• VIDEO

    Fier, po ruante fidanët e kanabisit me kallash, 29-vjeçari tenton të arratiset, efektivët e plagosin

    Një 29-vjeçar që u zbulua nga policia teksa ruante një serë me fidanë kanabisi ka tentuar t’i përgjigjet me zjarr efektivëve, por ka përfunduar i plagosur. Policia e Fierit njofton se ngjarja ndodhi në një zonë të pyllëzuar të fshatit Gjorgoz në Cakran të Fierit. Efektivët panë një person që mbante në dorë një armë zjarri kallashnikov.  Thirrjeve për të hedhur armën, i riu nga Patosi, iu përgjigj duke mbushur armën dhe duke e drejtuar nga punonjësit e policisë.Në këto kushte, thotë policia, efektivët kanë qëlluar për ta neutralizuar, ku për pasojë Greseld Shpataraku, mbeti i plagosur në shpatull jashtë rrezikut për jetën.

  • VIDEO

    Votime më shumë se një herë? KQZ kryqëzon të dhënat: 2 raste në Berat dhe 2 në Gjirokastër

    Pas kërkesës nga Komisioni i Sanksioneve dhe Ankesave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë kryqëzimin e të dhënave të pajisjes PEI.  Sipas rezultateve të dala nga kryqëzimi, KQZ njofton se janë 57 raste të dyshimta në Berat, mes të cilave 2 raste kur 2 persona janë shfaqur në 2 QV të ndryshme. Në Berat 19 persona kanë dhënë shenjën e gishtit si nënshkrim biometrik për 53 zgjedhës.

    Por vetë Celibashi ka sqaruar se jo në çdo rast vendosja e gishtit më shumë se një herë përbën votim, pasi mund të ketë raste kur komisioneri ka vendosur gishtin për të drejtuar votuesin se si të bënte identifikimin përmes shenjës së gishtit. Ndërkohë që 74 janë rastet e dyshimta për në Qarkun e Gjirokastrës: 2 raste të dyshimta ku 2 persona janë paraqitur në 2 QV të ndryshme dhe 12 persona kanë dhënë shenjën e gishtit si nënshkrim biometrik për 70 zgjedhës.

    Jo domosdoshmërish këto raste tregojnë se janë raste të votimit të dyfishtë, pasi shumica e të dhënave të gishtave mund të jetë vendosur disa herë nga i njëjti person pasi pajisja nuk e ka kapur për herë të parë. Do të jetë në dorën e KAS nëse këto të dhëna do të përbëjnë argument për pranimin e kërkesës ankimore të LSI dhe PD për rivotim në qarkun e Beratit dhe Gjirokastrës apo nëse do i rrëzojë kërkesat e tyre.

  • VIDEO

    Mbyll telefonin në ditën e lindjes / Familjarët në merak për humbjen e Kristina Dautit,në Gjermani

    Humbi kontaktet në nëntor të vitit 2020, në kërkim të Kristina Dauti. 64-vjecarja me origjinë nga Korca, kishte 1 vitë që ishte vendosur në Hamburg të Gjermanisë, për tu kuruar pasi vuante nga probleme shëndetësore, por data 4 nëntor e vitit 2020 do të ishte komunikimi i saj i fundit më të afërmit në Shqipëri. Sipas familjarëve kohët e fundit, gjëndja shëndetësore e Kristinës ishte shfaqur tepër e rënduar, madje disa ditë para se të shkëpuste komunikimin nuk ishte në gjëndje të lëvizte nga shtrati.Denoncimin për humbjen e Kristinës, e ka bërë kunata e saj Vasilika Dauti në drejtorinë e policisë së Korcës pak ditë pas humbjes, por edhe pse kanë kaluar disa muaj nga zhdukja e saj, nuk ka asnjë dritë jeshile për të. Kristina calonte qysh në lindje e ky ishte një element dallues por edhe shumë shqetësues për atë, pasi ajo kishte udhëtuar në disa shtete për tu përmirësuar. 64-vjecarja ishte e pajisur me dokumenta të rregullta pasi jetonte prej më shumë se 20 vitesh në Athinë të shtetit Grek, nuk kishte shfaqur probleme të shendetit mendor, dhe kjo është hera e parë që ajo shkëput cdo lloj kontakti me të afërmit e saj.Për 64- vjecaren, Hamburgu ishte një qytet i panjohur dhe nuk ishte e shoqëruar nga asnjë person tjetër pasi nuk kishte krijuar një familje.Vasilika, kunata e saj bën thirrje në emisionin”Pa Gjurmë” më shpresën se do të mbërrij sërisht në hapat e saj.

    Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv

  • VIDEO

    Sheqer me lule/ Aromatizoni dhe ngjyrosni sheqerin përmes kësaj metode

    Një metodë për të realizuar sheqer me lule dhe përbërës të tjerë, të cilët do të kenë një aromë fantastike.

  • VIDEO

    Patëllxhanë të mbushur me rikota nga zonja Vjollca

    Patëllxhanë të mbushur me rikota

    Përbërësit:

    800 gr patëllxhanë

    500 gr rikota

    50 gr parmixhano

    30 gr bukë të thekur të grirë

    kripë dhe piper të zi

    3 gjethe borzilok

    50 gr djath të tymosur

    Salcën

    2 lugë gjelle vaj ulliri

    1 thelpi hudhër

    1 qepë e vogël

    400 gr pure domate

    kripë dhe piper të zi 

    Përgatitja:

    Fillimisht në një tigan salce përgatisim salcën ngrohim vajin e aromatizojmë atë me thelpi hudhër dhe kaurdisim qepën të grirë imët. Shtojmë purenë e domates dhe pasi ulim temperaturën e lëmë atë të valojë. Largojmë hudhrën, shtojmë kripë, piper dhe vednosim kapakun.

