• VIDEO

    Festa e Fitër Bajramit, urojnë krerët e shtetit dhe politikës!

    Krerët e shtetit dhe politikës si dhe ambasadat e huaja në vend kanë uruaur festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët e fesë myslimane, pas një muaji sakrificash e solidariteti në Muajin e Ramazanit.

    Mëngjesin e sotëm Kryeministri Rama ka zgjedhur të urojë përmes një postimi në rrjetet sociale. Ndërkohë që ambasada e SHBA dhe ambasadori i Bashkimit Evropian, Soreca, kanë uruar për një vit sa më të begatë pas një periudhë të vështirë pandemie.Ditën e djeshme kanë uruar Presidenti Ilir Meta, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kreu i PD, Lulzim Basha kanë uruar besimtarët myslimanë.

  • VIDEO

    Vrau shokun e tij, prokuroria kërkon burg për Marjus Demën! Laboratori i ‘Bitcoin’ sapo kishte nisur prodhimin e kriptomonedhave

    Vrasja e Mehmet Qemës, prokuroria e Tiranës i ka kërkuar Gjykatës që të caktoj ‘arrest me burg’ për Marjus Demën me akuzën e vrasjes me dashje dhe armëmbajtjes pa leje.

    Arma e sekuestruar tip pistoletë është dërguar në laboratorin e policisë për t’u ekzaminuar nëse ëhstë përdorur apo jo në krime të tjera.

    Ndërkohë që 4 shokët e tij prokuroria po kryen hetimet për të zbuluar veprimet e tyre në fshehjen e krimit dhe manipulimin e vendngjarjes. Laboratori i monedhave digitale, kriptomonedha gjetur pas krimit rezulton se ishte ndërtuar para disa muajsh dhe sapo kishte nisur prodhimin.

    Asnjë nga të ndaluarit nuk e kanë pranuar pronësinë e laboratorit të kriptomonedhave, por sipas prokurorisë dyshohet se të gjithë të arrestuarit kanë patur dijeni.

    27-vjeçar Mehmet Qema nga Hasi, u vra me një plumb në gjoks nga shoku i tij Marjus Dema pasi ishin duke konsumuar alkool dy ditë më parë. Qema pasi u qëllua nga miku i tij u dërgua me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve, pasi plumbi i kishte prekur organet jetësore duke humbur jetën.

    Report Tv siguroi dëshminë paraprake të  autorit, i cili me lot në sy ka thënë në polici se nuk e dinte që arma ka qenë e mbushur me plumba dhe se ngjarja ndodhi nga pakujdesia.

    Në polici dje, përveç autorit janë vetëdorëzuar edhe Frenkli Myftari, 29 vjeç, Erlind Pekën, 27 vjeç, Bralid Aga, 28 vjeç, Blerim Hoti, 23 vjeç dhe Xhuljano Koçi, 19 vjeç, të gjithë miqtë të viktimës dhe autorit dhe ishin në një tavolinë gjatë kohës që ndodhi vrasja, të cilët u shpallën në kërkim pas ngjarjes.

    Në videon e siguruar nga Report Tv pak minuta para se të ndodhte vrasja, dukej 28-vjeçari Marjus Dema, ka marrë armën dhe ia ka drejtuar viktimës, i cili ndodhej në lokal bashkë me pesë shokë të tjerë. Mësohet se kur e ka qëlluar Qema ka qenë i ulur në tavolinë me shokët dhe ka marrë një plumbi që ka rezultuar fatal.

    Në lidhje me ngjarjen policia ka shoqëruar disa dëshmitarë, ku shumica janë miqtë të tyre, të cilët ishin të pranishëm gjatë vrasjes. Pritet që dëshmitë e tyre, por edhe kamerat e sigurisë të bizneseve përreth të sekuestruara nga policia të sjellin zbardhjen e plotë të ngjarjes.   

    Në lokalin e marrë me qira nga Marjus Dema, kontrollit policia ka gjetur edhe një pajisje për të prodhuar online kriptomonedhën Bitcoin. Pajisja ishte e instaluar në ambientet e lokalit, ndërsa kjo ka bërë që në këtë ngjarje të përfshihet edhe Krimi Ekonomik.

  • VIDEO

    Humba 30% të flokëve nga Covid-19, biznesmenia tregon luftën e vështirë me virusin

    Silvana Baltadori ( Hejineman) është ndër sipërmarrëset shqiptare mjaft të njohura e cila shpeshherë ka qenë në qendër të lajmeve rozë, për shkak të deklaratave për jetën e saj private. Si një grua e cila flet hapur ajo shpesh herë edhe është paragjykuar dhe nuk është pritur mirë nga publiku. Në një intervistë në emisionin “ Rreze Dielli” në Report TV  tregoi për vështirësitë që kaloi me Covid-19, por edhe për sekretet e bukurisë, sukseset si biznesmene dhe mënyrën se si e sheh konkurrencën femërore.

    “Më tepër është një luftë psikologjike dhe morale dhe shpirtërore sesa një luftë fizike edhe pse zakonisht je e rraskapitur është një pyetje që të shpërfytyron, marrja e kortizonëve, deformimi fizik që të bëhet pra jo vetëm që shton në peshë, ti shton kile, ke enjtje, ke një fryrje deformuese, pra humbet identitetin tënd fizik, unë nuk shikohesha më në pasqyrë, filluan të më bien flokët, unë kam humbur edhe 30% të flokëve pothuajse” tha ajo.

  • VIDEO

    Sekretet e bukurisë së biznesmenes shqiptare

    Ndërsa rrëfeu edhe për sekretin e bukurisë me të cilin ka spikatur gjithmonë por për të bukuria është shumë më tepër sesa koncepti fizik:

    “Unë mendoj që elementi bazik i të qënurit një grua e bukur nuk qëndron në elementët fizik. Mendoj që bukuria e femrës është dicka shumë integrale është një kompleks faktorësh që krijon atë të tërën. Kur je e re fokusi është më shumë tek silueta por unë mendoj që bukuria vjen nga brenda, dhe bukuria më e madhe e një gruaje ku dhe duhet investuar pafund është kultura dhe raporti i invidit femër me grupin, duhet të jesh dominante kur të hapësh gojën” u shpreh Silvana Baltadori.

  • VIDEO

    Shumë gra pa suportin e një burri nuk zënë dot një vend pune, parazite dhe shumë bosh, Silvana Baltadori kritika të forta

    Konkurrenca femrorë për të është një mënyrë këndvështrimi ndërsa thekson se në Shqipëri shumë vajza e gra suportohen nga meshkujt dhe nuk kanë arritur asgjë vetë:

    “Ka të bëjë gjithmonë me elementë të personalitetit individual varet se çfarë shikon si konkurrente tek një femër. Unë nuk tërhiqem aspak nga bukuritë fake nga femrat e silikonuara, të botoksuara me ato qerpikët fallco, gjithcka në fallcitete. të kurohesh për mua është një koncept tjetër, është të gëlltisësh brenda kulturë sepse kjo gjë nuk të lë asnjëherë të dukesh një grua e shëmtuar. Në shqipëri ka plot të tjera që kanë një mirëqënie shumë më të mirë se unë, por e kanë krijuar vetë këtë apo është një kukull në duart e të dashurit apo të një burri biznesmen dhe vetë është një njeri krejt injorant ose një njeri që pa suportin e këtij mashkulli as vendin e punës ose në rastet më  dërrmuese nuk kanë as punë fare, janë parazite të thjeshta që reklamojnë markat e cantave, janë femra vanite, shumë bosh dhe unë jam e sigurtë që kanë edhe depresionet e tyre brenda” përfundoi ajo. 

     

  • VIDEO

    Silvana Hejineman, sekretet e bukurisë dhe kërkimi i lumturisë

    Silvana Baltadori ( Hejineman) është ndër sipërmarrëset shqiptare mjaft të njohura e cila shpeshherë ka qenë në qendër të lajmeve rozë, për shkak të deklaratave për jetën e saj private. Si një grua e cila flet hapur ajo shpesh herë edhe është paragjykuar dhe nuk është pritur mirë nga publiku. Në një intervistë në emisionin “ Rreze Dielli” në Report TV ajo tregoi për vështirësitë që kaloi me Covid-19, por edhe për sekretet e bukurisë, sukseset si biznesmene dhe mënyrën se si e sheh konkurrencën femërore.

    “Më tepër është një luftë psikologjike dhe morale dhe shpirtërore sesa një luftë fizike edhe pse zakonisht je e rraskapitur është një pyetje që të shpërfytyron, marrja e kortizonëve, deformimi fizik që të bëhet pra jo vetëm që shton në peshë, ti shton kile, ke enjtje, ke një fryrje deformuese, pra humbet identitetin tënd fizik, unë nuk shikohesha më në pasqyrë, filluan të bien flokët, unë kam humbur edhe 30% të flokëve pothuajse” tha ajo.

    Ajo rrëfeu edhe për sekretine  bukurisë me të cilin ka spikatur gjithmonë por për të bukuria është shumë më tepër sesa ajo fizike:

    “Unë mendoj që elementi bazik i të qënurit një grua e bukur nuk qëndron në elementët fizik. Mendoj që bukuria e femrës është dicka shumë integrale është një kompleks faktorësh që krijon atë të tërën. Kur je e re fokusi është më shumë tek silueta por unë mendoj që bukuria vjen nga brenda, dhe bukuria më e madhe e një gruaje ku dhe duhet investuar pafund është kultura dhe raporti I invidit femër me grupin, duhet të jesh dominante kur të hapësh gojën” u shpreh Silvana Baltadori.

    Konkurrenca femrorë për të është një mënyrë këndvështrimi ndërsa thekson se në Shqipëri shumë vajza e gra suportohen nga meshkujt dhe nuk kanë arritur asgjë vetë:

    “Ka të bëjë gjithmonë me elementë të personalitetit individual varet se çfarë shikon si konkurrente tek një femër. Unë nuk tërhiqem aspak nga bukuritë fake nga femrat e silikonuara, të botoksuara me ato qerpikët fallco, gjithcka në fallcitete. të kurohesh për mua është një koncept tjetër, është të gëlltisësh brenda kulturë sepse kjo gjë nuk të lë asnjëherë të dukesh një grua e shëmtuar. Në shqipëri ka plot të tjera që kanë një mirëqënie shumë më të mirë se unë, por e kanë krijuar vetë këtë apo është një kukull në duart e të dashurit apo të një burri biznesmen dhe vetë është një njeri krejt injorant ose një njeri që pa suportin e këtij mashkulli as vendin e punës ose në rastet më  dërrmuese nuk kanë as punë fare, janë parazite të thjeshta që reklamojnë market e cantave, janë femra vanite, shumë bosh dhe unë jam e sigurtë që kanë edhe depresionet e tyre brenda” përfundoi ajo. 

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun 13 maj 2021, atentate dhe vrasje, a ndiheni të rrezikuar?

    Diskutime për atentatet mafioze dhe vrasjet e ditëve të fundit. Telefonuesit flasin edhe nëse ata vetë ndihen apo jo të rrezikuar

  • VIDEO

    “Shpërthen” qytetari: Kriminelët me pasaporta diplomatike, shteti u jep vetëm kartonin e verdhë

    Shumë i irrituar ishte një telefonues që u bë pjesë e programit “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Ai tha se nga ky vend duhet ikur një orë e më parë dhe për vrasjen e Vlorës deklaroi: Shteti zbriti nga makina e viktimës. Shteti kriminelëve u nxjerr vetëm kartonin e verdhë dhe se kriminelët tashmë kanë marrë pasaporta diplomatike.

  • VIDEO

    Sygjerim / Çfarë të lexojmë këtë fundjavë?

    Fundjavat kalohen më bukur në shoqërinë e një libri, prandaj në “Rreze Dielli” Ines Ibrahimi solli disa sygjerime për librat që mund të lexoni këtë fundjavë.

  • VIDEO

    Supë me të brëndshmet e qingjit nga zonja Vjollca

    Supë me të brëndshmet e qingjit

    Përbërësit:

    500-600 gr të brëndshme qingji

    4-5 qepë të njoma

    1/2 tufë majdanoz

    2 degë nenexhik freskët

    3 lugë gjelle oriz

    kripë dhe piper të zi 

    1 vezë

    1/2 lëng limoni

    40 gr gjalp

    1.5 lëng mishi ose ujë të valuar

    Përgatitja:

    Fillimisht pastrojmë të brendshmet e qingjit dhe I japim atyre një valë për 5 minuta I kullojmë dhe më pas I presim në copëza të vogla. Në një tenxhere shkrijmë gjalpin dhe kaurdisim qepët të prera në unaza të holla ( kryesisht pjesën e bardhë të qepës) deri sa qepa të ulë volumin. Shtojmë mëlcitë të prera në kubikë I përziejmë mirë sëbashku. Shtojmë orizin e përziejmë e më pas erzat, kripë dhe piper të zi e më pas shtojmë shtojmë lëng mishi ose ujë të ngrohtë I lëmë të ziejnë për 15-20 minuta. Në një tas rrahim vezën e plotë, lëng limoni I rrahim sëbashku dhe shtojmë pak nga pak lëng supe e presim supën me vezë dhe sa të fillojë një valë e largojmë dhe gati për ta shërbyer.

     

  • VIDEO

    Mish qingji me oriz dhe nenexhik nga zonja Vjollca

    Mish qingji me oriz dhe nenexhik 

    1 kg mish qingji 

    1 qepë e vogël

    2 gota oriz

    1 lugë lëng mishi

    kripë dhe piper të zi

    1 lugë çaji nenexhik I thatë

    pak vaj ulliri

    Përgatitja:

    Pastrojmë mishin dhe e kaurdisim pak shtojmë 1.5 litër ujë të ngrohtë dhe e lëmë të ziejë për 45 minuta, kripë. Ndërkohë në një tigan të hollë ngrohim vajin dhe kaurdisim 1 qepë të vogël deri sa ajo të zbutet, sthojmë oriizin I përziejmë sëbashku dhe I transferojmë nga tigani në tepsinë ku do të bashkojmë përbërësit. Vendosim mbi oriz nenexhikun e thatë dhe e përziejmë mirë. Shtojmë lëngun e mishit vendosim copat e mishit dhe rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi. Vendosim tavën në furrë në temperaturë 200 gradë Celsius për 20-25 minuta.

     

  • VIDEO

    A ndiheni i rrezikuar? Mirditori nuk do t’ia dijë: Jam burrë malësor, shtëpinë e ruaj me sfurk e sopatë

    Në programin e sotëm “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv u fol për atentatet mafioze dhe vrasjet e ditëve të fundit. Një zotëri nga Mirdita u pyet nëse ai vet ndihej i rrezikuar dhe tha: Jam burrë malësor dhe nuk kam frikë. Unë zbatoj ligjet e shtetit dhe nuk merrem me drogë ndërsa shtëpinë e ruaj me sfurk dhe sopatë e mbylli ai bisedën.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv