Byrek me patate dhe kunguj të njomë
Përbërësit:
- 7 petë byreku
- 100 ml qumësht
- 1 vezë
- 3 lgj vaj ulliri
- 350 gr patate
- 250 gr kunguj të njomë
- 100 gr djathë
- Kripë, piper
- Pak gjalpë
Përgatitja:
Rrahim vezën me qumështin dhe pak kripë. Përgatisim mbushjen: patatet dhe kungujt i grijmë në rende dhe i kavardisim për disa minuta në tigan me pak gjalpë. Shtojmë kripën, piperin dhe djathin. Në një tigan të lyer me gjalpë shtrojmë petën e parë. E spërkasim me përzierjen vezë-qumësht. Vendosim 2 petë të rrudhosura dhe i lagim lehtë. Shtrojmë mbushjen, e mbulojmë me petët e tjera dhe i spërkasim sërish. E pjekim byrekun në tigan me kapak të mbyllur ose në furrë derisa të marrë ngjyrë të artë nga të dyja anët.





