    Ndërkohë pastrojmë patëllxhanët dhe I presim në feta të gjata me trashësi 0.5 cm. I pjekim në një tigan zgare.Pjesët e vogla të patëllxhanëve I presim në kubikë të vegjël 4-5 feta dhe I vendosim në një tas sëbashku me rikotën, parmixhanon, bukë të thekur të grirë, kripë, piper, borzilok I përziejmë mirë. Vendosim fetën e patëllxhanit dhe e lyejmë trashë si shtresë, vendosim pak djathë ë tymosur dhe e bëjmë role. Kështu vazhdojmë me të gjith fetat. Shtojmë ¾ e salcës në një tavë vendosim roletë e patëllxhanëve I lyejmë nga sipër me salcë dhe I spërkatim me djathin. I vendosi në furrën e parangrohur me 180 gradë ceslius për 20-25 minuta.

  • VIDEO

    Bullgur me mish viçi dhe speca nga zonja Vjollca

    Bullgur me mish viçi dhe speca

    Përbërësit:

    1 lugë gjelle gjalp

    2 lugë gjelle vaj ulliri 

    300 gr fileto viçi ( në kubikë të vegjël)

    1 qepë

    2 thelpi hudhër 

    2 speca jeshil 

    1 lugë gjelle salcë

    2 filxhan çaji bullgur

    1 lugë çaji trumzë

    1 lugë çaji nenexhik

    kripë dhe piper të zi

    4 filxhan çaji ujë ose lëng mishi 

    1 domate në kubikë të vegjël

    Përgatitja:

    Shkrijmë gjalpin dhe vajin dhe kaurdisim mishin e prerë në minikubikë derisa të marr pak ngjyrë. Shtojmë qepën të prerë imët dhe I kaurdisim sëbashku derisa qepa të zbutet, hudhrat e prera imët, specat në kubikë dhe vazhdojmë përzierjen duke shtuar 1 lugë gjelle salcë. Shtojmë bullgurin dhe e skuqim pak me përbërësit e tjerë dhe para se të shtojmë ujin, shtojmë erëzat e tjera, I trazojmë duke shtuar ujin e nxehtë ose lëng mishi, e trazojmë bullgurin, I vendosim kapakun dhe I lëmë të ziejë për 15 minuta në temepraturë mesatare. Pas 5 minutash shtojmë e më pas e  largojmë, I vendosim tenxheres një picetë e më pas kapakun, e lëmë kështu dhe 15 minuta sat ë qetësohet e më pas e shërbejmë të ngrohtë.

     

  • VIDEO

    Vogëlushja bën gjestin fisnik për fëmijët me kancer

    Ajo është vetëm 7-vjeçe por me nje zemër të madhe. Era Roshi vajza e vogël që vendosi të bëjë një gjest tepër fisnik në emisionin “ Rreze Dielli” në Report Tv ajo preu flokët live me dëshirën për t’i ardhur në ndihmë fëmijëve me kancer.

  • VIDEO

    “Jeta ime shpëtoi nga një kontroll rutinë” Historia e Xheklinës

    Ajo në profesion është e përfshirë në fushën e krimeve de mbrojtjes së veprave të artit. Por është edhe një blogere frymëzuese për shkak të historisë së saj. Në një intervistë në emisionin “ Rreze Dielli” Xheklina Bylykbashi tregoi historinë e saj frymëzuese dhe betejën me kancerin.

  • VIDEO

    Sinqeriteti i socialistes nga Delvina: Ne na intereson Basha kryetar i PD-së,po a i intereson Shqipërisë?

    Një zonjë nga Delvina u bë pjesë e programit “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Ajo tha se është votuese e PS-së dhe analizoi pak situatën tek kundërshtari kur tha: Ne si socialist na intereson që të jetë Basha kryetar i PD-së por a i intereson kjo edhe Shqipërisë? pyeti ajo. Ndiqeni mendimin e saj.

  • VIDEO

    Kurbinasi “zbërthen” garën: Agron Shehaj të drejtojë PD-në, Kadilli interesaxhi e Rama i djallëzuar

    Për zgjedhet në Partinë Demokratike u fol mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Një telefonues nga Kurbini tha se PD-në duhet ta drejtojë Agron Shehaj dhe shpjegoi edhe pse, ndërsa Fatbardh Kadillin e cilësoi si interesaxhi e Ramën si të djallëzuar në marrëdhënien me Bashën.

  • VIDEO

    “Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 17 maj 2021 ,Zgjedhjet në PD, Basha apo ….

    Nga propozimet për Agron Shehajn kryetar tek pro e kundër Bashës. Telefonuesit flasin për garën për drejtimin e PD-së.

  • VIDEO

    Veri Jug - Gramshi, si mundësi dhe poetencial turistik

    Astrit Kosturi, intelektual, shkrimtar dhe njeri I mediave locale thotë se rrethi Gramshit ka monumente të shumta natyrore, vlera të qarkullueshme fermash dhe punishtesh private dhe mundësi të mëdha për zhvillimin e turizmit, në një vend të braktisur nga pushteti ekzekutiv.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv