-
VIDEO
Ndodh e papritura në emision, qytetari telefonon dhe …: Jam në punë, të marr më vonë
Një episod i papritur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Një zotëri mik i programit telefonoi për të folur për temën e ditës dhe më pas një pauze disa sekondëshe ku dëgjohej një zhurmë tha: Andi jam në punë, të marr më vonë. Ndiqeni çfarë ndodhi.
-
VIDEO
Konflikti Izrael-Palestinë, flasin Fatos Klosi, Shkëlqim Hajdari, Plator Nesturi, Erlis Hoxha
Emisioni Repolitix trajtoi konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës pas tensionit më të fundit mes palëve që ka shkaktuar dhjetra viktima. Të ftuar në studio Fatos Klosi, Shkëlqim Hajdari, Plator Nesturi dhe Erlis Hoxha. Pjesë e Repolitix dhe intervista me ambasadorin e Izraelit në Tiranë.
Emisionin "Repolitix" me moderator Denis Mingën mund ta ndiqni çdo të martë, të mërkurë dhe të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju", ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 13 maj 2021
Titujt e gazetave per sot, nga makinat qe rrezikojne te ngelin ne kolaudim te familja Berisha nen hetim nga SPAK per pastrim parash e deri tek varferine apo padrejtesine
-
VIDEO
‘Ilir Manuka është gjallë,e kam takuar’/Dëshmia bombë pas 23 vitesh shokon motrën në ‘Pa Gjurmë’
Gjurmë jete për Ilir Manukën i cili rezulton i humbur, që prej nëntorit të vitit 1998. Ai u largua nga banesa në zonën e Oxhakut në Tiranë, ku jetonte sëbashku me prindërit e tij. Një 22-vjecar asokohe vendosi të zhdukte gjurmët, pasi doli nga shtëpia, kur në familje kishte ndodhur dhe një fatkeqësi. Për djalin nga kryeqyteti, i cili njihej me pseudonimin Iliri i Oxhakut, pasditen e kësaj të mërkure në emisionin 'Pa Gjurmë' në Report TV, mbërriti e para dëshmi e rëndësishme, pas 23 vitesh nga humbja e të riut. Gjatë një lidhje me skype nga Kanadaj, dëshmitari Ervin Mecaj tha se deri në vitin 2004 e ka hasur Ilirin në Kanada. Pasi kishte parë në emisionin 'Pa Gjurmë' në Report TV foton e të humburit, vendosi të jepte këtë informacion që hedh dritë mbi fatin e Ilirit. Madje dëshmitari pohon se disa vite ai ka jetuar në Europë, ndërsa zbulon edhe emrin e shokun të fëmijërisë me të cilin ata u zhvendosën në vitin 2001 në Amerikë. 'Duke parë emisionin tuaj më del para fotoja e Ilir Manukës. Unë kam jetuar në Tiranë, por i njihja mirë zonat. I thashë bashkëhsortes se unë këtë person e njoh. Nëntorin 98 ai ka udhëtuar në Greqi deri në vitet 2000-2001. Nuk e di cili muaj ka qenë, kur ai është takuar në Europë me një shokun e tij të lagjes, Eduartin. Punonte me kamion dhe ishte bërë gati për t'u nisur drejt Kanadasë. Të dy kanë ardhur në kanada në vitin 2001. Në 2002 kam ardhur edhe unë në Kanada dhe i kam gjetur aty. Si të gjithë të rinjtë emigrantë mundohen të gjejnë punë dhe lidhen edhe me shqiptarë të tjerë. Unë e kam parë Ilirin, dy tre herë në një lokal në Kanada. Në vitin 2005, unë nis punë në një aeroport dhe ritakohem me Eduartin, shokun e Ilirit që e priti në Europë. Ai më pohoi se Iliri në 2004 ishte larguar nga Kanadaja. Ai ishte natyrë shumë e shkathët dhe kishte mbërritur në Toronto. Nuk po mësonte dot gjuhën dhe shpesh kishte grindje në punë. Është informacion i sigurtë ky që po ju them, pasi e njoh edhe vetë përsonalisht. Më duket se ka ikur në Europë, por nuk jam i sigurtë. Ai është gjallë dhe për këtë jam i sigurtë'. Me të zbuluar të dhëna kaq të rëndësishme, mbi itinerarin që ka ndjekur Ilir Manuka, por edhe personin të cilin e ka shoqëruar stafi 'Pa Gjurmë' do të nisi tashmë investigimin, me shpresën për ta arritur në gjurmët e tij. Ditën që vendosi të zhdukej, për familjarët nuk kishte ngritur asnjë hije dyshime se do të largohej, por kishte marrë nga banesa disa orendi shtëpiake dhe më pas i kishte shitur. Vëllai i 6 motrave dhe vëllezërve të tjerë, i mungon familjes, ndërsa ka humbur nga kjo jetë edhe nënën, e cila nuk mundi të mësojë sa ishte gjallë për fatin e të birit.
-
VIDEO
Hoxha: Basha që në qershor s’ka mbledhur kryesinë, ndjesa më e sinqertë për humbjen, dorëheqja! Nëse s’njeh zgjedhjet t'mos betohet në Kuvend! Ai është takuar në Rinas me Ramën
Vijon “lufta” brenda PD për të larguar kreun e PD Lulzim Basha nga drejtimi i partisë pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit. Ish zv.Kryetar i FRPD Lisandër Hoxha në një intervistë për Report Tv referuar deklaratës së fundit të Bashës i cili tha se i mirëpret kritikat brenda PD, tha se kryedemokrati nuk e ka mbledhur kryesinë e partisë që nga qershori i vitit 2020.
-
VIDEO
Ndryshimet në Kodin Rrugor, Blendi Gonxhe: Do të ketë një ashpërsim të masave administrative!
Parlamenti ka miratuar paktën e ndryshimeve në Kodin Rrugor, të cilat presin firmën e Presidentit për të hyrë në fuqi. Ndryshimet parashikojnë që kolaudimi i makinave do të bëhet një herë në dy vjet nga një herë në vit që ishte. Makinat e reja duhet të kalojnë në kontroll teknik tre vite pas regjistrimit në Shqipëri. Për taksitë, auto-shkollat dhe mjetet e tjera të transportit afati i kolaudimit është një herë në vit.
I ftuar në Report Tv, Blendi Gonxhe, Drejtor i Përgjithshëm i DPSHTRR, tha se do të ketë një ashpërsim të masave administrative, që janë të përsëritur. Gonxhe theksoi me tej se me Kodin e ri Rrugor humbja e pikëve të patentës nuk përbën më një procedurë, por do të bëhet një ri-regjestrim në auto-shkollë.
Ka një ashpërsim të masave administrative që janë të përsëritura që vijnë nga papërgjegjshmëria ose nga injorimi i rregullave. Ka një përshkallëzim të masave në raport me kohën kur t’i i bën këto shkelje. . Në rast se për një vit bën të njëjtat shkelje tre herë, agravohet masa. Qytetarët duhet të kanë të ngulitur se humbja e pikëve të patentës nuk përbën më një procedurë që do vish të bësh një test normash sjellje, por e kemi ashpërsuar masën dhe do të bësh një ri-regjistrim në autoshkollë. Kur përsërit gabimin përveç gjobës do të kesh edhe penalizim në pikë. Do fillojmë një fushatë të edukatës sesi duhet të sillemi në rrugë dhe si përdorues të rrugës. Do të punojmë shumë të bëjmë progres në këtë punë, për edukatën tek fëmijët.’- tha Gonxhe.
Gonxhe, tha se brenda muajit maji pritet që të nisë kontrolli teknik i automjeteve. Gonxhe tha me tej se fillimisht do të kolaudohen 150 mijë automjete. Gonxhe tha se në rrugë do të kryhet një kontroll i dyfishtë i vetë punës së tyre.
-
VIDEO
Seriali shqiptar fiton zemrat e të huajve, ftesë për të zhvendosur serinë e tretë në Itali
Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” folëm për rikthimin e serialit “ Lokomotiva” një prodhim shqiptar nga producenti Ermal Qori. Seriali do të shfaqet për publikun me 14 maj tek Amfiteatri i liqenit artificial në kryeqytet.
Një serial me komedi, aventurë dhe dramë që xhirohet në peizazhin e bukur të Shqipërisë së egër natyrore.
Tashmë ndryshe nga seria e parë kjo seri vjen në bashkpunim me aktorë italianë të cilët janë treguar të gatshëm për të zhvendosur serinë e tretë në shtetin italian.
“Kur e kam menduar paraprakisht kam thënë do më duhet të ulem shumë herë më shumë me veten time që të bëj një plan strikt”
Ai u shpreh se e ka idenë e qartë se çfarë do të trajtojë në serinë e ardhmshme megjithatë ka ende punë:
“Ndonjëherë detajet e vogla që ne i neglizhojmë janë vërtet shumë me peshë, në moment kur ti shkon në terren dhe fillon xhirimet duhet përllogaritur gjithcka, në detaj vogël kushton shumë sidomos në vend të huaj’ përfundoi producenti Ermal Qori.
-
VIDEO
Meteorologu Hakil Osmani: Temperaturat e larta nga sot i lënë vendin reshjeve të shiut e erës
-
VIDEO
Erdhi Lokomotiva 2 \ Premierë në 14 Maj
Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” folëm për rikthimin e serialit “ Lokomotiva” një prodhim shqiptar nga producenti Ermal Qori. Seriali do të shfaqet për publikun me 14 maj tek Amfiteatri i liqenit artificial në kryeqytet.
Një serial me komedi, aventurë dhe dramë që xhirohet në peizazhin e bukur të Shqipërisë së egër natyrore.
Tashmë ndryshe nga seria e parë kjo seri vjen në bashkëpunim me aktorë italianë të cilët janë treguar të gatshëm për të zhvendosur serinë e tretë në shtetin italian.
-
VIDEO
Vrau shokun e tij, Marjus Dema gënjeu në polici, arma me të cilën qëlloi Mehmet Qemën është e tij!
Marjus Dema, i cili pak para mesnatës të së hënës, vrau shokun e tij Mehmet Qema te ‘5 maji” në Tiranë, ka gënjyer në polici lidhur me armën e krimit.
Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka mësuar se arma ishte e vetë vrasësit edhe pse ky deklaroi në polici se e kishte dërguar vetë Qema në lokalin ku ishin mbledhur me shokët e tyre. E kishte për disa muaj dhe ishte pa leje.Report Tv mëson gjithashtu se edhe pse fillimisht u raporua se policia do ta konsiderojë vrasje nga pakujdesia, autoritetet vijojne t'i qëndrojnë versioni të vrasjes me dashje deri në sqarimin e situatës.
-
VIDEO
Historia e veçantë e vajzës që bashkëjeton me sëmundjen e rrallë
Muaji maj është muaji i ndërgjegjësimit të i Fibrozës Kistike ( Fibroza Cistike). Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv sollëm historinë e veçantë të vajzës e cila bashkëjeton me këtë sëmundje për më shumë se 25 vite. Panorea Zisi, tregoi më tepër për këtë sëmundje në mënyrë që të ndërgjegjësojë edhe të tjerët.
Por çfarë është fibroza Kistike ( Fibroza Cistike)?
“ Është një sëmundje gjenetike, mutacion gjenetik që vjen nga të dy prindërit në mënyrë që fëmija të dal mbartës . Unë do thoja që sot kjo sëmundje është një problem që na prek edhe neve si shqiptarë edhe pse është një problem më shumë I Evropës veriore” tha ajo.
Por si është përditshmëria e një personi që vuan nga kjo sëmundje?
Duhet që në përditshmërine e tij të marri një sërë medikamentësh dhe jo vetëm por të bëjë edhe fizioterapi dhe të ndjeki një rutinë shumë të rregullt dhe të disiplinuar që të kryeje veprimtaritë e tij normale në jetën e përditshme. Unë në mënyrë që të dal sot dhe të kem këtë intervistën me ty më është dashur të cohem herët në mëngjes të bëj disa maska, të cilat janë ilace të ndryshme që bëhen me nëj aparat të caktuar që ndihmon në zhbllokimin e mushkërive.
E pyetur për kushtet e ofruara në Shqipëri për këtë sëmundje ajo u shpreh se duhet bërë më shumë pasi trajtimet janë të kushtueshme:
përvec trajtimeve që janë goxha të shtrenjta si jashtë por edhe ato pak trajtime që jepen këtu janë goxha të shtrenjta për buxhetin e një familje mesatare. Ajo që ndodh është se ne kemi nevojë edhe për antibiotikë dhe për shtrime në spital dhe kjo është shumë e vështirë për tu bërë nëse nuk ke pavione të posaçme. Unë që e vogël e kam hasur si problem që nuk ka pasur mjek specialistose pediatër të Fibrozës Cistike.
Pavarësisht se Panorea vuan një sëmundje e rrallë e cila kërkon të ketë kujdes shumë të madh për të krijuar një jetë sa më normale për veten e saj ajo është tepër e fortë dhe e ka përballuar me sukses sëmundjen e saj:
“Prindërit më kanë rritur një në ëmnyrë të tillë që ta jetoj jetën aq sa mundem, të luftojë për jetën, të luftojë për ato që duan në jetë dhe në fund të ditës askush nga ne nuk e ka të sigurtë të nesërmen. gjithashtu unë kam shpresë shumë, jam njeri shumë pozitiv, dhe shpresoj që një ditë do të flasim për këtë si një gjë e kaluar sepse sot në Amerikë dhe në botë po bëhen kërkime për terapi të ndryshme “ përfundoi ajo.
-
VIDEO
Mblidhet KAS, shqyrtohen sot kërkesat ankimore për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është mbledhur sot për të shqyrtuar ankesat për rezultatin e 25 prillit.
Sot shqyrtohen paditë e depozituara pranë KQZ nga PD, Lëvizja Socialistë për Integrim, koalicioni ABEOK dhe kandidatët e pavarur Bojken Abazi, Kreshnik Merxhani dhe Iljaz Shehu.
Partia Demokratike kërkon ripërsëritje të zgjedhjeve në gjithë Shqipërinë, përveç 3 qarqeve ku ata fituan. Partia Demokratike ka ankimuar në KAS rezultatin për 9 qarqe konkretisht për Shkodër, Durrësin, Tiranën, Elbasanin, Fierin, Beratin, Gjirokastrën, Korçën dhe Vlorën, duke i cilësuar zgjedhjet e 25 prillit si masakër elektorale nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi. Demokratët nuk do të kontestojnë rezultatin për Kukës, Dibrën dhe Lezhën, qarqe ku PD pati epërsi mbi Partinë Socialiste. Edhe LSI pas Gjirokastrës, Beratit dhe Durrësit, ka ankimuar rezultatin në qarqet e Korçës dhe Vlorës.
Kujtojmë se dje KAS vendosi kthimin për plotësim të kërkesave ankimore nr. 32 me objekt “Kundërshtimin e vendimit të KSHZ-së me nr. 345, datë 04.05.2021 “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore, qarku Vlorë, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25 prill 2021” me ankues Tasim Mehmeti, kandidat për deputet, qarku Vlorë” dhe nr. 50 me objekt “Shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun Tiranë” me ankues Kostaq Papa, kandidat për deputet, qarku Tiranë (ABEOK).