërtetë popullore shqiptare me gazetarin Gazmend Agaj dhe këngëtarin Reshit Boka.

  • VIDEO

    Kek me vanilje nga zonja Vjollca

    Kek me vanilje

    Përbërësit:

    5 kokrra vezë

    230 gr sheqer

    70 ml vaj

    300 gr miell

    100 ml qumësht

    1 pako pluhur pjekës

    pak kripë

    1 lugë gjelle lëkurë limoni

    Vanilje

    Përgatitja:

    Në një tas vendosim vezët e plota, shtojmë sheqerin dhe i përziejmë me rrahëse elektrike deri sa sheqer të shkrijë dhe vezët të rrihen volumin e tyre, shtojmë vajin dhe vazhdojmë përzierjen.

    Fillojmë të shtojmë miellin pak nga pak, pluhurin pejkës, qumështin, pak kripë, lëkurën e limonit, vaniljen I përziejmë me lëvizje të ngadaltë deri sa të na formohet një masë brumi homogjene. Transferojmë brumin në një tavë ku kemi shtuar letër pjekje dhe e vendosim në furrë në temperaturë 170-180 gradë Celsius për 35-40 minuta. Pasi të ftohet kekun e pudrosim me sheqer pluhur.

     

  • VIDEO

    Koc i mbushur me domate të thata nga zonja Vjollca

    Koc i mbushur me domate të thata

    Përbërësit:

    2 koc

    50 gr domate të thata

    trumz dhe borzilok

    6 thelpi hudhra

    1 limon

    300 gr domate qershi

    3-4 qepë të njoma

    50 gr ullinj të zi

    80 ml verë të bardhë

    pak vaj ulliri

    kripë dhe piper të zi

    Përgatitja:

    Fillimisht ngrohim furrën në temperaturën 220 gradë ceslius.

    pastrojmë dhe lajmë peshkun e thajmë mirë atë dhe e vendosim në një tepsi ku kemi shruar letër pjekje.

    Qërojmë hudhrat dhe i presim në feta, domatet e thata i presim fillimisht në shirita e më pas në copëza të vogla, shtojmë trumzë, borzilokun në shirita, pak lëkurë dhe lëng limoni. Të gjitha këta përbërës i vendosim në një tas i rregullojmë me pak kripë, piper të zi dhe 1 e 1/2 lugë vaj ulliri.

    Kungullin e presim në 1/2 ose në 1/4 për së gjati dhe më pas në copëza me trashësi 0.5 cm. Domatet qershi i presim dhe ato në 1/2 ose në 1/4 varet nga madhësia e tyre dhe I bashkojmë me kungujt, duke shtuar më pas ullinjtë dhe qepët e njoma të prera në unaza. I rregullojmë perimet me kripë dhe vaj ulliri.

    Shpërndajmë me pas perimet rreth peshkut në tavë. Mbushim më pas barkun e peshkut me domatet e thata të përgatitura me hudhra dhe erëza. Kriposim pak peshkun dhe më pas e spërkasim me pak verë të bardhë dhe vaj ulliri. Tek perimet shpëndajmë pak trumzë dhe kudhër dhe e vendosim tavën në furrën e parangrohur në temperaturën 220 gradë Celsius për 20-25 minuta.

  • VIDEO

    “Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 14 maj 2021, Masat anti-Covid e zgjedhjet në fokus.

    Jehona dhe diskutimi për zgjedhjet vijon. Telefonuesit flasin edhe për masat anti-Covid dhe duan lehtësimin e tyre.

  • VIDEO

    Sygjerime/ Ku të shkojmë këtë fundjavë?

    Ju sjellim një sygjerim interesant për fundjavën, një destinacion në afërsi të Tiranës…

  • VIDEO

    Covid-19 ulen rastet,a duhet të ulim vigjilencën? Flasin Rakacolli,Brataj, Cenko,Alimehmeti

     

    Emisioni Repolitix trajtoi ecurinë e pandemisë covid-19 në vend pas uljes së ndjeshme të rasteve ditore. Por me pakësimin e rasteve a duhet të ulim dhe vigjilencën përballë virusit ? Në studio kryetarja e Komitetit Teknik Prof. Mira Rakacolli, shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, Prof.Ass Fabian Cenko dhe epidemiologu Ilir Alimehmeti. Në lidhje skype nga Madridi Prof. Kita Sallabanda.

  • VIDEO

    Rakacolli përlotet për mjekët e rënë në luftën me COVID: Janë shokët tanë, i njihja! Brataj: Mund të ishim dhe ne te lista e tyre

    Nuk ka mundur t'i përmbajë emocionet dhe lotët zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, pasi kujtoi 56 mjekët e rënë në luftën me pandeminë  e COVID. E ftuar në "Repolitix", Rakacolli tha se i njihte shumicën prej mjekëve dhe se ka jetuar me ta vuajtjet nga sëmundja që i mori jetën

     
  • VIDEO

    Grumbullimet për faljen e Namazit, Brataj: S'janë të mira, po çfarë t'u thuash besimtarëve kur politika bëri gjithë ato tubime! Rakacolli: Drita në fund të tunelit të pandemisë është zmadhuar

    Skëndet Brataj tha se grumbullimet për faljen e Namazit janë me rrezik dhe se nuk duhet të bëheshin, por shtoi se nuk kanë se çfarë të komentojnë veprimin e besimtarëve, ku vetë politika dha shembullin e gabuar me tubime elektorale gjatë fushatës zgjedhore. Ndërsa Mira Rakacolli tha se ka një rënie të qarkullimit të virusit në popullatë duke bërë që drita në fund të tunelit të zmadhohet.

  • VIDEO

    Të dielën mblidhet Këshilli dhe Kryesia, grupimi 'Për PD': S’jemi vartës të Bashës, po kufizon debatin në parti

    Grupimi për PD-së ka hedhur akuza në drejtim të kryedemokratiti Lulzim Basha, sipas të cilëve po keqpërdor institucionet drejtuese të kësaj force politike.

  • VIDEO

    Konflikti Izrael-Palestinë, çfarë po ndodh? Flet gazetarja e Report TV Suada Mehmetaj

    TIRANË- Prej vitesh konflikti në Izrael dhe Palestinë nuk kishte qënë në këtë fazë, por tensioni ka qenë gjithmonë atje. Historia mund të shkojë në dekada dhe mijëvjeçarë më parë, por ky shpërthim I ka rrënjët në shpërthim në vite të gjata të mosbesimit dhe zemërimit.

    Edhe pse shkaku i tij kësaj here, është vetëm disa ditë më parë. Pikërisht e Premtja e fundit e Ramazanit. 70,000 adhurues palestinezë, ishin mbledhur në vendin më të shenjtë për myslimanët në Xhaminë Al-Aqsa të Jeruzalemit. Tensionet ishin të larta lidhur me kufizimet e vendosura nga zyrtarët izraelitë ndaj palestinezëve që përpiqen të vizitonin vendin e shenjtë gjatë Ramazanit dhe pas kërcënimit për të dëbuar dhjetëra palestinezë nga shtëpitë e tyre në Jeruzalemin lindor.Një numër i madh i policisë izraelite u vendos në zonë dhe video të shumta nga vendi I ngjarjes tregojnë palestinezët të hedhin karrige, këpucë dhe gurë në drejtim të policisë  ndërsa policia qëllon me plumba gome, gaz lotsjellës. Të paktën 205 palestinezë u plagosën, me më shumë se 85 të shtruar në spitale. Rreth 17 oficerë izraelitë u plagosën dhe gjashtë kërkojnë trajtim mjekësor.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv